Magji apo… vetmi??

“Magic Mike” – film amerikan me regji te Steven Soderbergh


 

Ne vitin e larget 1989, kur regjizori amerikan Steven Soderbergh fiton palmen e arte ne Festivalin e Kanes me “Sex, Lies ans Videotape” (Seks, rrena dhe video) nuk ishte veçse 26 vjeç, duke hyre keshtu ne histori si regjizori më i ri qe rremben ate çmim. Pa harruar se behej fjale per filmin e pare fare fare te tij ! Nje zbulim i vertete.

Jo fort i ndjeshem ndaj sirenave komerciale te Hollywoodit, Soderbergh me pas tenton disa filma te natyres indipendente (”Kafka”, “King of the Hill”… etj) por qe rezultojne deshtime persa i perket suksesit financiar (gje normale ne USA…). E megjithate, kjo i dha atij nje far statusi te nje regjizori te ri vertet te talentuar. Per me teper qe Soderbergh eshte nga ata qe di ti beje te gjitha: edhe regjizorin, edhe producentin, edhe montazhierin, edhe kameramanin, edhe… Keshtu qe nuk u ‘dekurajua’.

Me pas ai realizon Oqeanet e tij (11, 12, 13…) por une nuk nuk kam pare ndonjehere asnjerin prej tyre, keshtu qe nuk mund te shprehem per to; Pastaj vijne ‘Traffic’ qe nuk me eshte dukur i keq, po ashtu ‘Erin Brokovitch’ (goxha i mire biles!). Ndersa duke filluar nga 2006, i kam ndjekur rregullisht ne kinema ato ç’ka ka realizuar : keshtu “Bubble” me kish lene skeptik; Che Guevara i tij me pat pelqyer à la folie (per mua, ai film eshte jo vetem kryevepra e Soderbergh-ut, por filmi i tij më intim, më personal); pastaj po aq skeptik me ka lene The Girlfriend experience nderkohe qe The Informant!” me pat ngazellyer si film. ndersa i parafundit qe nxori vjet, pra “Contagion” me qe dukur pa interes dhe i kollajshem per nje regjizor qe ka dhene shuume here me shume se kaq.

Midis epitetit -i mbivleresuar- dhe -i ngrënë ne hak- , nuk di njeriu i shkrete ku ti vendose 23 filmat (ne 24 vite karriere) te Soderbergut, per me teper qe “Magic Mike” eshte filmi i parafundit i tij : regjizori ne fjale ka deklaruar se, pas filmit te tij te ardhshem qe del ne kinema ne 2013-n, ai do te pushoje së beri filma dhe do nderroje profesion (kjo me pelqen ne fakt, sepse perkedhel nje ide te hershme timen, sipas se ciles ata regjizore autorialë qe e ndjejne se i kane thene ç’kane patur per te thene, më mire te nderrojne zanat se sa te perserisin veten- per ti rene shkurt). Por qe ka diçka prej radikaleje ne vepren e tij, kjo nuk do as men as kalem.
Dhe “Magic Mike”, ku mund te pozicionohet ne kete krijimtari sa radikale aq dhe te qete (nganjehere deri dhe te qullet) te Soderbergut ?

Nese tek “Girlfriend experience” regjizori trajtonte temen e nje vajze te re amerikane e cila me gjithe dijenine e te dashurit te saj prostituoet, “Magic Mike” rrefen nje Amerike nen sunlight e Florides, rrefen historine e Majkut (Mike), nje djali tek te tridhjetat (rolin e luan Channing Tatum) qe punon diten si murator dhe naten si stripper ne nje disko striptize, gjithe duke enderruar qe nje dite te behet entrepreneur; Mike ze shoqeri me nje murator te ri, Adamin, te cilit i propozon po ashtu nje vend tek ndermarrja e striptizes. Adami ka nje moter…

“Magic Mike” ben fjale per mardheniet e amerikaneve me fuqine (the power), sigurisht jo ne sensin fizik te fjales, edhe pse pershfaqja, vizualiteti i filmit e ben kete gje pikerisht permes fizikes, pra permes muskujve. Kete rradhe Soderbergu duket se interesohet per gjinine mashkullore, dhe ketu me duket se ka diçka më specifike per tu vrojtuar. Por per kete, duhet ti rikthehemi filografise se tij ne nje sens tjeter :
Soderbergu duket tip ekseprimentuesi, qe ka dashur ti provoje te gjitha. Jo vetem qe emri i tij tek gjeneriket e filmave (gjithmone te tij) figuron ne funskione te ndryshme (regjizor, montazhier, kameraman… etj etj, biles nganjehere edhe me pseudonime), por edhe zhanret qe ka levruar jane krejt te ndryshem : nganjehere remake, nganjehere biopic, nganjehere fanstiko-shkencorë, nganjehere komedi sentimentale, nganjehere thriller; po ashtu edhe per nga stili, duket tip qe i ka provuar te gjitha : flash-back, ngadalesim imazhi, kalim nga ngjyrat ne bardh e zi.
C’ngelet tjeter ? Ngelet per nga gjinia, per nga seksi. Dhe po ta shikojme me vemendje, edhe nga ajo ane, Soderbergu ka filmuar te dy sekset me nje barazi gati perfekte : duke filluar nga filmi i tij i pare “Sex, rrena dhe video” (ku filmon dy meshkuj dhe dy femra qe duhen ne pothuaj gjithe kombinimet e mundshme) e duke perfunduar me kete ”Magic Mike” (nje stipper-mashkull qe i ka ardh ne maje te hundes te veshe tanga çdo mbremje per te eksituar gjinine femerore), ne thelb behet fjale per te njejten gje : ndryshimi i kaheve te arketipeve mashkull-femer. Fundja keshtu ka qene edhe tek Erin Brockovich (gra avokate qe u linin burrave te tyre te mbanin femijet) ose tek “girlfriend experience” (nje vajze e re qe prostituoet me dijenine e te dashurit). Me kete, nuk dua te them se Soderbergu idealizon seksin e kundert te atij (asaj) qe filmon ne X apo Y film, as nuk i bie “shkurt” si Tarantinoja (per te cilin femrat jane superiore ndaj meshkujve dhe ka vdek ajo pune!).

Me se shumti behet fjale per nje fare barazie : meshkujt dhe femrat, per të, duket se jane dy variabla te nje ekuacioni. Ose edhe me sakte : bota, e shikuar si nje far’ lisharseje, si ne foto, ku kemi hypur te gjithe dhe mbahemi nepermjet dy kembeve : njera kembe jane meshkujt, tjetra femrat. Edhe pse, nuk duhet patur ndonje iluzion i madh (duket se na thote regjizori) : raportet njerezore, edhe pse te ngarkuara me deshira, besime e mosbesime, prap se prap mbesin kalimtare, te perkohshme. Njeriu, cilido qofte seksi i tij, eshte bashkudhetar i vetmise…  . Pesimizem quhet ndryshe

Magic Mike apo… I vetmuari Mike ?

😉

nota e filmit : 7.8   (por pse jo dhe 8.7  ;) )

Trailer : http://www.youtube.com/v/eMU7s6cwxEM

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s