Prap Woody??

“Blue Jasmine” – film amerikan me regji te Woody Allen


Pas turneut te tij europian gati 10 vjeçar (dhe dalldisë pas muzave te tij : Scarlett Johannson, Carla Bruni apo Penelope Cruiz) Woody i eshte kthyer vendlindjes, dmth Amerikes. Muza e tij e radhes quhet Cate Blanchett (dhe aq me mire per mua: bashke me Cameron Diaz, ajo eshte nje nga dy-tre aktoret e mia te preferuara amerikane).
Kisha degjuar e lexuar se shtypi dhe kritika europiane po e presin goxha mire filmin e tij te ri, duke e konsideruar si me te mirin e regjizorit, qe prej gati 10 vitesh, dmth qe prej “Match Point”. Ishte ky kuriozitet qe me shtyu te shkoja ta shihja, edhe pse isha betuar, e zeza ne te bardhe, se nuk do shkoja me te shihja filmat e Woody-t.

Blue Jasmine” eshte historia e nje gruaje te sapodivorcuar nga nje pasanik (filmi lë të nenkuptohet se burri i saj, rol i luajtur nga Alec Baldwin, ishte tip Bernard Madoffi qe perfundon ne burg) dhe andrallat me motren e saj pas divorcit. Sa isha ne kinema, filmi me ‘pelqeu’, me ‘argetoi’. Sapo dola nga kinemaja… e harrova!  A thua se kisha qene ne ndonje park lojrash: asnje kujtim, asnje meditim per te, hiç fare fare. Wow! Si eshte kjo pune?

Qe Allen di te beje filma (pas nje karriere 40 vjeçare, ç’te Kish qene!) dhe qe une po ashtu di (shpresoj) te shoh filmat e Woodit, kete e dija, po seç kish diçka qe prap se prap nuk shkonte. Ne darke, per fat degjoj ne radio nje kritik kinemaje (te cilit ja vleresoj ato qe thote e shkruan mbi filmat, por  njekohesisht eshte edhe shkrimtar- dhe kjo ka rendesi! ), hodhi idene se ndofta Woody Allen ka shkuar kot (eshte ngaterruar ne vocacionin e tij) : u ka dash te behej romancier! Dhe do kish qene vertet nje romancier i madh! Sepse sipas tij, ngjarja ne vetvete (skenaret e filmave te tij, Woody i shkruan gjithmone vetë!) eshte fort interesante, por që ne imazh… nuk jep pothuaj asgje!

Dhe ne fakt, kritiku ne fjale kish te drejte. Edhe pse e ‘maskuar’ falë mjeshterise profesionale te regjizorit, ne fund te fundit, “Blue Jasmine” nuk eshte veçse nje ’skenar i kthyer ne film’. Qe prap se pra do te thote : para se gjithash (dhe mbi te gjitha) nje skenar.
Dhe kjo nuk eshte hera e vetme: gjithmone kam patur ndjesine e mungeses se deshires per te riparë nje film te regjizorit ne fjale (me ndonje perjashtim te rralle, si psh “Annie Hall” ose “Manhatten” ). A thua se tek filmat e tij nuk kam arritur (nuk kam mundur) te shikoj imazhe.
Per shembull, kur dola nga kinemaja, pyeta veten :
– ç’fare fshihen pas imazheve qe pashe??
– Asgje!
– C’fare ka dashur te na thote autori? (pra, a permbante filmi imazhe qe ‘nuk munda ti shoh’ qe heren e pare?)
– Jo, asnje per besë!
– Per shembull (qe te jem konkret) : ne qender te filmit eshte Jasmine, e luajtur nga Cate Blanchett. Nese fytyra (face !) e saj do ishte kthyer ne imazh, ai do me shoqeronte edhe pas filmit! Pak a shume si fytyra e Gena Rowlands ne filmat e John Cassavetes! Pak a shume si  ‘Faces’ e Cassavetes!

Shkurt: nese e gjithe kjo histori do kish qene nje roman, me siguri ai do ishte nje roman i mrekullueshem!! Keshtu qe kritiku qe lançoi idene, më duket se e ka fort mire: Woody Allen, ne fund te fundit, ndofta eshte gabuar ne perzgjedhjen e tij profesionale: nese do kish zgjedhur letersine si art te tijin, do ish bere nje romancier vertet i madh! Dhe si artist qe i ka qejf paradokset, jam i bindur se vete Woody do kish qene dakort me kete konstatim!

nota : 6.0

TRAILER: https://www.youtube.com/watch?v=KK7_xLxf4o0 

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s