“Noah”: barka e Noes sipas Dhjatës së vjetër apo… autoportret i regjizorit??


“Noah” – film amerikan me regji te Darren Aronofsky


 

(bazuar ne comic book me te njejtin titull, shkruar nga vete autori)

Deri me sot Aronofsky kish bere 5 filma, qe po i rendis (jo rastesisht!) sipas buxhetit te tyre nga me i ulti tek me i larti:

  • Pi = $60 mije
  • Requiem for a dream = $4.5 milion
  • Black Swan = $17 milion
  • The Fountain = $35 milion

Noah” eshte filmi i tij i gjashte, por dhe i pari blockbuster qe ai realizon. Buxheti : 130 miljon $. Filmi më i kushtueshem i regjizorit ne fjale.

Nuk me kane pelqyer asnjehere filmat e tij, me perjashtim te “The Wrestler” (per te cilin kam menduar se ka qene nje aksident fatlum – ë mirakëll). Filmat e Aronofskit, modeli i te cileve jane ata te Kubrick-ut (fan absolut i te cilit eshte deklaruar prej kohesh vete regjizori), vuajne te gjithe nga megalomania e metaforave filmike qe perdorin, nga transgresionet regjizoriale delirante, per te arritur kulmin me nje nga filmat më patetikë e megalomanë te gjithe Historise se Kinemase : “The Fountain” (i cili jo rastesisht ishte dhe filmi me i kushtueshem i tij: 35 miljon $). Pra mund te thuhet se, sa me shume ti japesh parà Aronofskit, aq me e larte eshte shkalla e delirit dhe megalomanise se tij pseudo-autoriale.

Megjithate, filmi i tij i fundit, pra “Noah”, provon te kunderten: filmi eshte i perkorë, modest dhe shume elegant! Si shpjegohet ??

“Noah” eshte blockbuster me buxhet prej 130 miljon dollaresh. Distributori i tij eshte Paramount, keshtu qe kesaj here askush nuk mund te toleronte deliret e kapriçot pretencioze te Aronofskit: qe ne sekondat e para te filmit konstatohet shume lehte se regjizori thjesht u eshte nenshtruar si nje nxenes i mire e i urte te gjitha kodeve klasike te Hollywoodit (dramaturgji me tonelatë, violina muzikore fund e krye, peplum etj etj).

E megjithate, filmi eshte fort i mire! Cila eshte arsyeja??

Kjo vjen per shkakun se kodet (me te cilat syu i spektatorit tashme eshte mesuar) nuk eshte se perbejne ndonje problem ne vetvete, qe prej momentit qe nje regjizor shton ‘diçka te tijen’ nga vetja. “Noah” eshte pikerisht rasti ne fjale: duke transformuar heroin e filmit ne nje pionier utopist, Aronofski ofron nje variant ‘ndryshe’ te Gjenezes (prej nga dhe reagimi kunder i nje pjese te madhe te integristeve religjioze). Heroi kryesor (i cili, i nxitur nga enderrat e keqia  merr rruget per te shpetuar speciet e kafsheve), na paraqitet permes mutacioneve psikologjike te tij si dhe permes konfliktit kryesor qe ai ka me pjesen tjeter te njerezimit (duke futur ketu EDHE familjen e tij) : a duhet sakrifikuar ideali (kthimi i Edenit, i Parajses, pra dhe i Zotit) apo duhet sakrifikuar njerezimi i korruptuar? Ke te zgjedhesh e ke te lesh??

Per t’ja arritur kesaj, paradoksalisht ne krahasim me filmat e tij paraardhes, ne ndihme regjizorit kesaj here i ka ardhur zhanri entertainment ! Dhe me ç’duket, me ne fund, pikerisht edhe tek ky zhaner edhe shkelqen. Por nga vjen ky karakter elegant e i perkorë i filmit??

Vjen nga menyra se si Aronofski (njekohesisht skenarist) trajton konfliktin e brendshem te Noes, pikerisht duke evituar perrallat biblike (miti i sakrifices) apo mitologjine amerikane (token e premtuar).

Ne fakt, kokefortesia e Noes eshte rezultantja e te gjitha obsesioneve artistike tek Aronofski: kembengulja e matematikanit tek “Pi” per ta kthyer boten ne nje ekuacion matematik; ajo e yjeve te skenes (ose te ringut) tek “Black Swan” dhe tek “The Wrestler” per te dhene shpirt ne skene ose ne ring (e para per hir te perfeksionit, i dyti per hir te nje come-back terminal). Duket  se kjo galeri ‘fanatikesh’, ekstremistesh, nuk eshte gje tjeter veçse vete profili i regjizorit i cili, nepermjet “Noah” (nje utopist kokefort, te cilin eshte “diçka” qe e therret ti therrase arsyes), nuk ben gje tjeter veçse vizaton autoprotretin e tij: Aronofsky me ne fund braktis endrrat e tij per filma-globalë-qe-do-ti-ndryshokan-faqen-njerezimit (kujtoni “The Fountain”, kulmi i marrezise se madheshtise!!), mu tamam si dhe Noah qe heq dore te perzihet ne punet e Perendise (pra dhe te Parajses) per te krijuar parajsen e tij (dmth ate te njerezimit). Me te mirat dhe keqiat e veta!

Darren Aronofski kesaj rradhe ka bere nje film me kembe ne toke. Dhe na tregon historine e Gjenezes (ne fillim s’kishte asgje! -fillon filmi) qe i ngjan nje zbritjeje te ngadalte e te bute mbi… Tokë!

ps: i vetmi bemol, per mendimin tim, eshte pjesemarrja ne film e Anthony Hopkins, aktor teatral e skandalozisht hollywoodian, deri ne dhimbje, por besoj qe ka qene tolerim per arsye komerciale. Perndryshe, Russel Crowe rrezaton me lojen e tij melankolike e elegante prej ‘dark handsome stranger’

nota : 8.2

TRAILER : https://www.youtube.com/watch?v=6qmj5mhDwJQ

(vijon ne faqen 2)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s