10 arsye për 1 Top-Ten 2013

Voici fotograma e 10 filmave te mi te preferuar te 2013-s shoqeruar nga 10 arsyet (me nje fjalie te vetme!) perse me kane pelqyer :

TOP 10 – 2013

Image result for spring breakers

1“Spring Breakers” – Pa dyshim filmi i vitit: i magjishem per nga forma vizuale qe propozon (bukle temporale trash-me-ngjyra-fluo), ne funksion te radiografise se epokes qe jetojme (dhjetevjeçari i dyte i shek XXI) ; e gjitha permes “common images” qe e popullojne vete epoken (vidéo clip, youtube, etj etj) por habitshmerisht pa rene per asnje sekonde te vetme ne gracken e kollajsise (qe ne kete rast do ishte satira, parodizimi i nje situate vulgare… etj etj).
Chef d’œuvre !

 

 


2. “Shpeto vdekjen” – “Sot problemi i vdekjes eshte problem i vdekur” – duket sikur thote i madhi Bellocchio dhe sikur qofte dhe vetem per kete, zor se do e harroj kete film te shkelqyer!

 

 


3. “Promised land”  Suspensi ekologjik i vitit, filmi eshte prove me e fundit e faktit se kinematografia e mire nuk eshte gje tjeter veçse çeshtje distance : distanca me te cilen nje regjizor pozicionohet teksa filmon trupat (prej mishi dhe kocke) te aktoreve te tij, te heronjve te tij. Humanizem – thene ndryshe.

 

 


4. “Grand Master”  Kur mjeshtri i famshem hongkongez Wong takon mjeshtrin e madh te kung-fu-së Ip Man,   kinematografia kthehet ne balet dhe baleti ne kinematografi!

 

 


Image result for la fille de nulle part

5. “La fille de nulle part” – Jean-Claude Brisseau vazhdon te mos gjeje asnje kokerr leku per te financuar filmat e tij, por si shpjegohet qe prap se prap ata jane nder filmat me ‘te pasur’ te vitit ??

 

 


6. “To the wonder” –  “Vetem fillimet jane te bukura” – thosh Heidegger; kete thote dhe filmi i Terrence Malick por pa na e imponuar si pensum, si peshë, si ‘detyre shtepie’, por si… parajse e humbur !

 

 

 


7. “Historia e vdekjes sime” Baroque meets Darkness: rezultati eshte … lirizëm !

 

 

 


8. “Star trek into darkness” –  Rralle nje film sci-fi ka ofruar nje pasuri te tille pikturale, duke kthyer nje anije kozmike ne nje “Battleship Zero Gravity”, pra ne nje… utopi!

 

 

 


Sneaks Fall Apatow comedy

9. “This is 40” Nje komedi ku te gjithe i urojne njeri-tjetrit vdekjen, e megjithate asnjeri nuk vdes: ne shekullin e XXI ka hekje, por jo vdekje!

 

 


 

10. “Beteja e Solferinos” dhe “Secili nga anetaret e familjes sone”–  Ex æquo, dy filma per nje çmim te vetem: çmimin qe paguajne çiftet europiane qe ndahen ne Europen e bashkuar, ne Paris apo Bukuresht qofshin.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s