“Skyfall”- film anglo-amerikan me regji te Sam Mendes

Image result for skyfall

Keto filmat me “My name is Bond, James Bond!” (ky eshte i 23-i !! ) jane bere nje çike si puna e NATO-s: hallvë e ftohur !

Ka patur disa te dikurshem qe kane qene origjinale e eksitues ne llojin e tyre: Lufta e Ftohte u jepte diçka autentike disave, nderkohe qe keta te fundit u ngjajne me se shumti Jason Bournave aktuale, duke humbur edhe ate pak autenticitet te dikurshem te 007-ave, edhe pse ky i fundit pikerisht perpiqet te ktheje disi origjinalitetin e te pareve.

Qe karnavali me 007 vazhdon per arsye komerciale, kjo u mor vesh. Keshtu qe mbetet te shihet nese te pakten brenda zhanrit te tij, pra “film me aksion”, a sjell ndonje gje te re, per me teper qe regjizor i “Skyfall” eshte Sam Mendes, “doktori” i familjes amerikane (se ai kshu mo e ka pas zakon, bente gjithmone filma ku pretendonte te diagnostikonte familjen amerikane : per shembull ”American Beauty”, ose “Revolutionary Road). Keshtu qe thash me vete : ndofta hallven e ftofet me 007 e ka ngrof ndopak “doktori” Sam Mendes.
Me ç’pashe une, Mendes kish lexuar nje shprehje te François Truffaut (regjizor i njohur francez) i cili ka pas thene qe “nese nje kineast deshiron te beje nje film te mire, kryesorja eshte t’ja dale mbane ne 10 a 15 minutat e para te filmit“. Dhe e kish zbatuar kete ‘keshille’ gërmë per germe : skena e hapjes (10-15 minutat e para, ne Stamboll) perbejne vertet nje skene-aksioni te arrire !

Pastaj, Adele kendon kengen hapese te filmit, fillojne titrat, fillon filmi por… vazhdimi nuk ka fuqine e minutave te para. Megjithate, ka disa gjera tek-tuk interesante si per shembull : dihet qe kur James Bond eshte i semure, tradicionalisht ai sherohet permes se berit seks (seksi si terapi). Por kesaj rradhe terapia nuk eshte hiç efikase : kohet jane te veshtira per 007-n, kriza ka pllakosur planetin Toke dhe Sam Mendes, si “doktor familjeje” qe e mban veten, perpiqet te krijoje nje atmosfere te semure qofte ne MI6 (Sherbimet Sekrete angleze, qe hidhen ne ere pothuaj qe ne fillim te filmit), qofte ne gjithe Mbreterine e Bashkuar. Kete aspekt arrin ta pershfaqe mire.
Pjesa tjeter pastaj, me duket e mbushur me stereotipe hollywoodjane qe nuk qullosin ndonje gje te madhe. Per ta mbyllur pastaj filmin me idene se, frama e 007-s, ne thelb te thelbit o thelb prej thelbi, eshte drame familjare (o mamiii, erdhi doktoriiiii – Sam Mendes pra mo).

Gjithsesi, dy skena filmike per tu veçuar : ajo ne Kine (building-e prej xhami, loje hijesh kineze) dhe ajo ne Skoci, ku silueta hijesh ecin neper token e perflakur skoceze hiçkokiane (fotot e meposhtme ) 

5.9

trailer i filmit : YouTube – SKYFALL – Official Trailer

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s