Pse nuk ka nje Top-10 Film Shqiptar ne Kinoditar?

Gusht 25, 2014

STALKER:

Citim Nuk e mbaj mend nese ka bere Stalker nje liste me Top 10 filma shqiptare.

Jo, asnjehere, sepse nje pjese te madhe te tyre nuk e kam ripare, te themi keto 10-15 vitet e fundit (vite te cilat ofronin dhe orfrojne mundesine per ti ripare, fale internetit). Me ka ndodhur te rishoh disa syresh, por nje pjese te mire pa mundur ti çoj me teper se çereku apo gjysma e tyre (humbje kohe… ). Besoj se perveç se deshmitarë te nje peirudhe te caktuar te jetes se shqiptareve, shumica e tyre nuk perbejne ndonje interes ‘qe mbetet‘, pra dua te them ‘interes artistik’, pra art (fjale e madhe mer jahu…).
Kam nje pershtypje se regjizori me i mire shqiptar, ever, duhet te kete qene Kristaq Dhamo, qe eshte njeherazi edhe regjizori i filmit te pare fare shqiptar, “Tana”; kam pas shkrujt diçka per te (ne formen e nje dialogu me nje shokun tim kinofil) ketu dhe ketu

… [disa kinefile] pelqejne filmat e Vladimir Priftit, i cili ka qene regjizor i ardhur nga TV-ja (“Udha e shkronjave”) e pastaj ka kaluar ne kinostudio (“Flutura ne kabinen time”).

Mendoj se Dhimiter Anagnosti ka qene regjizor deri diku interesant (“Malet me blerim mbuluar”, i cili, gjithe duke patur parasysh se nuk i kam ripare gjithe filmat shqiptare te asaj kohe ndersa kete po, mbetet filmi shqiptar imi i preferuar). Por duhet pranu se filmi i tij i fundit, “Gjoleka djali i Abazit” (2006) , me eshte dukur nje katastrofe e vertete (dhe çeshte me e pabesueshmja, eshte fakti se eshte film autobiografik dhe normalisht, regjizoret e mire o qajne filmat autobiografike o nuk qajne asnje!).  Mund t’ja veme fajin moshes… por nuk eshte justifikim (perkundrazi!!) por hajt mo… .
Ja, para pak mujash, u ula te shoh “Ne shtepine tone”, pikerisht me regji te Anagnostit. Hmmmm, dobet, shume dobet ne fakt… . Rrezik se dhe klasen nuk e kalon (per mendimin tim, gjithmone).

Do ulem ndonje dite te rishikoj “Gjeneral gramafoni” (i Viktor Gjikes) ; kam pershtypjen se ka qene regjizor jo fort i keq, qe mund te kete patur diçka te tijen.

Nga gjenerata e re pastaj ka qene Cashku, Kujtimi, por qe nese do kish deshire per te thene do gjerate tijat (artistikisht, kuptohet) nepermjet filmit, do i kish thene (nderkohe qe filmi i tij i fundit “Syri magjik” daton i 2004 dhe eshte vetem njeri nga dy filmat e vetem qe ka bere pas çlirimit nga okupatori komunist). Dua te them se dhe vete atij ti drejtohesh me “zoti regjizor”, te pergjigjet : regjizor mos je vete, une jam menaxher.

…..

Do doja ti rishikoja Lulekuqet (“Lulekuqet mbi mure”), per te pare sa u vlen ‘ngjyra’ (lekura). “Kthimi i Ushtrise ” (se vdekur) dhe “Perralla” (Perralle nga e kaluara) jane bere nga fundi i viteve ’80 dhe jane déjà holliwoodiane (dhe ne nje fare menyre, jane pararendese te Gjolekes, qe eshte hollywoodianizem deri ne ne dhimbje). I kam pare ngapak para do kohesh… . No way.

ps: me hollywoodian (edhe pse jam shpjeguar tashme dhe ndofta behem boze) nenkuptoj kryesisht kete. Por dhe vete sovjetiket, shkollen e te cileve ndoqen keta tonet, pothuaj vetem hollywoodianizem kane bere, biles deri dhe Palmen e arte e kane pas fitu me nje te tille (“Kur shtegetojne krillat”).

Ose per antiteze me te gjitha keto: “Lilo Labja” (filmi, kuptohet) ka diçka te veçante, diçka jasht ‘norme’: regjine e ka më subtle, eshte diçka tjeter si film (ndofta fale dhe faktit qe eshte road-moivie me barrelë, pra ka diçka autentikisht kinematike!). Deri dhe ajo qe quhet fotografi e filmit eshte mbreselenese : bardhezia eshte impresionuese ! (ndjehet dukshem ndikimi i impresionizmit). Mor por fundja dhe menyra se si transmetohet ajo “qe dot e thote filmi” (per mua si stalker, argumenti (subjekti) i vertete i filmit eshte vdekja -ne fillim te tij Lilo Labja thote “lermeni me mire te vdes”, dhe ne fund i thote Jahos : “Jaho, nuk vdiqa”), dhe e gjitha kjo transmetohet permes imazhit te Lilo Labes me nje kembe (ne fund te filmit), imazh qe mund te “perkthehet” : nga lufta, shqiptaret dolen te sakatuar dhe nuk ka gje me te poshter se luftrat : Ide universale, qe i tejkalon teresisht ato te ngushtat (partiako-idelologjike).
Duke folur per Lilo Laben po me lind deshira ta rishoh ndonje dite e ti qendis nje review smiley. Nuk e kam bere asnjehere per ndonje film ‘te vjeter’ shqiptar !

 Citim Edhe pse te vjen shume shume keq, tek skena qe solla si me e mire (“Pylli i Lirise”), qe potenciali i kesaj figure eshte shkuar dem. “take-t” jane gjysmake. Po te kemi parasysh, sa per krahasim meqe kete kam pare, c’ka bere regjisori me kalin dhe njeriun ne nje film si ‘Essential killing’.

Mire qe e the vete, se do te te beja qepaze ! smiley
Keshtu po : regjizoret shqiptare nuk bejne asgje me figurat origjinale (nje kale, nje veture, nje… , nje … ) qe sjellin filmat e tyre. I perdorin thjesht si ornament dhe kaq. eh thuaj…, te flasesh per kinematografine shqiptare eshte sikur te flasesh per Hiçin (e Niçes)

Gezim Erebara (regjizori) gjithsesi duhet te kete qene regjizor i mire, se ka pas studju ne FAMU ne Prage, dhe ‘shkolla e Prages’ ka qene me fame – per shembull Milos Forman, regjizori i “One flew over the cuckoo’s nest” prej andej ka dale; por edhe Kristaq Dhamo dhe Hysen Hakani atje kane studjuar. Dhe padyshim qe keta kane qene tre me te miret  qe kemi patur.
Do ulem ndonje dite ti shikoj filmin e tij per Migjenin, “Nje nate pa drite” (1981), sepse ai vete eshte shprehur se nga filmat qe ai ka realizuar, ai eshte i preferuari i tij (dhe ne pergjithesi, regjizoret ne fund te karrires se tyre, nuk genjejne, dhe i thone cilet jane filmat e tyre te preferuar – une di jo pak syresh)

Thote wiki :

Shumë herë në emisione televizive, ka treguar se filmi i tij i pëlqyer, ishte “Një natë pa dritë”. I realizuar në vitin 1981, filmi paraqiti figurën komplekse të Migjenit. Dy dekada më parë, në vitin 1961, pati realizuar një dokumentar për figurën e Migjenit, ndërsa kësaj here, e mitizoi atë në Kinema. Për këtë vepër, Z. Erebara, lexoi pothuajse në ilegalitet veprat e Niçes, studimet e huaja mbi Migjenin, gjë që binte ndesh me politikën zyrtare që e paraqiste pjesën Niçeane të Migjenit si një periudhë kalimtare e gjendjes shpirtërore të poetit dhe jo si burim i rëndësishëm frymëzimi. Në biseda të ndryshme ka treguar se mendimi i tij mbi këtë debat, është se Migjeni ishte niçean.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s