Në emër të atit e të birit…

 ”After Earth” – film Amerikan me regji te M. Night Shyamalan


 

Ka ndodhur nje kataklizem ne planetin Toke, dhe banoret e saj jane te detyruar te evakuoen ne nje planet tjeter.
1000 vjet pas kesaj katastrofe,  gjenerali Cypher Raige (Will Smith, skenarist i vete filmit) dhe djali i tij (i vertete!) Kitai (Jaden Smith), nisen me nje anije kozmike ne udhetim, por pas nje aksidenti, perfundojne… ne planetin e braktisur Tokë! Willi eshte i plagosur rende e nuk leviz dot nga vendi. I biri eshte detyruar te ndermarre nje “udhetim” ne kerkim te kutise se shpetimit (e cila ka perfunduar 200 km larg nga vendi ku ndodhen bab e bir), udhetim inicues i ketij te fundit, metafore e emancipimit ndaj tuteles paternaliste.

Kam qene gjithmone partizan i idese se, lënë menjane ndonje Scorsese, Spielberg apo Michael Mann (te cilet kane tashme moshen e pensionit), nese ka patur nje regjizor i cili arrinte te bente kinematografi te mire (biles SHUME te mire !!) gjithe duke ndenjur brenda sistemit hollywoodian, ky ka qene Mister Night Shyamalan. Megjithate, me sa duket, deshtimin financiar te Lady in the Water (2006) nuk ja fali kush ne Hollywood dhe, duke filluar nga filmi i tij pasardhes (“The Happening” – 2008) , ndjehen rendshem kushtezimet e producenteve hollywoodiane. Edhe tek The Last Airbender (2010), me gjithe deshiren e mire dhe talentin e regjizorit, ne nje shikim te dyte, filmi nuk ka magjine e atyre te fillimit (The Sixth Sense, Unbreakable, Signs, The Village). Ndersa kesaj rradhe, eshte krejt flagrante: Shyamalan ka humbur perfundimisht lirine e tij : jo vetem pse skenarist i “After Earth” eshte Will Smith (tradicionalisht, regjizori ne fjale ka qene vetë skenarist i filmave te tij) por dhe ne teresine e tij, filmi s’ka asgje ’shyamalaneske’. Le pastaj qe gojet e keqija (Hollywood Reporter per shembull) thone se “After Earth” eshte nje film-mesazh sientologjik nga ana e Will Smith-it, por mua me duket se, edhe sikur ai te jete konceptuar qe ne gjeneze si instrument prozelit ne funksion te nje sekti torollak, prap se prap, nje film i mire, kur eshte i mire, arrin ti tejkaloje filtra te tille (ose shqipçe: “Malet me blerim mbuluar” eshte film i mire, gjithe duke qene film i realizmit socialist, apo jo ?! ).

Shkurt: në emër te te Atit dhe te Birit, me duket se rruges kemi humbur Mister Night Shyamalan-in. It’s a pity !

nota:

  • 7 (me mik)
  • 5 (pa mik)

 

trailer : https://www.youtube.com/watch?v=CZIt20emgLY

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s