Pasioni sipas Shën Brajanit…


Passion Poster II

Passion” – film amerikan me regji te Brian De Palma


Kur ne vitet ‘70-’80 De Palma perfaqesonte padyshim te vetmin trashegimtar te denje te Hitchcock-ut me kryeveprat e tij (Phantom of paradise, Carrie, Obsession, Dressed to Kill, Blow Out, Scarface, Body Double, The untouchables, Carlito’s Way) une nuk kisha dale akoma nga “veza-albaneza”. Keshtu qe filmat e tij te lartpermendur jo vetem qe i kam pare shume shume me vone, por dhe pasioni im per vepren e tij, gjithmone brenda ‘kinofilise’ sime, me ka lindur po aq vone. Amà kur kam kuptuar e ndjere fuqine e magjise De Palmiane, jam ‘dorezuar’ pa kushte : pakkush qe i thote vetes autor ne kinematografi ka trajtuar aq magistralmente tema te tilla si simulimi, manipulimi, tradhetia, fetishizmi, vuajerizmi (te gjitha keto, para se gjithash e mbi te gjitha ne planin e pikeshikimit filmik e filozofik, e jo vetem ne ate skenaristik – narrativ).

video-passion-videoSmall.jpg

Nga ana tjeter, De Palma më eshte dukur regjizori, ‘vënësi në skenë’ i drames se kapitalizmit, por jo vetem ne sensin ekonomiko-marksist te fjales, por shume më gjere : po aq sa Hitchcock-u, më duket se behet fjale per regjizorin qe pershfaq me mizorine me te shkelqyer faktin se ne ç’pike, se ne ç’derexhé, paraja infekton mardheniet njerezore, thyen e nenshtron iluzionet qofte ato edhe me te pastra, se deri ne ç’pike genjeshtra, mashtrimi, e rrejtshmja i ben pis, i perdhos ndjenjat, qofte edhe ato më naivet e me te pastrat. Po te shikosh me vemendje, kete gje ai e ka bere gjithmone me nje sens grotesk barok prodigious, qofte tek ”Body Double”, qofte tek “Dressed to Kill”, tek “Phantom of the Paradise” apo ”Obsession” : nje grotesk qe “ngacmon me shakà” afekte te thyera, ndjenja te plagosura, ku pikerisht, çdo e çare e çdo krisje, i rivë ne pyetje bindjet tona, ‘piketat’ tona ne kete bote shejtane.

Megjithate, filmat e tij nuk me kane prekur, ‘tronditur’ aq nepermjet identifilimit (projektimit) tim tek personazhet e tyre, sesa nepermjet prejektimit tim tek ideja qe ata misherojne. Ndofta ky fakt, pra identifikimi jo aq me personazhet e nje filmi sesa me ate qe ata perjetojne ‘ici et maintenant’ (HERE & NOW) eshte tipike per filmat eksploitative (mainstream), por mrekullia me filmat e De Palma-s eshte pikerisht thellesia dhe pasuria e pikeshikimit regjizorial (ajo qe komentova me lart : grotesku barok, meditimi mbi boten qe jetojme… etj etj). Qe i ben ata te tejkalojne stadin e ‘filmit mainstream’.

Tashti vijme tek “Passion”, filmi i fundit i Mjeshtrit.

Ka vite qe Hollywoodi e ka flakur De Palma-n, nuk e puneson më, qe kur “Mission to Mars” ne 2001-shin deshtoi financiarisht. “Redacted” ne 2007 ishte nje perjekje e regjizorit per te thene permes nje filmi teresisht indipendent fjalen e tij mbi aktualitetin irakian (por mbi te gjitha, ne sensin e te vertetes dhe te genjeshtres : tema fondamentale e krijimtarise se De Palma-s). Por qe ishte, gjithsesi, nje film me se shumti ‘eksperimental’ (ta quajme keshtu), pra jo ‘tradicional’. “Passion”, qe u prezantua vjet ne festivalin e filmit ne Venecia, u komentua si rikthim i tij ne traditen e tij ‘dePalmiane’, tipike e viteve ‘80-’90. Lajm më i mire s’ka ku te shkoje!

Por ndofta çdo gje “ka kohen e vet”. Nese regjizori nuk ka humbur asnje miligram nga magjistraliteti i tij persa i perket, per shebull, zgjedhjes se aktoreve, duhet pranuar se jo pak gjera kane humbur finesën e tyre : personazhet nuk e kane me ate groteskun e tyre karakteristik,  gje qe ne kete film u jep atyre nje fare statusi prej agjenti qe permbushin disa funksione te “mire-caktuara” permes nje skenari, nje linje estetike te ftohte dhe … kaq. Pjesa e pare e filmit eshte tmerresisht telefimeske, banale, e pa pasionushme. Dhe ne dy te tretat e tij, kur me ne fund duket sikur regjizori i merr gjerat seriozisht… eshte shume vone.

Me siguri, De Palma eshte i ndergjegjshem per kete : per faktin qe nuk mund te vere më ne skene drama te tilla humane, me te njejten sinqeritet (pafajesi, virgjinitet, thjeshtesi, pasterti) të “pisët”, me te njejtin grotesk te mendafshte si dikur… . Ne kete sens thoja qe ndofta çdo gje “ka kohen e vet”. Ose thene ndryshe, “Passioni” nuk eshte me i mundshem sot, ashtu siç ishte i mundshem “Obsessioni” dje… . Mendafshi duket si shume i hekurosur…

nota: 6.9

TRAILER : http://www.youtube.com/watch?v=uLJWoxFtQkY

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s