See Scarlett naked and die (ose: Formalismo, mi amor!)

scarlet naked

“Under the Skin” -film anglez me regji te Jonathan Glazer


Kishte plot 10 vjet (qe prej “Birth” ne 2004) qe anglezi Glazer nuk kish bere më film te ri. Kuriozitetin por dhe pritshmerine per “Under the skin” e kisha te larte: i prezantuar ne festivalin e filmit ne Venecia ne 2013, “Under the skin” beri jo pak bujë dhe më pas goxha xhiro neper kinemate e jo pak vendeve te botes; i kisha ardhur rradha shfaqjes se tij ne France.

***

Under-the-Skin1

Historia e filmit: gjate tij, shohim Scarlett Johansson (e cila supozohet te arrije ne planetin Toke nga nje planet tjeter – konfirmimin e marrim ne fund te filmit), tek nget nje kamion te bardhe neper rruget e nje qyteti skocez plot shi; shohim aktoren e njohur tek zhvishet lakuriq sa here qe takon meshkuj (te cilet ka per mision ti ‘zhduke’ ) dhe ne fund… nuk po e them fundin. “See Scarlett naked and die” – ky eshte fati i heronjve te filmit ne fjale, pergjate nje ore e gjysme: gjithshka transmetohet permes nje gjuhe kinematografike ‘eksperimentale’ (term qe vdes ta perdore kritika anglo-saksone, e cila eshte mesuar vetem me filma jo-eksperimentalë, dmth hollywoodiane) dhe deri ketu nuk ka asgje te keqe.
Problemi eshte gjetiu: per fat te keq, mu duke se dhe vete filmi ishte reduktuar ne nje ‘program’ te tille: pasi spektatori ka parë sfilatat nudo te Scarlett Johanssonit, nuk i mbetet veçse te leshoje sallen e kinemase ne cilindo  moment te tij. Sepse, edhe pse basti kinematografik (artistik) i regjizorit nuk eshte i vogel (biles eshte fort i levdueshem!), rezultati final lë fort per te deshiruar. Dhe ai quhet  formalizem.

Sigurisht, e kemi thene disa here, ka formalizem e formalizem : ka formalizem ne funksion te filmit, te vepres artistike (si shembuj te mire do permendjaAlexandra te Sokurovit apo Toka e braktisur ), dhe formalizem si qellim ne vetvete (formalismo mi amor!) ku si shembuj te keqij do permendja Nje Liqen, Kali Torinez, Only lovers left alive e ndonje tjeter.

Per fat te keq, “Under the skin” futet tek keta te dytët: efektet numerike dhe stilistike nuk arrijne te vihen ne funksion te filmit. Sigurisht qe disa skena te mira edhe ka (mbytja ne det, skena mbyllese apo edhe ndonje tjeter qe nuk po me vjen ne mendje), por qe nuk arrijne ta shpetojne te teren.
Dommage… !

5.0

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=NoSWbyvdhHw

 

(vijon ne faqen 2)

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s