“Grace of Monaco” – film franco-amerikan me regji te Olivier Dahan


nicole-kidman

Me Nicole Kidman ne rolin kryesor, edicioni i ketij viti i Festivalit te Kanës u hap me kete film (jashte konkurimit per Palmen e Arte) i cili rrefen historine e  Grace Kelly-t, aktores së Hollivudit qe u shnderrua në princeshë te mbretërisë së Monakos, krizen e saj te marteses dhe te identitetit (sidomos gjatë një situate te tensionuar politike mes te shoqit,  Princit të Monakos Rainier III dhe Charles de Gaulle, presidentit francez te asaj kohe).
Regjizor eshte Olivier Dahan, i njohur për filmin e tij “La vie en rose” (La Mome- ne frengjisht) – per mendimin tim nje nga filmat me te keqij te ketyre viteve te fundit.

***
movies-grace-of-monaco-poster

Nuk ka ngelur medie e shkruar apo audiovizive pa sharë e kritikuar “Grace of Monaco”: pothuaj te gjithe njezëri,  kritikët duket se ishin mprefur te shihin nje biopic (biography picture) qe rrefente jeten e princeshes-aktore nga fillimi ne fund (ajo ka vdekur tragjikisht ne nje aksident automobilistik, gje qe nuk ben fare-fare pjese ne film), prisnin nje biopic mbushur plot psikologjizma dhe drama, tipike per filmat biografikë hollywoodiane, qellimi i vetem i te cileve eshte me demek afrimi ne maksimum (gjithmone me demek) me te verteten historike te heroit (ose heroines) kryesore.

Asgje e tille tek “Grace of Monaco” : filmi eshte ne te njejten linje me te mrekullueshmin The Queen te Stephan Frears, i cili po ashtu kish kuptuar se problemi i sotem i filmave biografike eshte fakti se fatkeqshisht ata marrin persiper te rrefejne te gjithe jeten e nje heroi real, nga fillimi i jetes se tij deri ne fund. Nderkohe qe eshte mese evidente se NUK eshte ne fuqine e filmit (si mjet shprehes artistik) te marre persiper, pra te shfaqë ‘si duhet’, dmth bindshem artistikisht, nje gje te tille (ndaj dhe filmat biografike shpesh jane patetikë: ne fund te tyre zakonisht shikojme personazhin me paruke, me demek heroi apo heroina eshte plakur, e te tilla karagjozlleqe enfantile).

Iconic image ... Grace Kelly in Rear Window.

Por eshte edhe nje ‘kurth’ tjeter qe regjizori duket se e ka evituar me se miri: ai i, me demek, besnikerise historike te jetes se heroit (apo heroines) ! Nje pjese e mire e mediave franceze po bertasin duke akuzuar filmin per mos-besnikeri ndaj ‘te vertetes’ (po çeshte kjo e vertete mor aman, qe na u dashka respektuar ne nje veper filmike) : në fakt, filmi propozon nje ‘variant’ te Grace Kelly-t, dhe mua mu duk se zgjedhja e bere eshte e shkelqyer!
Varianti eshte ky : filmi tregon historine e nje ylli kinemaje qe martohet me nje princ, te ciles ja ka ende qejfi te luaje ne filmat e Hollywoodit. Por kur e kupton se tashme eshte vone dhe e ka te pamundur nje gje te tille, perpiqet te ktheje Monakon në… platé filmi !

Kjo eshte nje ide fort inteligjente e regjizorit, i cili keshtu eviton ‘vertetesine’ historike, mallkimin kryesor te biopic-ëve aktualë ne kinema.

Nicole Kidman in Grace of Monaco

Megjithate, prapa kesaj ideje, qarkullon edhe nje ide (kinematografike, kuptohet) e dyte, me e ‘fshehte’ se e para : duke qene se ne rolin kryesor eshte Nicole Kidman, nje aktore po aq star sa dhe vete Gace, filmi kthehet ne nje ‘dokumentar’ fort turbullues mbi vete Kidman! Kur them turbullues, e kam fjalen per paralelen fort prekëse qe mund te hiqet midis dy aktoreve ne fjale : Grace Kelly (foto lart) dhe Nicole Kidman (foto majtas) :te dyja, per arsye krejt te ndryshme, jane kthyer tashme ne manekine prej… qiriu ! Ne kete menyre, filmi kthehet krejt “pa dashje” ne nje meditim mbi profesionin e aktores. Dhe kete rol, pra rolin e aktores-star, rolin e vetes (sepse ate te Grace Kelly-t po e po) Nicole Kidman e luan… shkelqyeshem !!

Dhe kjo liri skenaristike sigurisht qe korrespondon edhe me nje liri regjizoriale qe eshte per tu admiruar: “Grace of Monaco” i iken ne menyre fantastike klisheve hollywoodiane (aq sa thuhet se producenti amerikan i filmit refuzon te shfaqe kete ‘director’s cut’ ne kinemate amerikane!) duke propozuar nje lende filmike te ndertuar teresisht me imazhe: e habitshme qe kjo vjen nga nje regjizor si Olivier Dahan, i shquar per regjine e tij tipike prej video-klipi (La vie en rose), per me teper qe formimi i tij ka qene ai i zanataliut te reklamave dhe klipeve muzikore.
Por jo kesaj rradhe, per fatin tone te mire !

nota : 8.9

trailer: (click)

  1. http://www.youtube.com/watch?v=RycA1TW35tI

 

2. http://www.youtube.com/watch?v=7ZhFKiMlWM4

 

(vijon ne faqen 2)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s