“Like Someone in Love” -film japonez me regji te iranianit Abbas Kiarostami

likesomeoneinlove_HD

C’fare ndodh kur nje regjizor (te pakten i famshem, siç thuhet rendom) nuk xhiron filma ne vendin e tij ? Pergjigja eshte e ndryshme ne funksion te regjizorit: per shembull, Woody Allen sillet si pordha neper breke kendej nga Europa dhe ben filma-kartoline si ky ketu ose si ky tjetri. Pra, turizem kinematografik. Ndersa me Kiarostamin, te cilit i eshte ndaluar te xhiroje ne vendlindjen e tij Iran, ndryshon disi puna : nese filmin e tij te parafundit e pat xhiruar ne Itali (The Certified Copy), kete te ketij viti (te prezantuar edhe ne Festivalin e Kanes 2012), te titulluar “Like Someone in Love” e xhiroi ne Japoni. Dhe me ç’me duket mua, nuk duket se ka lidhje me turizmin, qofte ai dhe kinematografik.

Megjithate, duhet pranuar qe mergimi le gjithmone nje gjurme te ‘pariparueshme’ ne vepren e nje regjizori, sidomos mergimi i detyruar: sikur te marrim si shembull vetem dy filmat e fundit te Tarkovskit, (“Nostalghia” xhiruar ne Itali dhe “The Sacrifice” xhiruar ne Suedi, me ndihmen financiare te Bergmanit) : eshte mese evidente qe keta te dy kane diçka te ndryshme nga 5 filmat e meparshem te tij, te realizuar ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe. Ndryshueshmeria ka te beje sa me nje far’ nostalgje per ‘token e humbur’, por po aq edhe me nje fare stampimi, dashur pa dashur, te markes ‘Tarkovsk’ mbi Italine (ne rastin e “Nostalghia”-s) ose mbi Suedine (ne rastin e ‘The sacrifice’). Per ti dhene gjithmone cezarit ate qe i takon, duhet pranuar se nje far’ stampim te markes ‘Kiarostam’ mbi Italine e ndjeva edhe tek The Certified Copy, filmi i tij i parafundit, sikurse ndjeva (disi me pak, ndofta!) edhe ate mbi Japonine, tek “Like Someone in Love”. Megjithate, me duket se fale talentit dhe inteligjences se regjizorit ne fjale, filmi jeton e merr fryme ne vetvete edhe pertej stampes ‘kiarostam made in japon’, fale ideve qe perçon, fale mizaskenes etj etj (por per keto, duhet pare filmi !).

Per nga ana skenaristike, eKiarostami edhe kesaj rradhe (sikurse tek “Close Up” apo tek “The Certified Copy”) merret me raportet e-vertete/e-pavertete, realitet-genjeshter, por filmi ka trajta shume here me pak te hareshme se ata qe sapo citova : ‘Loja’ tek “Like someone in love” mbaron me nje kthim shume here me te dhunshem ne relaitetin e gjerave, per me teper qe filmi trajton tema jo fort alegro si ai i prostitucionit, mjerimit seksual… etj etj
I ndertuar mbi bazen e nje qui pro quoje, filmi flet per 3 vetmi : ate te nje pensionisti, shkrimtar ne profesion (qe ne disa rrethana te ngaterruara, hiqet si gjyshi i nje vajze te re studente japoneze, e cila per te siguruar jetesen ushtron edhe profesionin e call-girl), ate (vetmine) e vajzes ne fjale dhe ate te te dashurit te saj (qe nuk e di se e dashura e tij eshte edhe prostitute).

Ne fakt, Kiarostami nuk denoncon te paverteten (fallcon). Perkundrazi, e perdor per te pershfaqur (dhe per te perqafuar, permes filmit te tij) realitetin. Sidomos permes reflekseve te xhamave (te qytetit) por dhe te vetures. Jo rastesisht vihen ne film ‘cote à cote’ (prane njeri-tjtrit) dy personazhe kaq te ndryshem ne pamje te pare : Takashi, nje pensionist ne pleqerine e tij (intelektuali, puna mendore), dhe Akiko, nje studente ne kulmin e lulezimit te saj (punetorja seksuale- puna fizike). Eshte pak a shume e njejta gje qe ben edhe egjiptiani Yousry Nasrallah tek “Pas betejes” me dy personazhet e tij. Universalja tek specifikja : “Si dikush qe duket se ka rene ne dashuri !” (like someone in love)…

Encore et toujours… DE LA CONTRADICTION !

7.9

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s