Shpëto vdekjen!

Image result for bella addormentata marco bellocchio

 ”Bella addormentata” – film italian me regji te Marco Bellocchio-s


Ne 1980, kur francezi Jean-Luc Godard realizoi “Sauve qui peut la vie” (qe ne shqip do te perkthehej : “Shpeto jeten (shpeto koken) ” film-kthesë ne krijimtarine e tij (ose ndryshe, filmi qe inaguron jeten e trete artistike te Godard-it, edhe pse aktualisht sot ai ndodhet tek e katerta), asokohe kthesa kish kuptim te dyfishte : po aq sa paralajmerohej rikthimi i regjizorit ne boten ‘normale’ te kinematografise (ne vitet ‘70, ai kish realizuar veçse filma-underground), po aq filmi paralajmeronte ’ngjyrat’ e ardhme te shoqerise njerzore post-68 : O Mete per vete : Secili shpeton koken e tij! Pra, ate qe pak me vone do e thosh Zonja e Hekurt ( “shoqeria nuk ekziston, ekzistojne vetem individë” ), Godard (e kush tjeter perveç tij e ka parandjere se “nga do fryje era”? ) do e paraljmeronte permes imazheve te filmit te tij.

33 vjet me vone, Marco Bellocchio (qe per mendimin tim mund te quhet Godard-i i italianeve: perveç tij, e kush tjeter nder italianë, qe prej kohes se Pasolinit, u shqua sa per integritetin e palekundeshem artistik aq edhe per talentin e lakmueshem ??!) realizon “Bella addormentata” , por qe per mendimin tim, fare mire mund te quhej : “Sauve qui peut la mort” (dhe qe ne shqip do te perkthehej : “Shpeto vdekjen” ). Me te njejtin talent, Bellocchio, tridhjete vjet pas “Shpeto koken” kesaj rradhe nuk merret më me koken : jeta eshte tashme kapitull i mbyllur (e ka “mbyllur” Godard-i, kinematografikisht kuptohet), por merret me vdekjen. Si pretekst per kete sherben nje kronike e zeze mediatike qe pasionoi krejt Italine, ne nentor te vitit 2008 : drejtesia italiane autorizon babain e Eluana Englaro-s, nje grua e re ne komë qe prej 17 vitesh, te nderprese ushqimin artificial qe e mban ate ne jete prej aq vitesh, gje qe nxeh gjakrat dhe pasionet, ideologjite dhe besimet e italianeve.

Kuptohet, Bellocchio nuk eshte budallë qe te beje nje film biografik qe do te kishte ne qender te tij, pergjate dy oreve,  Eluanen e shtrire, por pikturon disa personazhe te tjere qe nuk kane asnje lidhje te drejtperdrejte familjare me të. Historia e “bukuroshes se fjetur” nuk sherben veçse si pretekst qe Bellocchio te dale “atje ku ao do te dalë”.

Po ku do te dale Bellocchio ??

“Bella addormentata” eshte nje film i bere nga nje regjizor qe siç thuhet rendom “eshte i konfirmuar, e megjithate, ka realizuar nje film si nje ’student’ qe ende meson, ende perpiqet te kuptoje nga jeta (vdekja) dhe jo si nje profesor qe jep leksione. Ose, e gjitha kjo e thene ndryshe : Kush eshte ai qe nuk e kupton se, debati mbi eutanazine qe ka pushtuar Oksidentin, nuk eshte gje tjeter veçse deshmia ultime e mungeses se simbolizimit ne te cilen ndodhet sot plakja (dhe per rrjedhoje dhe vdekja) ?

nota : 9.5

trailer i filmit :

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s