Topat e veres (2) – Shtesë loje (Top-50 të epilogëve)


Vijon nga numri i kaluar :

Meqe atje kish vend vetem per 20 filma, kane mbetur plot te tjere per tu permendur.

Keshtu qe po kalojme nga Top-20 në Top-50 të epilogëve (final scene – ending) ne nje film:

Voilà një 30-she suplementare epilogesh remarkable  (click ne foto ose ne link) :

 

 

21. Nuk eshte kollaj te tallesh me sentimentet e nje adoleshenti : fundi jo fort i ceket i “Deep End” te Skolimowskit 

.

22. Nese ende nuk e keni pare “Germania anno zero” te Rossellinit (i cili eshte free ne youtube, ketu), evitoni ta shikoni epilogun e tij çarmatoses : nje nga më … te historise se kinemase

.

23.Vetmia dhe zhgenjimi i Gene Hackman, mjeshtrit te pamposhtur te teknologjise, i mposhtur pikerisht nga kjo e fundit : fundi i  ”The conversation” i Francis Ford Coppola

.

 

24. Shperthimi ne mijera copa i ’shoqerise se konsumit’, i mundesuar vizualisht nga epilogu legjendar tek “Zabriskie point” i Michelangelo Antonionit

.
 

25. “Ju keni nje jete qe ziheni e griheni, dhe kur vjen puna beheni miq per koke” – shperthen inati i Joanne Dru (ne rolin e Tess), ne mbyllje te “Red River”, nje prej kryeveprave te Howard Hawks (xhanem ai vetem kryevepera ka pas bere!) 

 

.

 

26.  Lotët e Susan Cohner (ne rolin e ‘bardhoshes’ Sarah Jane) mbi arkivolin e mamase se saj ‘zezake’ : lotet më pishmanë në botë, në melodramen me te bukur ne botë. Kryevepra “Imitation of Life” e krye-melodramaturgut Douglas Sirk  !

.

 

27.  Monologu i Veronikes në quasi-fundin e “Mamasë dhe putanës” të regjizorit Jean Eustache

.

 

28. Vizita e fundit qe pasanikja Deanie (luajtur nga Natalie Wood, nje nga aktoret e mia me te preferuara, ever!) i bën ish-te dashurit te saj, varfanjakut Bud (te famshmit Warren Beatty), ne familjen e ketij te fundit : minutat e fundit te “Splendor in the grass”, kryeveprës se Elia Kazan

.

 

29. Fort banal dhe i zakonshem si njeri ky Stalkeri, por ‘çuditerisht’ natyra i fali nje femije me aftesi te jashtezakonshme (psikokinezike) : 3 minutat e fundit te filmit me te bukur ne bote, “Stalker”-it te Andrej  Tarkovskit

.

30. “L’innocente” i Luchino Viscontit : fundi i Fundit.

.

31. Ate që, shume regjizorë vetem pas renies se Murit te Berlinit e kthyen ne film, Jim Jarmusch e parashikoi para renies se tij. Mbyllja fantastike e “Stranger than paradise”

.

32. Ah Vincent Gallo… qe nuk ben më filma. Cili amerikan i mbyll kaq bukur filmat e tij si kjo tek Buffalo 66 ?

.

33. Nje njeri qe qan per here te pare ne jeten e tij prej te rrituri: lotet e Zampanos (Anthony Quinn) tek  “La strada” e Fellinit !

.

34. Fundi i nje testamenti kinematografik qe na tregon se si, ne menyren me te rrufeshme, me dy-tre imazhe dhe brenda dy-tre sekondave, fare mire mund te mbyllet nje film : “Socializem” i Jean Luc Godard

.

35. Pasi pergjate dy oreve te filmit shohim se si Félicia nuk heq dore nga vendimi i saj (ne filozofi ky quhet ‘basti i Paskalit’ ), kunder çdo probabiliteti, Félicia ritakon pas 7 vjetesh ne nje autobus… dashurine e saj te vertete! Hatà !! “Rrefim dimri” (Conte d’hiver i regjizorit Eric Rohmer)

.

36. E vetmja orgazem femerore, ever, e shfaqur ne nje film! Dhe pa asnje trukim : fundi i “Blisfully yours” i tailandezit Apitchatpong Weerasethakul

.

37. Baleti erotiko-makaber i Kurt-it, mbi trupin e vdekur te vellait te tij. Fassbinder : Der amerikanische soldat (Ushtari amerikan)

.

38. Duke qene se filmi eshte free ne youtube, evitoni te shikoni fundin e tij (nese vendosni ta shihni) : Why does Herr R. run amok ? (Warum läuft Herr R. Amok?) me regji te Rainer Fassbinder

.

39. Woody Allen : epilogu i “Manhattan

 

.

40. Ka dhe filma qe kane disa ‘ending’ ! “Freaks” , kryevepra e regjizorit Tod Browning

.

41. mbyllja e Romës se Fellinit !

.

42. Chaplini zakonisht eshte ‘jasht konkurimit’ (i pa klasifikueshem!), por po bejme nje perjashtim : fundi i “Dritave te Qytetit !

.
 

43. E ecura ‘nonchalant’ (shperfillese) e John Wayne ne fund fare te “the searchers” te John Fordit, ka hyre tashme ne antologjine e kinemase !

.
 

44. Fundi i “Mouchette” te  Robert Bressonit, ndofta shembulli me i ‘kopjuar’ ne gjithe historine e kinemase !

.

45. Epilogu paqëtues i “Eureka” (te japonezit Shinji Aoyama) pas 3 ore e gjysem ‘epopé’ !

.

46. Skena e ‘çmendur’ ne fund te Les amants du pont neuf (The Lovers on the Bridge), kryevepra e Leos Carax (i vetmi trashegimtar i denjë i Godardit ??)

.

47. Njeriu vjen nga majmuni apo… majmuni vjen nga njeriu ?? Mbyllja çarmatosese e nje prej dokumentareve me te shkeqyer te Herzog : Bokassa I : echos from a somber empire

.

48. Fundi i botes sipas Lars Von Trierit : Melancholia !

——————————————

——————————————
Dy vendet e fundit po i leme bosh. Sekush mund te vendose nje film te tijin !

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s