Filmi “TAKEN 2″ dhe nje pyetje e shtruar gabim

Ne studion e emisionit “Top-Show” te Alban Dudushit ne Top-Channel bisedohej parmbreme per “Taken 2″, ne te cilin, ashtu sikurse ne “Taken 1″ , mafiozet paraqiten si shqiptare (nga Tropoja). Dhe filmi, nje blockbuster 260 miljon dollaresh, po korr nje sukses te hatashem neper kinemate amerikane, europiane e biles deri edhe ato shqiptare!

Biseda midis pjesemarresve te emisionit (ku i ftuar ishte dhe Arben Bajraktaraj, aktori shqiptar qe luan tek “Taken 1″) mund te shihet ketu :

Pyetja rreth te ciles debatuan te ftuarit ne studio ishte : duhet apo jo te shqetesohemi nga imazhi i keq per shqiptaret qe percjell filmi. Me perjashtim te njerit prejt e ftuarve (Lizander Saraçit) e deri diku edhe vete Alban Dudushit (drejtuesit te ‘Top Show’-t), te gjithe te ftuarit ne platenë e emisionit mbrojten idene se shqiptaret nuk kane pse te irritohen patriotikisht, nuk kane pse te perkedhelen (insistonte njera prej te ftuarave!) por duhet te punojne vete per te permiresuar imazhin e tyre. Ose siç u shpreh Gilman Bushati, njeri prej te ftuarve ne studio, “nuk kemi pse ti bindim te tjeret se jemi te mire”, ide qe tashme ai e ka shprehur edhe nje nje artikull te tijin te botuar ketu.

Ne shikim te pare, nje pozicionim i tille duket i llogjikshem. Kush nuk eshte dakort me idene se duhet te jemi vete ne shqiptaret qe duhet te punojme per te permiresuar imazhin tone ?
Megjithate, per mendimin tim, nje arsyetim i tille e shtron ne menyre te gabuar problemin, pra mendoj se behet fjale per nje fallco-pyetje dhe fallco-problem : sigurisht qe eshte e ‘llogjikshme’ qe shqiptaret nuk mund te bindin boten se jane te mire, se vlejne me shume ! Por amà shqiptaret, e aq me teper ‘elitat’ e tyre (te cilave u jepet fjala per dy ore rresht te shprehen publikisht ne nje medium jo pak te ndjekur), e kane per detyrim moral te thone me ze te larte se behet fjale per nje film ksenofob, racist dhe thellesisht reaksionar, gje qe asnjeri prej pjesemarresve ne bisede nuk e shprehu.
Ose, nese te gjithe kete do ta thoja permes nje pyetjeje qe do te deshiroja shume tua drejtoja te ftuarve kozmopolite te Dudushit :
ç’do te mendonin ata nese vjen nje dite dhe shqiptaret arrijne te bejne nje blockbuster te tyrin, as me shume as me pak se nje “Taken” me nje Liam Neeson shqiptar ?? A do te vazhdonin te mendonin se nje film nuk eshte veçse nje fiksion (nje film-kokoshke) qe spektatori e harroka “sapo dilka nga kinemaja” ??

trailer i filmit: https://www.youtube.com/watch?v=VpaT8NzkLgE

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s