“21 Jump Street” – komedi amerikane me regji te Phil Lord & Chris Miller


Filloi e mbaroi filmi, “suck my cock” e “lick my ass” te degjojne veshet !

“21 Jump Street” eshte komedi e bazuar ne nje seri te famshme televizive te fund-viteve ‘80 e fillmi i viteve ‘90, ne qender te se ciles jane dy ish-shoke gjimnaziste te cilet vite me pas, pasi punesohen si policë, kane per mision te infiltrohen ne nje Gjimnaz ku droga rrjedh lume (njerin nga dy rolet, asokohe e luante Johnny Depp-i i famshem, por qe asokohe nuk ishte fare i famshem).

“Buddy movie” par excellence, nje pjese te mire te meritave kjo komedi do te duhej t’ja njohe padiskutueshmerisht prezences qofte si aktor por edhe pjeserisht si skenarist te Jonah Hill-it, aktorit-fetish te bandes Apatow i cili per mendimin tim eshte aktori komik me i talentuar sot per sot ne Hollywood. Ne kete kontekst, eshte interesante analogjia e “21 Jump Street” me Bridesmaids (komedia ime e preferuar made in USA e 2011-s) : edhe ne rastin e kesaj ‘girls movie’, peshen kryesore e mbante heroina (aktorja Kristen Wiig) qe ishte njekohesisht edhe skenariste e filmit. Po ti bija shkurt, i bie qe Jonah Hill dhe Kristen Wiig perbejne dyshen time te preferuar te komikeve aktuale amerikane !

Por duke qene se “21 Jump Street” eshte ‘buddy movie’, kesaj rradhe Jonah Hill eshte “çift” me nje tjeter aktor : me Channing Tatum me te cilin ai formon nje farë dysheje te tipit i-trashi-me-te-hollin. Por ka dhe ’shenja’ te tjera qe tregojne se kemi te bejme me nje film te mire, per shembull karakteret e tjere ne film : ajo goca qe gju heroi yne kryesor, eshte e beshme e topolake (dhe jo nga ato klishetë adoleshente-elegante amerikane tu u k’put ne bel); profesori i fiskultures eshte makiavelik ke zoti, ndersa dealeri i droges eshte… nxenes i shkelqyer ne mesime !!

Po ashtu, siç shkruaja ne fillim te komentit tim, filmi vertet eshte i bombarduar me “pee & poo” (pipi-caca), me “suck my cock” e “lick my ass” por megjithate, filmi, in fine, nuk eshte banal, debil. Biles po mendoja : edhe pse ne dukje milet puritan, amerikanet jane te afte te prodhojne komedi te tilla ku satira nuk eshte qullace, e mefshte, langaraqe, por perkundrazi, eshte e ashper, provokuese : fundja, si dhe çdo fenomen tjeter, ekzagjerimi i diçkaje e ç’vlereson diçkanë : ekzagjerimi i banalitetit pikerisht e ç’vlereson banalitetin (e meqe banalja nuk eshte vlere, ç’vleresimi i saj eshte nuk ben gje tjeter veçse forcon satiren !).

E megjithate, publiku francez (dmth europjan) i salles ku pashe filmin, edhe pse fort i ri ne moshe (rrezik une duket te isha me i moçmi !), mu duk fort i ndrojtur e puritan perpara nje komedie te tille, nderkohe qe imagjinoj publikun amerikan te shqyhet se qeshuri perpara qyfyreve te dyshes se policeve ! Dhe nuk besoj se diferenca qendron tek fakti se filmi eshte komedi amerikane, dhe europianet na paskan “nje tjeter humor”. Jo. Besoj se publiku europian, në mos qofte më puritan se ai amerikan, eshte pa frike më racional, me ’serioz’. A thua se ka vertet frike se do t’ja suck-in prej verteti cock-un !

nota : 

trailer :


YouTube – 21 Jump Street – Official Trailer [H

 

 

 

One comment

Leave a comment