Kur Ben Affleck detyrohet te lexoje Heidegger-in

 

“TO THE WONDER” (à la merveille) -film amerikan me regji te Terrence Malick


Ne nje interviste te dhene nga Ben Affleck, aktor kryesor tek “To the wonder” (por njeherazi edhe regjizor i ultra oscarizuar me “Argo”-n e tij) , degjohet te thote se Terrence Malick e kish keshilluar qe, nese donte te kuptonte filmin ne fjale, le te lexonte filozofin gjerman Heidegger.
Thene ne kete menyre, kjo padyshim qe nuk i ben nder filmit, pasi vete Malick e di shume e shume here me mire se une qe nje film mund te jete gjithshka, vetem nje pensum filozofik nuk eshte! Megjithate, eshte mese evidente qe, si ish perkthyes i vepres se Heideggerit ne USA, regjizori duket jo pak i influencuar nga filozofi brilant i shek XX. Te pakten, persa kohe pashe filmin, nuk me shqitej nga mendja nje aforizem i famshem i tij: “Vetem fillimet jane te bukura!”


Shkova goxha skeptik ne kinema per te pare kete film te ri te Malick. Arsyeja ishte fakti qe, deri para pak kohesh, regjizori bente relativisht nje film ne 10 vjet, nderkohe qe keto 3-4 vitet e fundit, ka filluar ne na beje nga nje pervit ( “Tree of Life” fitoi palmen e Arte ne festivalin e Kanes veçse parvjet, nderkohe qe “To the wonder” konkuroi vjet, ne ate te Venecias!).

Megjithate, per sa kohe kemi vendosur ti japim Cezarit ate qe i takon, me duhet te pranoj se filmi me pelqeu. Ne nje far menyre, “To the wonder” duket si nje remake i “Days of Heaven” (1978), filmi qe dikur e beri regjizorin te famshem. Ne nje moment, degjohet Ben Affleck tek i thote te dashures se tij: “jemi pare tashme edhe nje here tjeter, ne ate çast isha me motren”. Genjeshter me bisht, sa dhe genjeshtra me bisht e Richard Gere dhee qe perbente ‘thelbin’ mbi te cilen ngrihej ”‘Days of Heaven”. Gje qe me ben te mendoj se Malick, eshte regjizori par excellence i ’parajses se humbur’

 

8.2

TRAILER i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=g-t3l6T53V8

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s