TOP-10 Cinéma français 2001-2011

“Me brekë neper komë” – keshtu do pergjigjej kinematografia franceze, nese do ta pyeste ndokush se si po ja çon keto vitet e fundit. Ose me sakt, do pergjigjej : “si gjithe poplli, me breke neper kome”, qe do te thote : “si gjithe kinematografite e botes, terhiq e mos e keput”.

Dua te them se me gjithe nje far’ ‘exception culturelle’ (veçanti kulturore – sistem ndihme per krijimtarine kulturore) qe reklamon nje vend si Franca, edhe kinematografise franceze nuk i ka ndodhur ndonje eveniment exceptional : mbi 90% e prurjeve filmike, si kudo ne bote, jane kinematografi eksploatative dhe pjesa tjeter qe mbetet eshte kryesisht kinema autoriale. Vitet e fundit, ka nje perpjekje per te krijuar nje far ‘marke te re fabrike’ qe ne France e quajne ‘film du milieu’ (”filma te mesem”), qe pretendojne te jene as me shume harxhe (mbi 7 miljon €), por dhe as shume varfanjake (nen 2 miljon) dhe qe tentojne te kapin nje publik as shume te gjere, por as shume te ngushte (zgjeroje se te vrava, ngushtoje se te vrava !)

Megjithate, edhe ne France, sallat e vogla indipendente po behen gjithe e me te rralla. Shkurt, globalizmi (ne fakt, emri ekzakt duhet te jete berluskonizimi i Botes por nejse) pra globalizmi terheq, dhe shiriti i artit kinematografik hollohet gjithe e me shume (sa per te ilustruar ate shprehjen “terhiq e mos keput”). Ose siç do thoshte Godard, mohikani i fundit i artit te shtate, kinemaja franceze (sikurse dhe ajo boterore) eshte ne koma, por s’i ka dale ende shpirti…

E megjithate megjithate, disa filma te mire franceze edhe i kam pare keto 10 vitet e fundit. pra ka dhe rezistence. Fundja, te rezistosh, do te thote te krijosh!

TOP-10 Cinéma français 2001-2011

(click tek fotot e filmave per te lexuar komentin qe kam shkruar per secilin film, ne kohen kur e kam pare)

 

 

1. Socialisme (regjia Jean-Luc Godard) 2010
2. Merde (regjia Leos Carax –segment nga filmi “Tokyo“)
3. Dernier maquis (“Ceta e fundit” ) -regjia Rabah Ameur-Zaimeche
4. Steak (regjia Quentin Dupieux) 2007
5. Choses secretes (“Gjera sekrete“) (regjia Jean Claude Brisseaux) 2002
6 .Itchkéri Kenti (”Bijtë e Ceçenisë”) (regjia Florent Marcie) 2007
7. Tournée (“Turneu“) (regjia Mathieu Amalric) 2010
8. Le petit lieutenant (“Togeri i vogel”) (regjia Xavier Beauvois) 2005
9. Rois et reine (Mbret e mbretereshe) (regjia Arnaud Desplechin) 2004
10. La fronière de l’aube (“Kufiri i agimit”) (regjia Philippe Garrel) 2008

per ta mbyllur me imazhin e fundit fare fare te filmit “Socializem” te Godard: No comment !

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s