Miza sjell ne Tiranë… Pasolinin!

Nga 9 maji deri me 2 qershor :

 Galeria MIZA 
Rr “Vaso Pasha” pallati 27, ( afer fakultetit te Drejtesise ), Tirana.

Galeria Miza ka kënaqësine t’iu ftojë në hapjen e ekspozitës “Pasolini Prossimo Nostro” në 9 Maj, e cila do të qëndrojë e hapur per publikun deri në 2 Qershor, 2013 me punët e katër artistëve qe jane influencuar nga Pier Paolo Pasolini.

Pier Paolo Pasolini (1922 – 1975) është një nga figurat më kurajoze dhe me influencë në panteonin e artisëve të shekullit të 20të. Me një krijimtari të larmishme, e cila shtrihet në fusha si poezia, filmi dhe piktura, ai qëndron në pararoje të debateve të mes-shekullit (e më tej) mbi pabarazinë, dhunën dhe tjetërsimin e njeriut në modernitet. E interpretuar nga shumëkush si perverse dhe radikale, kritika e Pasolinit mbi modernitetin është edhe romantike: sidomos në film, ai sjell si në përrallë një realitet para-modern, ku njerezit jetojnë pa fe, qeveri apo teknologji. Kjo kritikë është gjithashtu një farë dëshmie ndaj sulmeve kundër vetë atij si homoseksual dhe katolik, aspekte që Pasolini as i mohoi, as i fshehu, por vijoi t’i mishëronte edhe ne trupat e protagonistëve të tij.

Artistët pjesëmarrës në ekspozitën “Pasolini Prossimo Nostro” janë frymëzuar nga elemente të ndryshëm të veprës të Pasolinit, por sidomos nga idetë e tij mbi pushtetin dhe disiplinimin e trupit, ide të cilat shprehen qartë në dokumentarin e Giuseppe Bertolucci-t po me të njejtin titull (2006). Duke ndjekur xhirimet e filmit të tij të fundit, “Salò o le 120 giornate di Sodoma” (1975) – gjashtë muaj mbas premieriës të të cilit Pasolini do te gjendej i masakruar në një anë rruge në trajta që i bejnë vuajtet makabre të karaktereve të Salo-s gati profetikete – Bertolucci kap edhe filozofitë bazë të autorit, disa prej të cilave kanë influencuar edhe katër artistët në këtë ekspozitë. Siç shohim në punët e Adrian Pacit, Blerdi Fatushes, Endri Danit dhe Leke M. Gjeloshit, të cilët ndoshta për koincidencë, ndoshta jo, janë të gjithë nga Shkodra dhe kanë jetuar e punuar në Itali, filozofia dhe kritika sociale e Pasolinit gjen jehonë të fortë edhe në mometin tonë historik, në Shqipëri dhe tjetërkund. 

Një diskutim i mëtejshëm i punëve të secilit artist do të prezantohet gjatë hapjes së ekspozitës. Ndërsa për të dhene një bazë sa më konkrete të krijimtarisë të Pasolinit, në javët që vijojnë, Galeria Miza do të shfaqë pesë filma që janë përzgjedhur si përfaqesues të veprës të autorit, titujt e të cileve gjenden më poshë:

  • Pasolini Prossimo Nostro (2006)
  • Mamma Roma (1962)
  • Comizi d’amore (1964)
  • Teorema (1968)
  • Il Vangelo secondo Matteo (1964)

 

 

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s