“Life of Pi” – film amerikan me regji te Ang Lee


Vetem kur dola nga kinemaja e mora vesh se tigri qe kisha pare ne 3D pergjate 2 oresh kish qene… tiger dixhital ! Nderkohe qe, ose e kisha menduar prej verteti, ose nuk e kisha pyetur fort veten per kete gje

Por kjo eshte shenje e mire, pasi provon se per nga efektet teknike, filmi eshte vertet i arrire. Biles dhe 3D, eshte ndofta hera e pare (per nje film amerikan) qe mu duk se ishte perdorur ne menyre organike, pra ne funskion te mizaskenes se filmit, te narracionin te tij. Sigurisht sigurisht, nganjehere ka ndonje budallallek 3D te tipit ‘ndryshim i lenteve (focals) per te orientuar shikimin e spektatorit’, ose ndonje skene banale ku nje pirun merr vlera dramatikisht gjigandeske per hiçgje ! Por hajt mo, ca proçkulla po ja falim

Shkurt, “Life of Pi” per mua ishte nje surprize per mire : ne fakt, nuk behet fjale fare (po fare amà) per nje ‘film-per-femije’, dhe kjo fale kompleksitetit te tij dhe sidomos karakterit te tij monochord (nderkohe qe, shumica e prodhimeve hollywoodiane, jane shpesh nje perzierje e disa regjistrave regjizoriale, vetem e vetem se “mos na merzitet spektatori” e qe u jep atyre nje aspekt prej video-clipi qe me shume eksiton, sesa intrigon shqisat). Nje nga pasojat e monochorditetit te levdueshem te “Life of Pi” duhet te shpjegoje faktin se jo pak spektatore dolen nga salla pergjate shfaqjes se tij : me siguri ata prisnin nje film argetues-femijeror, te tipit kartolinë postale, siç propozon rrejshem posteri i filmit. Por per fat, jo vetë filmi !

Sigurisht, regjizor i tij nuk eshte dokushdo, eshte Ang Lee, regjizor i Brokeback mountain, Lust, Caution, “Hulk” (atij te 2003-shit), “Crouching Tiger, Hidden Dragon”. Por duke patur parasysh se adaptimi i romanit me te njejtin titull ekzistonte si projekt prej dhjetra vjetesh, ekzistonte frika qe Ang Lee te kish aplikuar thjesht kerkesat e hollywoodit dhe kaq. Po jo ! Per fatin tone, regjizori zgjedhon (siç zgjedhohet nje folje) nje estetike surealiste me nje tjeter hiper-realiste ! Biles bukuria e tigrit me beri te kujtoj nje tablo te Salvadore Dalise :

 

Dy fjale per historine e filmit : pas nje femijerie te kaluar ne Pondicherry, indiani 17 vjeçar Pi Patel niset me prinderit e tij per ne Kanada, per te filluar nje jete te re. Anija e udhetimit permbytet dhe heroi yne gjendet i vetem ne nje varke-shpetimi. Ose me mire, pothuaj i vetem, por jo i vetem fare-fare : Richard Parker, tigri i kopeshtit zooligjik te te jatit (qe po ashtu po transferohej per ne Kanada), ndodhet… ne varke ! Instikti i mbijeteses i ben dy heronjte te perjetojne nje odisé jo banale.

nota : 2.5 x Π= 2.5 x 3.14 = 7.7

trailer i filmit :  http://www.youtube.com/watch?v=mZEZ35Fhvuc

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s