Topat e verës 2014 (1) : Top 20 subjektiv i epilogjeve (final scene – ending) ne nje film


Résumé e LVP (Lojrve [te shkuara] Verore me Top)  :

Po kete verë, me ç’top te luajme ? (se s’ka më dhe Kupë bote !)

Po improvizoj !

Top 20 subjektiv i epilogjeve (final scene – ending) ne nje film:


1Pylli si metaforë e kujtesës : fundi i “Pasqyrës” (The Mirror) se Tarkovskit nen tingujt gjenialë te “Pasionit sipas Shën Gjonit” te Bach-ut

.

2. Pas me shume se dy oresh film, vdekja e papritur dhe e rrufeshme e heroines kryesore (Rebekës -ose Pocahontas) : “The New World” i Terrence Malick

.

3. Asgje nuk e shkaterron me teper jeten njerezore se sa lufta : epilogu i “The Umbrellas of Cherbourg” te regjizorit Jacques Demy

.

4. Nje nga mbylljet me te famshme antologjike te kinemase : epilogu i “Professione: Reporter” se Antonionit ! Nje plan i vetem filmik : kamera “shperthen” kangjellat !

.

5. Mjafton te kthesh nje faqe fletoreje ne nje film te Kiarostamit dhe … kupton çeshte miqesia! (humanizmi) : sekondat e fundit te  ”Where is the friends home?” : 2 sekonda sa per 2000 filma !

.

6. Fishekzjarre (gezon bota}. Nje peizazh dimri. Travolta i vetem ne bore. Pesimizem abslout. Bote mizerje. “That’s a scream” -thote kolegu i Travoltes. Realiteti ‘perqafon’ fiksionin. Travolta mbyll veshet nga tmerri : fundi i tmerrshem i “Blow Out” te Brian De Palma. Masterpiece !

.

7. Ja qe dhe ‘mrekullite’ nganjehere ndodhin : besimi tek Dashuria mund te mos dale gjithmone huq!  – fundi ‘magjik’ i “Lolës” se Jacques Demy !

.

8. Hera e parë ne kinema qe shiriti i filmit merr flake, literalisht : epilogu i “Two-Lane Blacktop” (i regjizorit Monte Hellman), nje road-movie i viteve ‘70 pa seks, pa droge dhe pa dhune.

.

9. Fundi i Botes? Apo fillimi i saj? Apo ‘e njejta gje’  pra edhe fillimi edhe fundi i saj ?? Ne fund te “2001 : A Space Odyssey” te Kubrick

.

10. Ndofta mbyllja me e dhimshme e gjithe Historise se Kinemase, ever ! E filmave te Godard-it, po e po njehere : “Vivre sa vie”  (My Life to Live)

.

11. Kurt Cobain ngjitet ne qiell : last minutes of “Last Days” (Gus Van Saint)

.

12. Skena e famshme mbyllese e “Sacrificës” se gjeniut rus Tarkovski te cilit, gjeniu suediezi Bergman i mundesoi jo vetem realizimin financiar te filmit por edhe ndertimin per here te dyte te shtepise qe digjet ne fund : heren e pare, kur shtepia mori flake, kamera pati nje difekt dhe nuk mundi ta xhiroje skenen si nje plan te vetem filmik; heren e dyte, po !

.

13. Nje cift. Deti. Muzike. Dy krisma qe bejne te pushoje muzika. Heshtje : kush e vret kë i pari ?? Hana-bi (Takeshi Kitano)  Pure poetry !

.

14. Cili eshte çmimi qe duhet te paguajme nese e çlirojme “idiotin qe fshihet tek secili nga ne” ? Epilogu i ”Idioterne”, kryevepres se Lars Von Trierit (ne film NUK ka muzike; ne fragmentin ne youtube, muzika eshte e shtuar)

.

15. Pas tri oresh film qe rrefejne 3 dite ‘ordinere’ te nje gruaje ‘ordinere’, mjaftojne 3 minuta per te ndryshuar nje jete dhe nje Bote të tërë : fundi i “Jeanne Dielman” me regji te belges Chantal Akerman, nje nga filmat qe ka bere datë ne Historine e kinemase

.

16. Ndofta lotet më te vertetë te shfaqur ne nje fiksion : lotet e Sabzianit (pseudo-regjizorit Makhmalbaf), ne krahet e Makhmalbafit te vertete (epilogu i “Close-up” i Kiarostamit)

1

17. Mbyllja krejt e paparashikueshme e “Saraband”, filmi ultime i Bergmanit

.

18. C’est la vie : lotet e Joelle, lotet më keqardhes ne bote, ne fund fare te “Du coté d’Orouet” ! (te regjizorit Jacques Rozière)

.

19. I ulur perballe Bosforit, Muzaferi pi nje cigare te marre nga paketa e cigareve “qe mbanin ere te qelbur” (se keshtu i shau andej nga mesi i filmit) qe harroi Isufi, kusheriri i tij ‘katunar’. Ndofta cigarja me e shijshme e gjithe jetes se tij : skena e fundit e “Uzak”, kryevepres se turkut Nuri Bilge Ceylan

.

20. Parajsa (dashuria) ndofta nuk arrihet pa kaluar nga ferri (burgu): “Fëmija” e vellezerve belgë Dardenne

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s