RIP Chris Marker

 

Regjizori i “La Jetée“, ndofta filmit te shkurter (zgjat 26 minuta) me te bukur te historise se kinemase, ka vdekur pardje ne Paris, ne moshen 91 vjeçare.

 Postulati i “La Jetée” eshte i meposhtmi : te nesermen e Luftes se Trete Boterore, te shpetuarit strehoen ne katakombet e Parisit. Nje burre, i paemer, i afte te udhetoje ne Kohe (pra edhe te ri-integroje te kaluaren), ka per mision te sjelle nga udhetimet e tij temporale te mira materiale dhe energji (Terry Gilliam eshte frymezuar nga historia e ketij metrazhi te shkurter per filmin e tij “Twelve Monkeys”).

 Po te kerkosh ne internet per Chris Marker, kjo foto e vjeter eshte nje nga dy tre te rrallat e tij. I lindur ne 1921, kur ishte gjimnazist, nje nga profesoret e tij quhej nje farë… Jean Paul Sartre; me pas, ka qene nje nga pjesmarresit e paket te rezistences anti-fashiste franceze dhe me pas, shok armesh i Godard-it, Resnais, Varda, kineasteve te ‘nouvelle vague’ franceze.

Natyre tmerresisht e mbyllur (por per asnje moment mizantrop!), udhetari i famshem qe i bie rreth e qark botes, regjizor i nje numri te panumert dokumentaresh, fiksionesh, metrazhesh te shkurter, te mesem e te gjate (permes te cileve Chis Marker eshte sa historian dhe sociolog, sa etnolog as dhe poet), per kete erudit te hatashem do te mjaftonte shprehja e famshme e poetit Henri Michaux per ti bere homazhin e fundit : « Il faudrait raser la Sorbonne et mettre Chris Marker à la place » (”Po te rrafshonim Universitetin parizian te Sorbones, do te duhej te vinim Chris Marker-in ne vend te tij”).

ps: The New Yorker i kushton kete artikull (ne ang.)

p.s.2 : nje nga filmat e tij te fundit (ne 1999) ka qene Nje kryebashkiak per Kosoven . Edhe pse, deri edhe para pak muajsh, Chris Marker qe kish qejf ta quante veten “le plus célèbre des réalisateurs de films inconnus” (”me i famshmi nder regjizoret e filmave te panjohur”), nuk pushoi se vendosuri ne youtube (streha e tij e fundit) mini-filma qe ironizojne qe nga kapja e Ben Ladenit, e deri tek vdekja e Steve Jobs (perpara pak muajsh, dmth… ne moshen 91 vjeçare !)

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s