“Faust”- film ruso-gjerman me regji te Alexandr Sokurov

Ne fakt, kinematografia eshte vertet art ambig : ose eshte art bastard, pra perzierje e paformë e gjithe arteve te tjera (qe shpesh rezulton në diçka që më së shumti mund ta quash pallagjyrë se sa ta emërosh me diçka tjeter), ose eshte art total, pra kuintesence e te gjithe arteve te tjere (piktures, muzikes, letersise…), te cilat i subliminon duke i “kombinuar” e duke i ngritur ne katror (ne fuqi te dyte). “Fausti” i Alexandr Sokurovit eshte nga kjo rraca e dyte, nje far’ vepre absolute, kinematografi qe e prek gjenialen ne menyre pothuaj irracionale : alkimia qe shfaqet para syve eshte disi e veshtire per tu analizuar, per tu ‘racionalizuar’ permes fjaleve sepse kur shikon filmin, “sheh” edhe literature, “sheh” edhe muzike, “sheh” edhe pikture, edhe arkitekture, edhe teater, edhe skulptre. Ose e thene ndryshe permes asaj fjales per rahmet qe ka lene (rahmet paste!) Serge Daney, i fundit kritik brilant i kinemase : “l’art est une affaire de vision” (arti eshte çeshtje vizoni). “Fausti” i Sokurovit eshte prova.

Po te permblidhnim filmin ne nje foto te vetme (edhe pse e di se po bej nje sakrilegj, pasi pikerisht, kinematografia e vertete nuk eshte vetem nje imazh X, por edhe imazhi pararendes dhe pasrendes i x-it, pra : …, x-1, x, x+1, …), ajo foto do te ishte :

Ky majtas eshte imazhi qe Sokurovi i jep djallit, Mefistofelit (ne te majte te fotos) dhe Doktor Faustit (ne te djathte te saj). Mefistofeli eshte pergjate nje pjese te madhe te filmit i në drite; Fausti, ne hije. Rastesi ??

Ne fakt, ekzistojne tashme edhe versione te tjera bazuar mbi Faustin e Gëtes : nga me te njohurit eshte filmi pa zë i gjermanit Murnau, ne vitin e larget 1926, por ky i Sokurovit krahasuar me vepren letrare, i lejon vetes liri thellesisht fondamentale : ’shpik’ episode e personazhe, e transferon historine nga mesjeta ne shek 19 dhe mbi te gjitha, e redukton intrigën ne nje reminishence te thjeshte emrash dhe evenimentesh : miti faustian eshte ri-interpretuar ne nje menyre te paparashikueshme e te lire, gjithe duke mbetur memorja kulturore e filmit, fryma e tij, i cili ne fakt eshte pjese perberese e trilogjise sokuroviane te diktatoreve te shek.XX (”Moloch”- filmi mbi Hitlerin – në 1999; “Telets”(Taurus) – filmi mbi Leninin- në 2000, “Solntse”(The Sun) – filmi mbi Hiro Hiton- në 2005), e cila nga trilogji, kthehet ne tetralogji : “Faust” merr atributet e nje epilogu te kesaj epopeje te raporteve me pushtetin, te se Keqes me te Miren ( per ata qe e kane pare filmin : ndofta kjo duhet pare mbi te gjitha ne sekuencat e fundit te tij, ku Dashuria dhe Dija e ndihmojne Doktor Faustin te çlirohet nga djalli).
Por edhe vete lënda vizuale e Faustit te Sokurovit, e cila mund te permblidhet ne dy fjale: shetitje + trupa njerezorë (pra mish njeriu), ka te perbashket me filmat e trilogjise pikerisht trupin njerezor, plakjen, vdekjen e tij, pamundesine nga ana e njeriut per ta pranuar vdekjen fizike, dhe konkretisht : fundin politik dmth edhe vdekjen (tek Hitleri), plakjen e paevitueshme fizike (tek Lenini), rikthimin nga hyjni ne trup njerezor (tek Hiro Hito), vetem pas apokalipsit atomik. Fundja ç’fare kerkon doktor Fausti ne autopsine e fillimit te filmit ? Shpirtin e njeriut, ku eshte fshehur shpirti ne kadavren e pacientit te tij!

*************

Pra siç shkruajta, fotoja e melartme mund te ‘perfaqesonte’ fare mire “Faustin” e Sokurovit. Megjithate, ky muhabet e ka edhe nje te anasjellte : ka disa filma qe duket se jane bere me qellim lindjen e nje imazhi te vetem mrekullues (per shembull, fetusi i bebit tek “2001, A Space Odyssey” i Kubrick-ut). Faustin e tij, me siguri qe Sokurovi duhet ta kete bere per kete te meposhtmin (imazh qe arrin andej nga treçereku i filmit) :

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eshte portreti i Margarites, pas se ciles doktor Fausti ka rene ne dashuri, nje portret qe ndiçon krejt planin filmik, qe ndriçon krejt filmin. Fryma dhe Dashuria ne nje plan te vetem filmik ! Hatà !
Megjithate, kjo qe shkruaj, jam koshient se ne shikim te pare mund te duket deshperimisht reaksionare (shto ketu edhe natyren nje çik konservatore te Sokurovit si dhe refuzimin e tij ndaj modernes). Por nuk eshte ashtu, per nje arsye ‘te thjeshte’ : si çdo artist i madh, dishepulli i Tarkovskit (edhe pse filmat e tij nuk kane fort gje te perbashket me ato te ketij te fundit) eshte i afte te tejkaloje kontigjencat ideologjike apo sherret teologjike pikerisht duke arritur, duke prekur nje farë “zone” ku dhe syte më të lodhur ndiçohen, ku shpirtrat me te ftohur zene e ngrohen edhe pse, per te arritur deri aty, deri tek ky plan iluminues i nje filmi të tërë (portreti i Margarites), duhet kaluar nepermjet me shume se 2/3-ve e filmit, duhet kaluar permes nje tjeter beteje, asaj midis trupave njerëzorë, beteje sa në siperfaqe aq edhe ne brendesi te tyre!

Mund te thuhen 1001 gjera per nje veper te tille filmike, por mos harroj te them edhe dy tri fjale per trajtimin artistik te filmit. Si gjithmone, Sokurovi në persosmeri : Bosch, Bruegel, de Vermeer, Rembrandt “parakalojne” ne 2 ore e çerek film, por pa u kthyer per asnje moment te vetem ne ilustrime te drames faustiane. Absolutisht jo. Drama faustiane luhet teresisht e plotshmerisht (pra nuk ilustrohet me imazhe-tablo); ndryshimi i vetem eshte se kesaj rradhe, fusha e lojes se kesaj drame nuk eshte teatri, por arti i shtate, filmi.
Art, te cilit Festivali i vjetshem i filmit ne Venecia fatmiresisht i beri nder, duke i dhene Sokurovit Luanin e Arte.  E perseris, nderi në kësi rastesh i behet më së shumti artit kinematografik, pasi siç thame ne krye te heres, ai i verteti eshte çeshtje vizioni.
Sa per Sokurovin, ai ‘thjesht’ eshte nje… vizionar !

nota10 me shume e shume yje  …

 

ah, per ta mbyllur me nje tjeter imazh : djalli sipas Sokurovit (fotoja e meposhtme), i misheruar ne film ne trajtat e personazhit te nje fajdexhiu te quajtur Mauricius e qe te kujton ate qe thosh Ciorani : “Nese pranojme se eshte Zoti qe qeveris boten, atehere asgje nuk eshte e shpjegueshme; nese eshte djalli, gjithshka eshte e qarte”

 

 

trailer i filmit : YouTube – Faust Bande Annonce (2012)

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s