O brother, o “Coen bros” !

  

“Inside Llewyn Davis” – film amerikan me regji te Joel & Ethan Coen 


 

 

Fitues i çmimit te Madh ne festivalin e fundit ne Kane (dmth çmimit te dyte), filmi i fundit i Coen brothers rrefen veçse nje javë nga jeta e nje kengetari folk, ne universin muzikor te Greenwich Village ne New Yorkun e vitit te larget 1961 : nderkohe qe nje dimer i eger bie mbi qytetin, djaloshi i ri me kitare ne dore lufton per te fituar buken e gojes si muzikant, ne perpjekje per te kaluar pengesa ne dukje te pakalueshme, duke filluar nga ato qe i krijon ai vete.

***

‘Teorikisht’, kam nje debolese per filmat qe kane ne qender ‘loser’-at (filmat amerikane jane te permbytur ne winer-a mo) sepse zakonisht tek ata te miret, eshte pikerisht pikeshikimi regjizorial qe i ben prekës, njerezorë, emocionues. Nga ana tjeter, vellezerit Coen kane per karakteristike te vepres se tyre cinizmin, gje qe më bente disi skeptik. Por “Inside Llewyn Davis” më pelqeu!

Nga ana tjeter, edhe pse film fort autentik, seç ka (si zakonisht xhanem, tek nje pjese e mire e filmave te Coen brothers) diçka konsensuale ne te. Vetmia, si subjekt kinematografik, si fenomen, eshte diçka radikale, nderkohe qe tek filmi ne fjale, qasja e vellezerve-regjizorë ndaj kesaj teme nuk eshte edhe aq radikale sa vete vetmia. Kjo vetmi dhe keta ‘beautiful losers’ kaq fotozhenikë, kjo muzike folk, kjo errance (roaming, wandering, roving life… tema te trajtuara ne menyre fort magjistrale ne filmat e viteve ‘90 nga Jarmusch, Kaurismaki, Wenders etj etj) , sikur nuk fitojne ndonje ‘cilesi’ akoma edhe më të re tek ky film.

Ndersa per anen vizuale, “Inside Llewyn Davis” eshte nje margaritar i vertete! Aspekti i ‘pambuktë’ i tij (shihni trailer-in), melankolia e kengeve folk (e perkthyer ne imazh ne menyre te mrekullueshme) , tonaliteti sa depresiv aq edhe humoristik off-beat i tij : s’ke ç’thua !!

E gjitha kjo më ben te mendoj: vellezerit Coen kane pas bere andej nga fillimi i viteve 2000 nje film (qe e kam pas qef!) qe titullohej “O’brother” dhe qe ne fakt ka qene, ne nje fare menyre, nje remake i ”Odisesë” se Homerit. Por dhe personazhi i Llewin Davis-it ka diçka prej Odiseu : a nuk quhet maçoku i tij… Ulysses ?!

Mos ndofta kesaj rradhe fjala eshte per Uliksin e… Joyce ?

 

nota: 7.9

 

ps: fimi eshte konfirmimi më i fundit i asaj qe mendoj prej disa kohesh: Justin Timberlake eshte vertet nje aktor i shkelqyer !!

 

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=LFphYRyH7wc

 

 

 

 

One comment

Leave a comment