Nga nje festival ne tjetrin…

Meqe ka qene dhe Festivali i filmit ne Kanë, ja nja dy filma te prezantuar ne ate te vjetshmin (2012) por qe kane dale neper kinema veçse javen qe shkoi:

 

  1. ”Post Tenebras Lux”  – film meksikan me regji te Carlos Reygadas

  

Kur meksikani Reygadas filloi te beje filma,  gjuajti shume larg që me te parin: “Japon” (te cilin ai e prezantoi ne festivalin e filmit ne Kane ne 2002) fitoi asokohe Kameren e Arte (filmi me i mire i nje regjizori te ri) si dhe fitoi nje reputacion te hatashem ne rrjetin e filmave “autor’ : mund te thuhet pa piken e dyshimit se tashme “Japon” eshte kthyer ne nje film-kult.

Pastaj, Reygadas realizon:

  • Batalla en el cielo ne 2004 : e adhuroj ate film
  • dy vite me pas (2007) Stellet Light / Silent Light / Drite e heshtur – film i mire qe me eshte dhene ta rishoh para pak muajsh
  • dhe tani te katertin: “Post Tenebras Lux” / Pas territ, drita.

Me kete te fundit, vjet ne Kanë regjizori fitoi çmimin e mizaskenes (Best Director) por kjo nuk do te thote ndonje gje te madhe: Reygadas zor se eshte ende tek pasioni per çmimet. E ka kaluar ate faze. Edhe pse kjo nuk do te thote se filmi nuk e meriton ate çmim. Perkundrazi! Sapo fillon filmi, qe ne imazhet e para befasohesh nga origjinaliteti dhe fuqia shprehese e tyre!

I nje pasurie marramendese per nga forma, “Post tenebras lux” eshte jo pak kernac per nga narracioni. Megjithate, misticizmi dhe misterioziteti i tij ‘ekuilibrohen’ nga poetikja dhe politikja qe ‘fshihen’ heshtur pas çdo plani dhe qe e bejne filmin aq vulnerabel sa qe spektatori mund ti vere atij çdo lloj etikete, por jo ta lërë ate indiferent!

 

 7.7

Trailer (click pic): https://www.youtube.com/watch?v=zYeXnNzJ89Y

 


 

 2. “Mud” – film Amerikan me regji te Jeff Nichols 

 

Kete ka te mire kinofilia : kur fillon te shohesh filmat qe ben nje regjizor i ri ( Shotgun stories, filmin e tij debutues, Jeff Nichols e pat realizu ne 2007-n, kur ishte veçse 28 vjeç! ) mund ti renditesh njeri pas tjetrit dhe te besh nje permbledhje te ecurise se punes se tij.

Kshtu, nese filmi i pare i tij me pat pelqy, per te dytin, Take  shelter kisha komentuar : “Asokohe, paskam shkruar se filmi i tij me kish pelqyer, dhe më kish bere pershtypje perdorimi i mire dhe me mend i buxhetit te vogel financiar. Ky opinion i atehershem korrespondon krejtesisht me te kunderten qe mendoj per “Take Shelter” : eshte evident se regjizori heziton ne perzgjedhjen e tij midis nje filmi intim indipendent amerikan dhe atij hollywoodian. Rezultati eshte i keq“.

Kesaj rradhe rezultati, per mendimin tim, eshte edhe me i keq! Sa me shume mjete financiare arrin te siguroje Jeff Nichols (i cili, per te treten here rradhazi eshte edhe skenarist i filmit te tij, pra e konsideron veten teresisht autor), aq me pak ‘e vertete’ behet kinematografia e tij. Ose thene ndryshe: filmi ka te gjitha sindromat e nje film-Sundance: uria e tij per te fituar notorietet shkaterron gjenuitetin e filmit, thjeshtesine dhe brishtesine (ta quajme keshtu) te tij.
Ncuk per mua…

 

4.0

trailer (click pic ): https://www.youtube.com/watch?v=2m9IFlz2iYo

 

 

Advertisements

One comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s