Radicool! (“Amour” – film francez nga regjizori austriak Michael Haneke)

 

  

 

 

Ne mes te fotos se meposhtme qendron regjizori austriak Michael Haneke (autori i “Funny Games”, “la Pianiste” ose Kordelja e Bardhe – Palmë e Arte ne Kanë, ne 2009-n) i rrethuar nga Jean-Louis Trintignant dhe Emmanuelle Riva, dy aktorët kryesore (e pothuaj te vetem) te filmit te tij te fundit “Amour”, gjithashtu fitues i Palmes se Arte kete vit (2012) ne Kanë.
2 Palma te arta Haneke, si pakkush.

 

Historia e filmit mund te permblidhet ne nje rresht te vetem : Georges (Zhorzh) dhe Anne (Ana), dy pensioniste tetedhjetevjeçare ish-profesorë muzike jetojne vetem dhe kane nje vajze te vetme (qe jeton jashte shtetit, me familjen e saj). Nje dite, Ana eshte viktime e dy hemoragjive cerebrale te cilat e lene ulog ne shtrat. Dashuria qe lidh çiftin prej dekadash vihet ne prove. Qe kthehet ne sproven e filmit.

Me nje fjale, subjekti i filmit eshte dashuria, jeta dhe vdekja. Jo keq. Jo pak. “Tout un programme” – thote frengu ( “nje program i tere !” ).

Megjithate, mua filmi nuk me pelqeu (nuk jam i vetmi : ne France ka patur jo pak debat rreth filmit). Problem per mendimin tim mbetet menyra se si eshte trajtuar ngjarja nga ana e autorit.
Eshte e njohur dhe eshte kthyer ne proverbiale menyra profesorale (autoritare) e te berit filma e austriakut Michael Haneke : shpullat e tij ndaj spektatorit (permes filmave, sigurisht!) jane tashme te njohura, sikurse njihet tashme statuti i tij prej “autori serioz” qe “prek aty ku dhemb“. Por a “prek vertet aty ku dhemb” Haneke ? Dhe si prek ?? A kemi te bejme me kinematografi radikale apo me se shumti vetem me kinematografi radicool ?? (me demek radikale, por ne fakt, cool).

Me se shumti duket se eshte kjo e dyta. Pse ? Sepse – per mendimin tim- ne vend te nje “keputjeje tonaliteti” (abrupt change of tone), pra ne vend te nje kolpoje kinematografike qe do te shperbente tonalitetin serioz te filmit (dhe keshtu do t’i ofronte spektatorit nje tjeter emocion te ri te paparashikuar dhe radikal), Michael Haneke nuk ben gje tjeter veçse shperblen spekatorin ose me nje ‘goditje me koke’ (headbutt) ose me nje pale shpullash flakeruese (fundi i filmit). Dhe pikerisht (kjo qe quaj radicool, pra radikale ne dukje, por cool në thelb), në fakt nuk eshte veçse nje tjeter forme e akademizmit te filmave-autor, e kthyer në normë, në model dominues (per keto lloj filmash, sigurisht).

*

Jean-Paul Sartre ishte i pari filozof qe futi si kategori filozofike qelbesiren, horrin (le salaud). Ne sensin sartrian te fjales, eshte qelbesire (eshte horr) ai qe e merr veten aq seriozisht sa harron kontigjencen (contingence) e tij, pergjegjesite e tij : qelbesira eshte nje egoist qe e ka ndergjegjen e qete se eshte “njeri i mire” dhe qe “njeri i keq” nuk eshte veçse tjetri!

Ka diçka te tille ne filmin e fundit te Haneke : duke krijuar personazhe qe te japin pershtypjen se nuk kane mundesi te zgjedhin ne jete, filma te tille perpiqen te te trullosin ne menyre te tille qe mos kesh mundesi te zgjedhesh, pra a te rrish ne sallen e kinemase apo te çash ferren. Mekanika e rrefimit te filmit eshte në fakt nje varg ekuacionesh morale dhe … kaq : spektatori eshte i ‘detyruar’ te toleroje te patolerueshmen.

Ti je nje moster vertete, por ti je xhentil” – i thote plaka e semure te shoqit, dhe kjo fjali permbledh deshiren e regjizorit per te detyruar spektatorin qe veprime te urrejtshme ti pranoje si gjeste dashurie ! Mizantropi e zbukuruar – mund te quhet ndryshe.

Konkluzion: Qe njeriu eshte ujk (ose pitbull, keto kohet e fundit) per njeriun, faleminderit per lajmin. Faleminderit edhe per sinqeritetin.
E dime e dime, ne shek XXI, horrat (les salauds) kane veçantinë te jene… te sinqerte!

nota : 2.0

trailer: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=U5Hr3eJc88w

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s