Prap edhe 100 të tjera, mjeshtër !


“Gebo et l’ombre” (”Gebo dhe hija”)- film portugez me regji te Manoel De Oliveires


.

.

Me 24 prill te 2007-s  kam shkruar :

Citim Regjizori portugez (Manoel de Oliveira) i filmit “Belle toujours”, me 11 dhjetor te ketij viti mbush 99 vjeç, ndersa vitin tjeter… plot 100 !Une do ti uroja edhe nja 100 te tjera, se Oliveira bën filma sikur te kishte jo 99, por 29 vjeç, pra filma tejet rinorë, eksitues, magjike !

 

Ndersa më 29 shtator te 2009-s, me rastin e daljes ne kinema te “Veçantite te nje bjondeje” paskam shkruar:

Citim Kush nuk u beson mrekullive, duhet te filloje te nderroje mendje : regjizori portugez Manoel de Oliveira, vjet ne dhjetor ka mbushur plot 100 vjeç, dhe ne keto vitet e fundit, jo vetem qe s’ka rreshtur së bëri filma, por keto dy-tre vitet e fundit ka bere nga dy ne vit !! 

 

Ndersa vjet, më 28 mars, eshte bere sebep “Rasti i çuditshem i Angjelikes” per tu shprehur :

Citim Cdo here qe shkruaj postimin e rradhes per filmin e ri ‘te rradhes’ se Manoel de Oliveires, aq here kam pershtypjen se regjizori rinohet ! Kete vit, ai mbush plot 102 vjeç dhe me sa duken bathët, legjenda eshte kthyer tashmë ne realitet : de Oliveira eshte regjizori më i ri ne botë !

 

Po kte rradhe, ç’te shkruaj per “Gebo dhe hija”, filmin me te ri te rijoshit 103 vjeçar De Oliveira??

Po ja, po them se filmi perben ne vetvete nje nga mesimet (lesson) ndofta me te shkelqyera per kineastet e vjeter (ne koncepte, edhe pse ndofta te rinj ne moshe) e qe do te permblidhje në: me gjithe kushtezimet e nje ‘pjese teatrale’ (tek “Gebo dhe hija” luajne vetem 6 aktore dhe gjithshka ndodh ne 6m² !), De Oliveira ja del te ‘prodhoje‘ kinema(tografi), film; Po si ja del ? Po ja, thjesht duke vertetuar ne imazh dhe ze se pikerisht kinema(tografi)ja eshte para se gjithash muhabet ndriçimi, muhabet dritash, muhabet drita dhe hijesh.
Kaq e ‘thjeshte’ eshte puna!

Po kaq e thjeshte ne fakt eshte dhe intriga e filmit : si ne nje tragjedi greke, nje nene, Doroteia, pret deshperimisht prej shume kohesh kthimin e djalit te saj. Kjo pritje e gjate ndodh ne shoqerine e burrit te saj, Gebos, llogaritar i plakur, qe me gjithe moshen e shtyre, vazhdon te punoje. Te dy jane ne shoqerine e Sofise, nuses se djalit, po aq e brengosur nga ikja ne drejtim te panjohur te te shoqit.

Sikurse ajo shprehja ne shqip “pak e sak”, ne fund te fundit, keshtu eshte edhe kjo puna e filmave te De Oliveires: vertet jane vetem 6 aktore ne 6m², por ç’aktorë se: ne njeren ane, 3 aktore te njohur : Michael Lonsdale, Claudia Cardinale, Jeanne Moreau; ne anen tjeter, 3 aktore portugeze fetishë (te preferuar) te regjizorit : Leonor Silveira, Luis Miguel Cintra dhe Ricardo Trépa. Trupa flet vetem ne frengjisht. Vertet luan Claudia Cardinale, tradicionalisht e harbuar dhe e papermbajtur, por ne kete film eshte befasuese dhe e shkelqyer !(merite pa dyshim e regjizorit). Per te mos folur pastaj per Michael Londsdale, i cili eshte vete (per nga natyra) aktor i lindur (pra i vete-permbajtur).
Pra shkurt, pak e sak !
Nje dite, djali kthehet ne shtepi. E ne vend qe te sjelle paqe, sjell kaos…

E frymezuar nga nje pjese teatrale e fillim shek XX, “Gebo dhe hija” eshte, ne thelb, nje reflektim mbi perplasjet ndermjet vlerave tradicionale (ajo e parasë dhe te familjes) nga njera ane, dhe vlerave te lirise dhe tejkalimit te pengesave per te arritur ate, ne anen tjeter. Geboja ka punuar nje jete te tere si llogaritar, i ka prekur me duart e veta parate gjithe jeten, e megjithate jeton nje pleqeri kryesisht mizerabel. Parabola me popujt e Europes jugore eshte mese evidente : bankat bejne qef, njerezia kruan hunden.
I biri, simbolizon me se shumti nje te ri gjys anarkist gjys revolucionar, qe kerkon me doemos te tejkaloje pengesat e lirise, qofte edhe duke vjedhur. E ç’eshte me e bukura eshte fakti se vete De Oliveira ka qene i biri i nje industrialisti te pasur portugez, por qe falimentoi ne fillim te shek XX.

Gjithmone pak e sak ! Per nga permbajtja, por dhe per nga forma. Gracka e renies ne “pjese teatrale te filmuar” evitohet ne menyren me brilante, dhe sigurisht, une fois de plus, komardarja e shpetimit sigurisht qe quhet… mizaskene (e qe ne kete rast, do te konkretizohej mbi te gjitha me lojen e shkelqyer drite-hije te vete drites se filmit, me ate te aktoreve, me finesen e skenarit… etj etj).

Ka pas thene Ingmar Bergmani : “Pleqeria eshte e krahasueshme me ngjitjen e nje mali. Sa me shume ngjitesh, aq me shume lodhesh. Por dhe pamja qe te shfaqet para syve behet gjithmone e …më e madhe !”

Prova quhet Manoel De Oliveira.
Prap edhe 100 te tjera mjeshtër !

 

nota : 9.0

trailer i filmit : https://www.youtube.com/watch?v=KV4h-i8z9AE

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s