Mbi filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar” – nga Dhimiter Anagnosti

Filmi_Malet_me_blerim_mbuluar complete

Gusht 25, 2014

STALKER:

….“Lilo Labja” (filmi, kuptohet) ka diçka te veçante, diçka jasht ‘norme’: regjine e ka më subtile, eshte diçka tjeter si film (ndofta fale dhe faktit qe eshte road-moivie me barrelë, pra ka diçka autentikisht kinematike!). Deri dhe ajo qe quhet fotografi e filmit eshte mbreselenese: bardhezia eshte impresionuese ! (ndjehet dukshem ndikimi i impresionizmit). Mor por fundja dhe menyra se si transmetohet ajo “qe dot e thote filmi” (per mua, argumenti (subjekti) i vertete i filmit eshte vdekja – ne fillim te tij Lilo Labja thote “lermeni me mire te vdes”, dhe ne fund i thote Jahos: “Jaho, nuk vdiqa”), dhe e gjitha kjo transmetohet permes imazhit te Lilo Labes me nje kembe (ne fund te filmit), imazh qe mund te “perkthehet” : nga lufta, shqiptaret dolen te sakatuar dhe nuk ka gje me te poshter se luftrat : Ide universale, qe i tejkalon teresisht ato te ngushtat (partiako-idelologjike).
Duke folur per Lilo Laben po me lind deshira ta rishoh ndonje dite e ti qendis nje review smiley. Nuk e kam bere asnjehere per ndonje film ‘te vjeter’ shqiptar !

Gusht 25, 2014

STALKER: 

 Citim Besoj te kuptoj se ku ke arrit kur nxjerr konkluzionin e luftrave si shkaterruese te jetes.

Une nuk thashe gje, eshte Lilo labja  (ah qe nuk e gjej dot foton e atij momenti te filmit sepse nuk di te bej ‘freeze-frame shot’ ) , e ulur (eshte e gjymtuar, i kane prere njeren kembe), me syte e ngritur nga qielli, si nje fantazem e vertete, ajo qe i thote Jahos (e gjitha kjo permes nje fotoje ultra-ekspresioniste bardh-e-zi):  “Jaho, nuk vdiqa!”
Magnifique !

ps: ky eshte nje rast kur vepra e tejkalon ate qe “ka dashur te thote autori“, pra tejkalon edhe vete qellimet artistike te tij; ka raste te tilla edhe ne letersi: me kujtohet te kem lexuar interpretime nga eksperte te letersise per “Keshtjellen” e Kadarese, per te cilat vete Kadareja ka pranuar se “atij vetë nuk i kish shkuar ne mendje nje interpretim i tille”.
Keto jane raste, edhe pse te rralla, qe konfirmojne se arti i vertete kalon permes tre ‘leximeve’: ne te parin, flitet vetem per vepren (pa marre detyrimisht per reference autorin: ky eshte niveli komercial) ; ne te dytin, flitet per vepren nepermjet autorit (punet e tij te meparshme etj etj, dhe vepra X e tij vihet ne kontekst te krijimeve te tij etj etj). Ne te tretin, kur mberrin arti, vepra eklipson edhe vete autorin; eshte vepra qe ka dhe fjalen e fundit !

Gusht 25, 2014

STALKER: 

Biles per ti shkuar deri ne fund:
Skena e fundit e filmit eshte e meposhtmja :

Lilo i thote Jahos: “nuk vdiqa”.
Jaho i thote Lilos: “Ngrihu te dalim. Nema doren”.
Lilo labja ne fillim pergjigjet: “jo”.
Vazhdon Jaho: “Ngreu. Te dua per nuse”
Kesaj rradhe, Lilo pranon, duke u mbajtur tek Jaho.

Interpretimi im:
Lilo labja personifikon Shqiperine (te sakatuar nga lufta: biles me nje kembe te humbur!). E bukur, por e gjymtuar. Ndersa Jaho personifikon komunizmin.
Jaho (komunizmi) i propozon Lilos (Shqiperise) te martohet me të. Duke e marre per dore. Duke e ngritur. Duke lidhur jeten me te. Dhe vetem atehere Liloja (Shqiperia) pranon.

Plani i fundit filmik: Duart e shtrenguara te Lilo Labes dhe Jahos.
Fund.

Prill 9, 2015

STALKER:

Citim Ky ka lujt rolin e partizanit lab nga Bolëna, qe deshte ashtu si pshehurazi Lilo laben? Ja, vetem me ate i ka lare te gjitha. Dyfish, trefish i ka la. Me at rrol, ky osht alek balduini jon!!!

po pra po, ky eshte Jahoja qe e mbajti fjalen dhe mori per nuse Lilo laben me nje kembe (me kembe te prere !).  Aman, beji nje ‘frozen picture’ ndofta planit me te shkurter filmik te historise se kinemase: atij tek minuta 1:28:17  ketu, dhe na e sill
smiley

STALKER: 

Citim se ti je i filmave: ne kineman shqiptare, un nuk di sken me te arritme se e gjith skena e dasmes te ky film.  gjermoni ketyre rasteve iu thot “mit prominente Besatzung”.

Skena e dasmes eshte me e mira, por dhe i gjithe filmi, eshte shume kinematografik; kjo vjen ngaqe i gjithi eshte movement (me barrele- ne kete rast).

Rrofsh per foton! (dhe nuk di se si Anagnosti ka arrit me e shpetu ate plan filmik; vej bast qe, kur filmi ka kalu ne komision, te pakten njeri nga komisioneret ka kerku qe ai plan te hiqet, por si duket Anagnosti ka dit me e mbrojt –ki parasysh se prerja e kembes NUK evokohet fare ne film!!).

p.s. “Malet me blerim mbuluar” eshte film i madh qe ka per subjekt temen e vdekjes. Ne fillim fare, Lilo i thote shokeve te vet qe ta lene me mire te vdesin.
Dhe fjalia e pare qe ajo thote, sapo Jaho hyn ne dhomen e saj ne spital : “Nuk vdiqa!”

 

Prill 10, 2015

STALKER:

Image result for malet me blerim mbuluar dhimiter anagnosti poster… çuditerisht (dhe ne kundershtim me normat e realizmit socialist te kohes), Anagnosti i shkon deri ne fund trajtimit te temes se vdekjes. Ne fillim te skenes, Jaho hyn ne xdhomen e spitalit dhe Lilo i thote atij “Jo, nuk vdiqa”. Dhe, edhe pse ai i thote “Lilo, ngehu te dalim, ka ardhur gjithe bataljoni, nëma doren”, ajo i pergjigjet me koke te ulur: jo (nje ‘jo’ qe lexohet : e si tu dal une njerezve perpara, me nje kembe ???). Thene ndryshe: Lilon s’ka bataljon qe ta ngreje ne kembe.

Dhe vetem kur Jaho i thote : “Nema doren, ngreu, te dua per nuse, per gjithe jeten te dua”, shohim Lilon te ngreje koken dhe me pas te ngrihet (me njeren kembe)

Mesazhi i skenes: only love. Vetem dashuria mund ta munde vdekjen. E ka bere me dashje, e ka bere pa dashje Anagnosti, ate s’e di une : kur vepra tejkalon autorin, merruni me vepren -tha i madhi smiley

 

ps: pikturaliteti i filmit po ashtu eshte nje kryeveper e vertete. Ndikimi i ekspresionizmit (thelbi i te cilit ne kinema eshte: drita dhe hija perballen ne menyre te dhunshme), eshte mese evident. Kur Jaho hyn ne dhomen e spitalit, Lilo nuk eshte veçse nje fantazme (le visage fait langage -thote frengu, qe dmth : “fytyra kthehet ne gjuhe, ne komunikim

….dhe plani i fundit filmik (duart e shtrenguara)  smiley  (nuk po arrij ti bej freeze-frame shot)

 ps2: ah sikur te kishim ca qereste – pra, ah sikur te restauronin (dixhitalizonin) kete film shqiptaret, dhe jo dramat epike alla-hollywood si puna e ‘Nentorit te Dyte’ )

 

malet me blerim mbuluar 1

Related image

 

 

One comment

  1. Pingback: kinoditar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s