“Into the Abyss” -film amerikan me regji te Warner Herzog

Dhe pasi pashe Agjentin 007, fati e desh te shihja nje film nga Gjeniu 001 (po e quajme keshtu). E me kete rast, po shpjegohem pse behet fjale per nje gjeni (me theks tek “i” ) :

Nderkohe qe agjenti 007 shfaqet ne nje vend si Franca ne me shume se 700 kinema, “Into the Abyss” i Herzogut shfaqet aktualisht vetem ne … 7 ! Qe raportet e kinemase se ashtuquajtur argetuese (entertainment) me pjesen ‘tjeter’ te kinematografise jane bere te frikshme, kjo u mor vesh, por ç’eshte më impresionuese, eshte pikerisht honi i diferences se vlerave midis tyre, qofte edhe duke i krahasuar sipas motos “secili sipas zhanreve”.

Zyrtarisht, “Into the Abyss” eshte film dokumentar. Them zyrtarisht, sepse si i tille eshte ’shitur’ : filmi eshte njeri prej fragmenteve te nje serie prej 4 episodesh, te cilat gjermani Herzog i ka realizuar per nje kanal televiziv amerikan (episodet ne fjale mund te shihen edhe ne youtube) ne te cilat ai interviston te burgosur amerikane te denuar me vdekje.

 Filmi (i cili aktualisht eshte falas ne youtube, por nuk besoj per nje kohe te gjate : https://www.youtube.com/watch?v=vfS6yEu9lMo ), flet per nje tragjedi te ndodhur me 24 tetor te vitit 2001 ne qytetin e vogel Conroe ne Teksas, kur tre personave (nje gruaje tek te 50-at, djalit te saj adoleshent si dhe nje shoku te tij) u merret ymri thjesht sepse dy njezetvjeçare, Jason Burkett dhe Michael Perry (ne foto), e kishin me qejf te madh te ngisnin nje veture te kuqe. I pari, denohet me burg te perjetshem, te dytin, i cili denohet me vdekje, Herzog e interviston pikerisht disa dite para ekzekutimit, ne 2010-n, sikurse interviston edhe personat e aferm te viktimave, sikurse dhe filmon vendin ku ka ndodhur krimi, takon nje ish polic-ekzekutues te korridorit te vdekjes, nje reverand etj etj.
Ne pamje te pare, behet fjale per nje ‘criminal investigation’ dhe asgje me shume. Dhe aq me mire qe filmi ruan aparenca te tilla, sepse pikerisht keshtu konfirmon edhe nje here tjeter se, forca e vertete e kinemase nuk ka te beje me torticollis-in (me dhimbjen e qafes nga levizja e saj ne perpjekje per te ndjekur efektet marramendese te imazheve apo te efekteve zanore), por me ‘diçka’ tjeter. Ajo ‘diçkaja’ mund te quhet pikerisht Herzog : regjizori gjerman fare mire mund te konsiderohet si misherim i asaj se ç’eshte vete kinematografia, misherim i asaj ‘gjesë’, i asaj ‘diçkasë’, qe ne nje film si ky, ben pikerisht diferencen midis nje ‘criminal investigation’ dhe asaj qe mund te quhet pa na u dridhur zeri : ART KINEMATOGRAFIK. Ne mund ta rrotullojme guhen disa here per te gjetur fjalen adekuate, me te pershtatshme te asaj ‘gjësë’, por sado qe ta kthejme e rrotullojme gjuhen, eshte mese evidente se ajo ‘gjëja’ quhet… humanizem. Ose te pakten, ka te beje me njerezoren. Por se si mund te arrijme ne kete perfundim, jam shpjeguar me poshte
(ne foto, Warner Herzog) :

Ne fakt, “Into the Abyss” eshte udhetim ne brendesi te shpirtrave njerezore. Dhe gjithe magjia qendron ne menyren se si Herzog-u i perqaset ketyre shpirtrave, se si arrin te pershfaqe ate qe do te mund ta quanim ‘lehtesia e padurueshme e nje vrasesi’. Nje shpjegim mund te ishte fakti se Herzog eshte edhe etnolog, edhe sociolog, edhe psikolog… i mire, po aq sa eshte edhe kineast (ne nje fare sensi profesional te fjales) i mire. Qe do te thote se gjenialiteti i kineastit konsiston ne zgjedhjen jo vetem te distances se duhur te kameres me bashkbiseduesin e tij, por edhe menyren se si i filmon ata. Dhe jo vetem ata, por edhe veten (edhe pse, ai nuk shfaqet per asnje sekonde te vetme ne ekran!); C’eshte biles edhe me interesante eshte fakti se, perkunder nga dokumentaristë te famshem si Lanzmann (”Shoah”) apo Wang Bing (”West of the Tracks”) apo Robert Kramer (Milestones), Herzog nuk proçedon sipas ‘formules’ se famshme “filmo sa me gjate bashkbiseduesin, per te arritur tek vertetesia e fjales se tij“. Jo ! Herzog nuk ka kohe ne dispozicion (aq ka leje nga Policia), dhe pikerisht, magjia e vertetesise se deshmive te te intervistuerve qendron ne menyren se si i drejton pyetjet te denuarve dhe entourage-it te tyre : kur dhe sisa dhe si. Regjizori nuk e fsheh se eshte kunder denimit me vdekje, kete e shpreh qe ne fillim te filmit me zerin e tij, por pikerisht, kjo ‘parti pris‘ (ky “paragjykim”) nga ana e regjizorit qe ne fillim te filmit, e zhvesh ate nga çdo rrezik per te krijuar keqkuptime, abiguitete apo ikje nga vertetesia e fjales. Dhe vetem e fjales !

E megjithe keto, nuk di pse por diçka me thote se ka dhe “nje gje tjeter” qe personalisht me magjeps me filmat e tij, dhe ne rastin konkret me “Into the Abyss”.
Dihet qe Werner Herzog, gjithe jeten e tij ka bere filma qe regjistrojne ‘çmendinë njerëzore’, filma me personazhe ‘te marre’, ‘te veçante’, ‘ekstravagante’: fillo me “Land Des Schweigens Und Der Dunkelheit” (Vendi i heshtjes dhe erresires”, dokumentari i tij i pare kushtuar njerezve te verber e shurdh-memece njeherazi (1970), vazhdo me “Aguirre” (1972) e “Fitzcarraldo” (1982), dhe tash se fundi me Grizly Man, “The White Diamond” apo Cave of forgotten dreams (2010). Megjithate, edhe nje konstatim i tille nuk do ishte i mjaftueshem : Herzog nuk eshte as i pari as i fundit regjizor qe interesohet per personazhe dhe raste ekstreme te njerezimit.
Mendimi im eshte se gjenialiteti i Herzogut qendron ne ate qe, ashtu sikunder personazhet dhe situatat qe filmon jane ‘te çmendura’, jane ‘te marra’, ashtu eshte edhe ai vete : i marre, i çmendur, si vete njerezimi qe filmon, regjistron, xhiron : “i barabarte mes te barabartesh” – duket motoja e regjizorit (nje “i çmendur” mes nje njerezimi “te çmendur”). Dhe ky ndofta duhet te jete sekreti i gjenijve te medhenj te kinemase : vellazerimi, barazimi me heronjte e tyre, me personazhet e tyre. Fjala më adekuate qe do te shkonte ne kete rast do te ishte HUMANIZEM, edhe pse perdorimin e saj vazhdimisht e kam evituar (mbi te gjitha duke patur parasysh keq-perdorimin e saj ne shek XX…). Por eshte vertet rasti pet ta perdorur : Herzog, para se te jete nje kineast, sociolog, etnolog e psikolog i madh, eshte mbi te gjitha nje humanist i madh ! Ose : nese do te na duhet te shpjegojme se ç’eshte humanizmi, nje nga shembujt e rralle do te ish : menyra se si e sheh dhe ‘regjistron’ njerezimin ky regjizor, eshte njeri nga (te rrallet) shembuj.

Per fat te keq tonin, nuk kane mbetur shume nga “rraca” e tij. Wakamatsu vdiq para pak ditesh. Skolimowski pothuaj nuk ben me filma… Ka mbetur ende de Oliveira, Godard-i dhe ndonje tjeter.
Dhe Herzog, sigurisht.
Per fat te mire tonin !

nota : 10 me shume yje !!

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s