“EDGE OF TOMORROW” – film amerikan me regji te Doug Liman

edge_of_tomorrow_ver5_xlg
Ky Dougu ka pas realizuar ne 2002-shin “The Bourne Identity”, filmin e parë te trilogjise me Matt Damonin si agjent. Une qe kisha pare ne 2008-n “The Bourne Ultimatum” (filmin e trete te trilogjise e qe me kish pelqyer goxhà!), kujtoja se edhe ate e kish realizu Dougu. Ne fakt e kisha gabim ( “The Burne Ultimatum” eshte i regjizorit anglez Paul Greengrass), por pikerisht ”falë” kesaj ngaterrese shkova per te pare “Edge of Tomorrow”. Shto qe isha nje çik kurioz te shihja a ja dilte ende mbane (dhe sa??) ne nje blockbuster sot Tom Krujzi (pa diskutim aktori me i shkelqyer hollywoodian i viteve ‘90-2000).

16876_18681_ALLOCINE_FILM_185030

C’merzi! Edhe pse filmi duket se e mban veten per ‘film me aksion’, ngaqe pothuaj asgje nuk me dukej interesante, me zuri gjumi dy here nga 10 minuta. Skenari (i frymezuar pa dyshim nga i mrekullueshmi Groundhog Day por llakaçitur me pak D-Day dhe Starship troopers nuk eshte i keq, biles premtonte per nje ‘film me aksion’ vertet te mire), duket si i kthyer pa piken e talentit ne pamje banale dixhitale, pa piken e pikturalitetit apo imagjinates, nderkohe qe regjia s’ka asgje personale apo autentike (edhe pse filmi duket se pretendon te jete i dekompleksuar nga kanonet dhe rregullat hollywoodiane, sidomos duke ç’rregulluar raportet midis aksionit, humorit dhe ‘love story’-t qe propozon).

Tom Cruise pastaj… eshte plakur, por me se tepermi eshte plakur ne sensin “eshte bere si Majkell Xheksoni” (i cili sa here nxirrte nga nje album te ri, thonim: “weee, si qeka bo kyyy” !). Pra jo se “nuk vlen më si aktor“, por sepse me se shumti eshte keq-perdorur si aktor nga regjizori (keqperdorur = perdorur ne menyre skematike, siperfaqesore), a thua se teknologjia e sotme dixhitale zevendeson ate pjese te lojes se nje aktori fale te ciles mrekulloheshim para “Terminator” apo “Aliens”  te James Cameronit (edhe pse, per hir te se vertetes, duhet thene se kur ajo, pra teknologjia dixhitale, perdoret sot ne menyre inteligjente, mund te jape filma po aq te mrekulleshem, si psh Speed Racer ).

5.5

trailer: http://www.youtube.com/watch?v=yUmSVcttXnI

 

(vijon ne faqen 2)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s