A mund te pelqej nje film “per hater te lojes se aktorit”? “Dead Poets Society” per ilustrim.

Gusht 12, 2014

STALKER:

[“Dead Poets Society”] Nje nga filmat me naive (por te pademshem, gjithsesi) qe mund te ekzistoje! Filmi pretendon (ama vetem pretendon!) te na beje te besojme ne dashurine per letersine, por ne fakt nuk ben veçse na devijon nga ajo dashuri.
Homologu i “Dead poets society”  ne letersi titullohet Sophie’s World

 

STALKER:

Filmat s’jane klase edukate apo shkolle, si dhe s’eshte e thene te kene te gjithe te njejtin kut vleresimi per filmat dhe aktoret.

Nuk e di imazhin e tij ne vendet e tjera, por ne Amerike Williams ishte fort i dashur per publikun, sic Trebicka ne Shqiperi, e per kete, me shume se arritjet kinematografike me kutin e Oscar (te cilin ai e ka nje gjithsesi) kishte te bente natyra e tij, personaliteti i tij ne skene (jo vetem ne role komike, por dhe dramatike), ne intervista ne talk show, ne stand-up, etj.

Me shume sesa arti qe vleresohet me gjyslyke me zinxhir duke pire caj (ok po karikaturizoj ketu lol) njeriu ka nevoje–dhe preket me fort nga–per gjeste njerezore, e ne kuadrin e nje aktori Williams e tejkalonte kete, ndaj dhe njerzit kishin nje afinitet te tille per ate

… une shkruajta per filmin, dhe nuk fola fare per Williams !! Robin Williams has nothing to do with it: i eshte dhene nje rol nga regjizori dhe e ka luajtur.

Sa per ‘kutin tim‘ (sigurisht qe eshte imi ! -edhe pse, jo vetem imi smiley ), sigurisht qe me ‘ate kut‘ edhe do flas, se secili me kutin e tij flet!  Keshtu qe, nuk mund te shprehem ndryshe, perderisa nuk mund ta pelqej nje film “per hater te lojes se aktorit“; ah po, mund te me pelqeje loja e aktorit nese me pelqen filmi, por jo e anasjellta.

Nuk e kuptova kete punen e gjyslykeve (s’mbaj) dhe çajit (80% e filmave i shoh ne kinema, dhe atje ndalohet pirja e tij), por qofte dhe si shakà : nese e kam kuptuar mire, une do thosha se, pikerisht, nese ka diçka per te cilen jam plotesisht i sigurt ne lidhje me filmin ne fjale eshte fakti se ” Dead Poets Society” eshte shembulli perfekt i nje filmi qe trajton temen e anti-scholasticismit, gjithe duke qene vete … scholastic ke zoti !!

Ose :
sensibilerie – ne fr.
sentimentality – ne ang.

Gusht 13, 2014

STALKER:

Paska vdekur nje aktore ‘realisht e madhe’: Lauren Bacall !
E madhe per nga:

  • zgjedhja e guximshme (dhe jo konsensuale) e filmave ne te cilet luajti : “To have and have not” * , “The Big Sleep” **, “Dogville”, “Birth” (realizuar nga regjizore jo-konsensuale si Howard Hawks apo Lars von Trier, Glazer apo Robert Altman)
  • per shpirtin e lire, duke i bere mutin Hollywoodit, qe nga momenti qe i shoqi i saj, Humphrey Bogart (aktori me i madh amerikan i viteve 40-50), vdiq ne 1960, e duke u vendosur ne NY (Broadway- ku luajti ne nje numer te konsiderueshem pjesesh teatrale).
  • per sytë e saj, per bukurine e saj te re dhe te vjeter, per Vertetesine e saj!

Au revoir Madame !

 

* To have and have not, shembulli tipik i filmit te madh, bazuar mbi nje roman ‘te vogel’: kur shkuan nje dite per te gjujt peshk, regjizori i stermadh Howard Hawks i tha mikut te tij per koke, shkrimtarit te stermadh Heminguej (qe nuk donte te punonte si skenarist per Hollywoodin) : “me jep nje roman tendin qe ta bej film; qofte dhe me te dobtin!”.  “Ok- u pergjigj Heminguej, po te jap biçim-romanin pa forme “To have and have not”.
Formën pastaj, ja dha Hawks permes filmit te tij te mrekullueshem!

** “The Big Sleep: shembulli tipik qe konfirmon se nje film i madh s’ka te beje shume me skenarin (intrigen): regjizori i tij, prap Hawks, pyeti skenaristin, shkrimtarin e famshem Folkner, nese njeri prej personazheve vret veten apo e vrasin. “As une nuk e kam shume te qarte” -u pergjigj Folkner ! smiley

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s