U rrite e U poqe, o kokë… !

neighbors_ver2 (1)

“Neighbours” -komedi amerikane me regji te Nicholas Stoller


Historia e filmit : çifti Mac & Kelly Radner si dhe vogelushja Stella jetojne te lumtur ne shtepine e tyre ne nje lagje te kendshme amerikane (good residential area). E perditshmja e qetë e ketyre dy ish-’party-people’ do te turbullohet keqas me mberritjen e komshinjve te rinj: nje bande studentësh, anetarë te nje vellazerie (frat) te zhurmshme dhe festive ja prishin rehatine e nates familjes se re.  Duke mos patur tjeter alternative, çifti i ri i futet punes per te sabotuar festat e komshinjve.

Ne nje fjali te vetme “Neighbours” mund te permblidhet : FAMILY vs. FRAT

***

Ky Nick-u, regjizori i filmit ne fjale, ka pas bere para disa vitesh nje komedi fort te mire : Forgetting Sarah Marshall (në 2009-n) dhe, ashtu siç kam shpjeguar asokohe, producent i tij ishte i famshmi Judd Apatow, regjizori i komedise se shkelqyer Knocked Up ne 2007 ; i cili ishte po ashtu producent i nje tjeter komedie te shkelqyer po në 2007-n, asaj me titull Superbad . Shkurt, dua te them se “Neighbours” eshte i realizuar pak a shume nga e njejta ‘bande’ : nga banda Apatow.

Por eshte edhe nje tjeter personazh qe nderlidh kete mikro-galaxi: eshte aktori Seth Rogen (te cilin e zbulova per here te pare pikerisht tek komedia “Knocked Up” ). Por qe eshte edhe skenarist i “Superbad” (gjithe duke patur aty nje rol dytesor, pra ate te policit).

Keshtu qe “Neighbors” mund te shihet si pjesa e trete e nje trilogjie :

    

Edhe pse te realizuar nga tre regjizore te ndryshem, e perbashketa e tre filmave eshte pikerisht Seth Rogen (skenarist ne te parin, aktor kryesor ne dy te tjeret). Dhe mua më duket se tre perbejne nje trilogji, pikerisht sepse te tre filmat mund te shihen si nje film i vetem, i cili rrefen se si kalohet nga femijeria (dhe rinia) ne moshen e rritur (adult). U rrite, u poqe, o kokeloqe!

Konkretisht :

  • “Superbad” (skenarin e te cilit Seth Rogen e kish shkruajtur kur ishte veçse … 13 vjeç!!) eshte historia e Seth (nje gjimnazist adoleshent amerikan i obseduar pas sexit) te cilit i ka ardhur momenti te shkeputet nga miku i tij femijerise: studimet universitare e presin tek dera keshtu qe, “hajde bejme nje dore gallate, per here te fundit”. Filmi merr persiper te transmetoje si mesazh idenë se, per njeriun, ndofta miqesia më e paster, ever, eshte ajo e shkolles se mesme!)
  • Tek “Knocked Up”, Ben Stone (i “njejti” personazh, por kesaj rradhe luajtur nga vete Seth Rogen), nje tip ‘banal’ e pak ‘rrotë’, detyrohet te behet baba, si pa dashje!
  • Ndersa “Neighbours”, eshte nje komedi ne te cilen Mac Radner (personazh i luajtur po nga Seth Rogen) eshte tashme i martuar, ka shtepi, grua, femi… etj etj. Duket se filmi merr persiper te transmetoje idene e veshtiresive qe has njeriu per te kaluar (por edhe per t’ju nenshtruar!) moshes adult.

Veshtrimi i evolucionit te ketij personazhi (dhe permes tij, te vete aktorit) nga filmi i pare tek i treti, ishte gjeja më interesante (e qe me pelqeu) ne kete komedi (gjithsesi te bombarduar me batuta, çerekun e te cilave pa dyshim i humba per shkak te shpejtesise marramendese te tyre).

Megjithate, duke filluar nga gjysma e dyte, filmi me duket se behet problematik (prej nga dhe fakti qe, ‘in fine’, me zhgenjeu) : pas dy tentativave (te deshtuara) per t’ju kundervënë komshiut te tij te zhurmshem, çifti ne fjale vendos ta provoje edhe nje here te trete (e treta e verteta!). “Paradoksalisht”, fiks perpara fillimit te tentatives se tyre te trete, degjojme heroin kryesor ti thote gruas se tij : “Moj, sikur nuk ishte dhe aq keq gallata dhe festa e ketyre komshinjve studentë“. Por per fat te keq, regjizori ka preferuar rrugen me te kollajte, ate te skenarit (te intrigës), dhe filmi futet ne nje pseudo-suspens komiko-aventuror, pra thjesht ne situata argetuese (entertainment), te cilat mbyllen me nje skenë, ne te cilen shikojme çiftin tone (triumfues) tek ha piza gjithe yndyre ne mes te krevatit bashkeshortor! “jete pepsi” -me nje fjale.
Personalisht, do kisha preferuar nje film më subtil (jo detyrimisht me nje mbyllje tjeter, por shprehur në nje menyre tjeter), më pranë “Superbad” ose “Knocked Up” (te cilat gjithashtu komedi!), sesa nje mbyllje banalisht argetuese.
Dmth pertace.
Dmth borgjeze.

nota : 6.6

 TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=kL5c2szf3E4

 

 (vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s