“In another country” – film korean me regji te HONG Sang-soo

C’fare ndodh kur nje regjizor perballet me temen e ekzotizmit te famshem qe lind nga raporti i dy personave me kultura te ndryshme, biles nga dy kontinente te ndryshem ? Si arrin ky ekzotizem te krijoje dhe pershpejtoje deshiren (desire), terheqjen midis dy qeniesh njerezore ??
Varet nga regjizori, por kur behet fjale per nje te talentuar si koreani HONG, kersheria eshte e madhe per te pare se si do ta perballoje ai (kinematografikisht, kuptohet) nje tematike te tille me te cilen ai perballet per here te pare (personazhet ne te gjithe filmat e meparshem te tij:

 

Hong sang-soo ka nevoje per gjera shume te vogla per te bere nje film te madh : nje çader, tre pale sandale (nje pale filp-flops, nje pale sandale me taka e nje pale papuçe balerinash), nje far deti, nje shtepi pushimi buze detit dhe… kaq!

Dhe rolin e heroines kryesore te “In another country” e luan Isabelle Huppert, nje nga dy tre aktoret me te njohura aktuale franceze. Ndersa ngjarjet zhvillohen teresisht ne Kore. Dhe ç’kenaqesi te shihje pikerisht Huppert (tradicionalisht egocentrike dhe histerike ne menyren se si aktron), me ne fund te ç’terminatorizuar, ne rolin e nje europianeje ne Kore qe kalon peripeci te vogla ne dukje, loje e materializuar permes nje aktrimi qe eviton pikerisht ose histerine ose nje far pendimi kristik, tipike per aktoren ne fjale. Ufff, me ne fund !
Hong refuzon ta transformoje heroinen e tij ne ikone, ne fantazi te adhuruar (skena ku plaka koreane detyron Huppert te ulet barkas per te pastruar dyshemene : klas fare ! Shkurt, ate qe s’mundi ta bente as Kiarostami me francezen Juliette Binoche tek The Certified Copy, e beri Hongu me Huppert ! Hallelujah !

Film po aq humoristik sa dhe i trishtueshem, eshte melankolia qe le gjurmen e saj te fundit mbi “In another country”. Dhe mu kujtua se shqipja perdor ende nje nga menyrat foljore me te rralla nder gjuhet boterore sot: ate deshiroren (nuk jane me shume se 5-6 gjuhe qe e perdorin ende ate). I shkon fort per shtat asaj qe mendova kur mbaroi filmi ne fjale : HONG Sang-soo, mos vdeksh kurre ! Dhe shtova me vete : cili kineast me dy para mend ne koke nuk do e kishte zili nje koleg te tij qe arrin te beje nje film te shkelqyer me kaq pak, biles fare-fare pak mjete ? (financiare, logjistike… etj).
Prap : mos vdeksh kurre Hong !

nota : 10 !

trailer i filmit : https://www.youtube.com/watch?v=4jcFmVGGlsE

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s