A mundet stili të kthehet në vizion per botën?


”Only Lovers Left Alive” – film amerikan me regji te Jim Jarmusch


 

rrefen historine e dashurise (qe zgjat prej shekujsh!) te nje vampiri dhe nje vampireje, sa ne Detroit (USA) aq edhe ne Tanger (Tunizi), ne dy qytete sa romantike aq edhe te shkreta.
Dy heronjte kryesore nuk veteshpallen asnjehere gjate filmit si vampirë (jane ultra-kontemporanë, gati-gati ‘bio’, nuk pijne gjak njerezish por furnizohen me rezervat e laboratoreve te gjakut etj etj) . Nga ana tjeter, eshte bota reale qe i rrethon ajo qe perceptohet nga syte e tyre si nje bote e populluar nga zombi, duke kembyer rolet me ta. Pra, duke qene se kodet e filmave ‘me vampire‘ jane permbysur kinse nga regjizori, mund te thuhet se heronjte e filmit jane thjesht dy te pavdekshem, dy spektatore te Kohes, dy heronj arketipë modernë.

Forma eshte e re, por ideja gjithsesi eshte e ‘vjeter’, pra eshte ide e njohur Jarmuschiane : behet fjale per humorin depresiv tipik te regjizorit, por kesaj rradhe ne nje forme te re. Ne nje menyre apo nje tjeter, heroi jarmuschian gjithmone ka rrugetuar i vetmuar (nga “Dead Man” e deri tek filmi i tij i parafundit, i mrekullueshmi “The Limit of Control”, gjithmone ka qene nje far’ zombi, qe ecen e ecen; vetem se ne kete film ka nje far’ sedentarizimi te tij. Ndofta sepse heroi jarmuschian kesaj rradhe nuk ka me ç’te ofroje  ndaj dhe bukerizohet: “bunkeri” si e fundit dhe e vetmja forme proteste qe i ka mbetur.

Por mua mu duk se e gjitha kjo… hmmm, nuk funskionon ne film (i cili edhe nuk me pelqeu).  E kuptoj qellimin e regjizorit (nje nga stilistët rock me te shquar e te veçante te kinemase indipendente amerikane!) per te na ofruar nje film depresivisht humoristik, me qellim stimulimin e lindjes se Deshires (desire). Pse jo, stili edhe mund te kthehet ne vizion per boten, por kur konstatimi nuk shkon me larg se “ishte më mire më parë“, rezultati i gjithe kesaj perpjekjeje, eshte nje film snob & chic (dakort, asgje e keqe deri ketu), por… steril
(

 

nota: 4.5

trailer :  http://www.youtube.com/watch?v=0gDyBwKDFps

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s