“The Dictator” – film amerikan nga Larry Charles

 

Une qe kam qene aq fans i “Borat”, por dhe “Bruno”  më ka pas pelqy, ngela me gisht ne goje qe ne minutat e para, para “The Dictator”, filmi i ri me Sacha Baron Cohen.

I keq, eshte pak te thuhet (une pashe me pak se gjysmen: dola nga kinemaja ne krye te gjysem oreje). Mendoj se problemi kryesor eshte i rrafshit reprezentativ : nese Borati apo Brunoja ishin personazhe anonimë, Diktatori ben aluzion per personazhe te njohura si Sadam Hyseini apo Kedafi.

Image result for the dictator larry charles

Keshtu qe, ajo qe me dukej interesante tek personazhet e krijuara më parë nga Sacha Baron Cohen, pra fakti qe ekstremizimi i sjelljes se tyre i kthente ata në të rëndomtë (qofte Borat, qofte Brüno, ishin aq karikaturalë, aq te pa-besueshëm, aq vulgarë, sa ktheheshin në të besueshem), tek personazhi i Diktatorit nuk ngjit, nuk funksionon. Me sa duket, eshte e pamundur per mendjen njerezore qe figura te tilla si ato te Kedafit apo Sadamit ti pranojme ne forme ultra-karikaturale (e te qeshim me to), per te mundur te reflektojme sadopak me pas.
Ose : qofte tek “Borat”, qofte tek “Bruno”, nese Sacha Baron Cohen ishte ne rolin e shot, shoqeria amerikane ishte ne ate te countershot, pra kishim shot/coutershot dhe in fine, filmat thumbonin ose fenomenin e ksenofobise (tek i pari), ose ate te homofobise (tek i dyti). Tek “Diktatori”, ç’ti thumbosh shoqerive perendimore (amerikane, ne rastin konkret), nga pikeveshtrimi i nje qelbesire si Sadami apo Kedafi ??

0.0

 

trailer i filmit: http://www.youtube.com/v/CgbhyjuhbX8

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s