Mizerje? Po. Mizerabilitet? Jo! (ose: ku fshihet humanizmi yt i heshtur zoti Bing??)

99970-three-sisters-0-230-0-345-crop

“3 motrat nga Yunnan-i” – film kinez me regji te Wang Bing


Kesaj rradhe, dokumentaristi (pa dyshim) me i madh aktual ne bote, ka marre kameren e tij dhe ka filmuar per muaj te tere Yingun, Zhenin dhe Fenin, tre motra te vogla (me e madhja 10 vjeçe, dy te tjerat 6 dhe 4 vjeç), ne nje fshat nuk ka ku te shkoje me te humbur malor te provinces jugore kineze Yunnan, 3200 metra mbi nivelin e detit. I ati i çikave jeton ne qytet (duke kerkuar pune me mëditje), ndersa ato kane mbetur vetem ne shtepine e tyre (e cila mezi mbahet ne kembe), te braktisura ne fatin e tyre, rrethuar nga derra dhe pula.
Wang Bing edhe kesaj rradhe ka regjistruar me kameren e tij rreth 100 ore film, per te ruajtur ne fund te montazhit veçse 2 ore e 30 minuta per syte e spektatorit. Regjizor i temave te medha ( Fengming ose The Ditch ), edhe kesaj rradhe ai eviton ne menyre magjistrale sa emfazen apo ekzagjerimin, aq edhe shtirjen apo retoriken filmike: filmi paraqet mizerjen, por vetë filmi nuk bie per asnje minute te vetme ne mizerabilitet! Varferi? Po. Film varfanjak? Jo!

***

three-sisters-1-lst115571

Three-Sisters-Wang-Bing

Pa dyshim, kjo vjen fale menyres se si regjizori i perqaset nje realiteti te tille. Per shembull, skena kur i jati i vajzave kthehet nga qyteti: nuk eshte rastesi qe regjizori ka zgjedhur nje familje ku jo vetem numri i femijeve eshte tejkaluar (ne Kine nuk lejohet te kesh me shume se nje), por edhe fakti se te tre femijet jane… vajza! Nga ana tjeter, duke qene se nena e tyre nuk eshte prezente (ose ka vdekur ose eshte divorcuar nga i ati), kur familja e vogel mblidhet rreth babait, gezimi i secilit per tu puqur bashke eshte i nje force çarmatosese. Imazhet e filmit jane te mrekullueshem sepse pikerisht, ne asnje çast ato nuk kane vokacion te jene te tilla: Wang Bing filmon nga ‘lartesia’ e vajzave: as ‘mbi‘ to, as ‘nën‘ to; regjistron heshtjen e tyre pikerisht qe ne si spektatorë te mos i braktisim (njeriu eshte i prirur te memorizoje heshtjet dhe jo zhurmat, gje qe per fat regjizori e ka kuptuar fort mire).

Cinéma pur !

9.0

TRAILER i filmit: http://www.youtube.com/watch?v=eus48UDCwMg

(ekziston EDHE nje varjant 1 ore e 10 minutesh ne youtube (i cili, per shkak te koheshtrirjes se reduktuar, gjithsesi nuk ka te njejten force me ate te filmit:

http://www.youtube.com/watch?v=bLbgv3RdmdE

 

 

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s