Damn Damon!

“PROMISED LAND” – film amerikan me regji te Gus Van Sant


Kush tha se (nuk) ka koincidenca ne kete dynjà? Ja per shembull: nje dite te bukur, nje person fort i angazhuar per kauzen ekologjike si Matt Damon, shkruan nje skenar te bazuar mbi kete teme. Si njohes i mire i ketij problemi, pa harruar dhe faktin se duke luajtur nga 10 filma ne vit disa gjera edhe çoç i ka mesuar nga kinematografia, Matt-i vendos ta realizoje vete filmin e bazuar ne skenarin e shkruar nga vete ai (qe do te thote se keshtu, ai do te inaguronte karrieren e tij edhe si regjizor). Por per ‘fat’, i zene me detyrimet e tij si aktor, Matt-i merr ne telefon mikun e tij, regjizorin e famshem Gus Van Sant (GVS) me te cilin kish bashkepunuar pikerisht si skenarist dhe aktor kryesor tek “Good Will Hunting” ne 1997, dhe krejt rastesisht i flet per skenarin e filmit qe i eshte tekur te realizoje. Gus-i i thote t’ja dergoje me celular skenarin ne fjale dhe dy ore pasi e ka lexuar ate, i kerkon Matt-it te jete ai regjizori i filmit ne fjale, ndersa Damon te luaje rolin kryesor.  U tha u bë : “Promised Land” del ne jete!

Regjizor: Gus Van Sant. Skenari: Matt Damon.

 

Film i shkelqyer! I cili, ka dy cilesi kryesore :

  • se pari : duke qene se ne aparence eshte i ndertuar ne formen e nje thriller-i (suspensi),  “Promised Land” mban zgjuar shqisat e spektatorit, edhe pse ne thelb nuk behet fjale per ndonje intrige policeske
  • se dyti, duke qene se regjizor eshte Gus Van Saint (nga te paktet e te pakteve kineastë autorialë amerikane, per te cilet duhet hequr kapelja kur kalojne rruges), filmi, qe ne thelb eshte nje drame njerezore (dhe qe ka ne thelb, pikerisht raportin e qenies njerezore me punen) eshte i trajtuar me nje humanizem per tu patur zili. Sigurisht, mund te konsiderojme se behet fjale per nje “film me mesazh” (ne sensin pejorativ te kesaj shprehjeje) meqe ne kete mes eshte ekologjia, por qe nuk bie ne gracken e moralizimit: GVS ruan nje ekuiliber te shkelqyer, nuk bie kurre ne histeri dhe nuk ekzagjeron per asnje çast dramaticitetin e situatave. Frymemarrja e filmit eshte … p e r   t u   a dh u r u a r !(edhe pse, ngjarja eshte ne aparence, nuk ka ku te shkoje më dramatike -tema qendrore e filmit eshte manipulimi ekonomik dhe pasoja e tij, ekologjia).

Konkretisht, ja historia me dy fjale: Steve Butler, perfaqesuesi i nje grupi energjitik, bashke me kolegen e tij Sue Thomason shkojne ne nje qytet te vogel Amerikan. Te dy jane te bindur qe, si rrjedhoje e krizes ekonomike aktuale, banoret e qytezes nuk mund te refuzojne oferten e kompanise qe ata perfaqesojne per te germuar token e tyre, me qellim shfrytezimin e burimeve energjitike qe ajo fsheh ne thellesi te saj, e më konkretisht, te gazit te argjilit (shale gas). Por nje mesues pensionist i respektaur kritikon projektin ne fjale, i mbeshtetur fuqimisht nga nje aktivist ekologjist qe perballet me Stivin (Matt Damon) sa ne planin profesional aq edhe personal.

Por ‘muhabeti’ del shume here me i ngaterruar se kaq, por qe une nuk mund ta them (sepse pikerisht, aty fshihet suspensi qe ledhaton filmin, te pakten ne aparence te tij).

I prezantuar vjet (ne 2012) ne Festivalin e filmit ne Berlin (ku fitoi çmimin special te jurise), filmi po pritet mire kendej nga Europa, por ç’eshte per te ardhur keq eshte fakti qe ai ka dale me pikatore andej nga Amerika: edhe fakti qe ne poster te tij eshte Matt Damon-i dora vete, prap se prap nuk ben fajde…  :(

 

nota per filmin: 8.5

web site i filmit: http://focusfeatures.com/promised_land

TRAILERhttp://www.youtube.com/watch?v=AHQt1NAkhIo

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s