Freaks (ose: Monstrat e Hollywoodit sipas Cronenbergut)

Maps-to-the-stars-promo-poster

“Maps to the stars” -film kanadezo-amerikan me regji te David Cronenberg


 

Bindja ime e deridjeshme ka qene e meposhtmja: i fundit film i madh i realizuar nga më i talentuari i regjizoreve kanadezë ever, ishte A History of violence (ne 2005). Qe prej asaj kohe, Cronenbergu rreshtoi disa mediokritete, sa per te thene qe vazhdonte te bente filma:

Nga frika se mos Cronenbergu, ne vleresimin tim “zbriste” tek zeroja, kisha vendosur te mos shkoja fare per te pare ne kinema ”Maps to the stars“, filmin e tij te fundit  (i cili po ashtu u prezantua edhe ne edicionin e fundit te Festivalit te filmit ne Kanë 2014, prej nga ku Julianne Moore u kthye me trofeun e aktores me te mire per rolin e saj në të).

Por ja që nja dy-tre reagime te medieve apo kritikëve te cileve ndonjehere edhe ua kam besën ishin fort pozitive, gje qe më ngacmoi te shkoja  ‘in extremis’ te shija  filmin ne fjale. Dhe bera shume shume mire: Cronenbergut jo vetem qe i eshte kthyer frymezimi, por ka realizuar nje… kryeveper!

Arsyeja duket te jete e meposhtmja: tre filmat e fundit te tij me kishin krijuar pershtypjen se behej më se shumti fjale per produkte filmike te paketuara, te gatshme në sensin: “ja ku e gjeta nje skenar te mire, te bazuar mbi nje liber te mirë; ja dhe dialogjet i kam gati, tani më mbetet vetem te realizoj filmin“. Dhe duke qene se sot nuk eshte e veshtire te gjesh nje producent qe ja beson Cronenbergut rolin e director-it (fama dhe talenti i tij jane tashmë te konfirmuara), filmat te linin shijen e pakove-dhuratë te mbeshtjella me fjongo te gatshme per t’ju ofruar publikut (tashmë!) te dorezuar perballë fames dhe talentit te regjizorit.

Filmat ne fjale me se shumti ishin demonstrim. Pra thjesht ‘ca filma’. Por jo kinematografi (per ta ilustruar diferencen midis ”filmit” [a movie, un film] dhe “kinematografise” [du cinéma], po me kujtohet nje anekdote qe tregojne per Sezanin : kur po pikturonte malin Sainte-Victoire, kalon andej pari dikush qe i thote piktorit: “Sa i bukur mali qe po pikturon!”. I kthehet Sezan: “Ik ore pirdhu, une nuk po pikturoj malin, por po pikturoj nje tabllo” ). Keshtu dhe puna  e diferences midis “te berit nje film” dhe “te berit kinematografi”.

“Maps to the stars” duket se eshte krejt e kunderta e tre filmave te fundit te regjizorit, pra eshte vertet kinematografi:  që ne minutat e pare te tij, ajo qe te bie ne sy eshte liria artistike (e cila eshte per tu patur zili) dhe frymezimi artistik. Dhe kjo vjen padyshim nga fakti se, me ç’lexova edhe ne nje interviste te regjizorit, ai kish mbi 10 vite qe punonte per nje projekt te tille. Pasioni (+ talenti i padiskutueshem) doemos qe do i jepte frytet e veta!

***

Maps-to-the-stars-de-David-Cronenberg_visuel_article2 Julianne-2

Per nga tematika, “Maps to the stars” (titulli aludon per te famshmet karta qe shperndahen ne Los Angelos, te cilat me demek te udhezojne se si mund te takosh star-in tend te preferuar, qofte dhe duke i marre thjesht nje autograf apo duke bere nje foto me të) mund te futet tek ata filma qe kane per temë “ëndrren hollywoodiane”, veset dhe nevrozat e “Mbreterise se Endrrave”, pra eshte ne te njejten linje me Sunset Bulevard te Billy Wilder (1950), Singin’ in the rain te Stanley Donen (1952), A star is born te George Cukor (1954), The Player te Robert Altman (1992) apo “Mulholland Drive” te David Lynch (2001).

E megjithate, me teper se ambicja apo xhelozia midis yjeve te Hollywoodit, duket se Cronenbergut i intereson obscenity, paturpshmeria (per shembull, permes temes se incestit, por nuk po dua te hapem me teper, per te mos spoiler historine e filmit) ; me teper se me nje ‘paradë’ te nevrozuarish, kemi te bejme me nje paradë freaks-ash: parfumi i filmit eshte me i afert me ata te George Romeros (mbretit te filmave horror) se sa me ata te David Lynch-it.
Sipas Cronenbergut, monstrat e Hollywoodit jane me se shumti te gjallë/te-vdekur, pra.. zombi!

Por me teper se kaq s’mund te them sepse duhet pare filmi

nota: 9.9

 

trailer (USA)http://www.youtube.com/watch?v=Zd5EM7Z0MS8

 

trailer (France):  http://www.youtube.com/watch?v=mT9E3nGQ4Qo

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s