Visible/Invisible: “2 ditë & 1 natë” -film belg me regji te vellezerve Dardenne


2dite e 1nate

Nuk me ndodh shpesh te tregoj historine e nje filmi, por kesaj rradhe e kam nje arsye te forte per ta bere nje gje te tille. Pra :

Historia e “Dy dite dhe nje nate” : Sandra, nje grua e re tek të tridhjetat qe punon ne nje ndermarrje te vogel belge prodhimi xhamash solarë, ndodhet perballe kesaj alternative : ose te pranoje shkurtimin e vendit te saj te punes (pronari, me pretekstin e krizes ekonomike, mendon se punen mund ta beje edhe nje kolektiv prej 16 vetësh ne vend te 17), ose te bindë kolegët e saj te mos pranojne nje bonus prej 1000 € dhe keshtu ajo ruan vendin e punes (Sandra dhe i shoqi kuzhinier sapo kane blere nje shtepi te vogel dhe, me nje rroge te vetme, pra ate te se shoqit, e kane te pamundur t’ja dalin, pasi kane edhe dy kalamaj te vegjel). Sandra ka veçse nje weekend , pra ka vetem dy dite ne dispozicion (nje te shtune dhe nje te djele) si dhe nje natë (ajo midis ketyre dy diteve) per te bindur 16 koleget e saj qe te heqin dore nga bonusi : te henen, 16 koleget e Sandres do tu duhet te votojne me vote te fshehte e te zgjedhin midis bonusit prej 1000 eurosh ne portofol nga njera ane dhe vendit te punes se koleges, ne anen tjeter.

“2 dite dhe 1 nate” rrefen vetem 48 oret e Sandres, tek troket derë më derë te kolegeve te saj me shpresen per ti ikur mallkimit te papunesise. Rolin e héroïnes e luan Marillon Cotillard (aktorja fraceze qe mori Oscar per rolin e Edit Piafit tek “la vie en rose” -per mendimin tim nje nga aktoret më te keqia franceze, por e ‘perdorur’ ne menyre te shkelqyer nga vellezerit Dardenne).

1477158-jeanpierre-dardenne-marion-cotillard-950x0-1

Filmi konkuroi javen qe shkoi ne festivalin e filmit ne Kanë per palmen e arte (regjizorët-vellezer belgë jane ndër te rrallet qe e kane fituar tashme atë dy here!) dhe  kur lexova intrigen e tij, menjehere mendova me vete : sigurisht qe nje skenar i tille super intrigues nuk eshte veçse nje pretekst permes te cilit vellezerit Dardenne, nepermjet asaj qe quhet mizaskenë, duan te dalin “atje ku duan te dalin” (siç ishte per shembull rasti me çunin me biçiklete, filmi i tyre i fundit i para 3 viteve). Per fat filmi ka dale qe prej nje jave ne kinema, keshtu qe s’kish kohe per te humbur.

***

Jean-Luc Godard (prap Godard ?  ) ka thene diçka me mend: diferenca midis nje telefimi dhe nje filmi eshte kjo :  i pari shfaq  te dukshmen (visible), i dyti, te padukshmen (invisible). Filmat e vellezerve Dardenne, edhe pse fort realistë ne pamje te pare (ne dukje, gati-gati si telefilma!), zakonisht kane per ‘te padukshme’ hyjnoren : hyjnorja eshte ‘off-camera’ e filmave te tyre (kam shkruar per kete diçka ketu).

Po kesaj rradhe ?

Kam pershtypjen se, per here te pare ne historine e filmave te vellezerve Dardenne ndodh nje risi, ndodh diçka e re : ne fund te filmit, fjalen e fundit e ka Sandra, heroina e tij, dhe jo regjizorët (siç ndodhte zakonisht permes ‘off-camera’-s se tyre). Une nuk mund ta them shkoqur ne terma skenaristike (per te mos spoiler filmin) por ka diçka fuqimisht te re ne filmin e tyre te ri. I cili, edhe pse i pritur fort mire nga kritika dhe publiku, ka veçantine te jete i pari qe nuk mori asnje çmim nga Juria e festivalit te ketij viti (te 6 filmat e tyre te meparshem, nga 1996 deri ne 2011, jane kthyer gjithmone me nje trofé). Te jete kjo valle nje tjeter shenje dalluese e “2 dite & 1 natë”, nga filmat e tjere te belgeve te famshem, gje qe do te inaguronte, ne kete menyre, nje kapitull te ri ne kinematografine e tyre ?

10 !

 

trailer i filmit (click) : http://www.youtube.com/watch?v=NYqhLrmusPE

 

(vijon ne faqen 2)

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s