“We Bought A Zoo” – film amerikan me regji te Cameron Crowe


Shenjat ishin per mire : fakti qe regjizori i “Vanilla Sky” kish vendosur qe filmi i tij te zgjaste 2 ore (dhe jo 1 ore e 30 minuta, sa ç’zgjasin zakonisht komedite amerikane, nen pretekstin ultra komercial “o bo bo se do na merzitet spektatori !”) ishte premtues; po ashtu fakti se luante Matt Damon (shenje tjeter se regjizori kish amicje per te bere diçka te mire) duhej marre gjithashtu ne konsiderate. Keshtu qe perfundimisht perfundova ne nje salle te stermadhe kinemaje qe kundermonte ere kokoshka : Tafti-bafti ! Te dale ku te dale !

Dhe rezultati doli… i mire ! Mund te ishte edhe me i mire, por problemi eshte se mund te ishte edhe shuuuume me i keq ! Biles kur them se “mund te ishte edhe me i mire”, jam pak arbitrar, pas per asnje sekonde te vetme, nuk mu duk se Cameron Crowe bente leshime artistike ! Biles dhe muzika (qe me se shumti eshte e perbere nga kenge), nuk dukej te ishte ilustrative, por pjese perberese e filmit, e dramatrugjise se tij.

Filmi ka pak a shume te njejtin fillim skenaristik me ate te Super 8 : vdekja e nje bashkeshortjeje. Vetem se kesaj rradhe, nje tragjedi e tille nuk shihet nen kendveshtrimin e nje femije, por kryesisht nen ate te nje bashkeshorti : Benjamin Mee (rol i luajtur nga Matt Damon, sigurisht i persosur !), i vé, e ka veshtire ti rrise vetem femijet e tij. Me deshiren per ti dhene nje impuls te ri familjes, vendos te braktise punen qe ka (goxha pune !) dhe te aventurohet ne blerjen e nje shtepie te vjeter ne fshat, oborri i stermadh i te ciles ka brenda edhe nje… kopshti zoologjik te braktisur ! Dhjetra kafshe (arinj, tigra, … etj etj) jetojne ne “Rosemoor Animal Park”, ku Kelly Foster (luajtur nga kingia Scarlett Johansson) dhe ekipi i saj i deshperuar perpiqen te bejne nje fare kujdesi, me aq sa munden, per parkun e braktisur. Pa piken e eksperiences, Benjamin Mee dhe miqte e tij te rinj, me pak parà dhe me shume kurajo, i futen aventures se rehabilitimit te parkut zoologjik.

Filmi e merr shtysen nga nje ngjarje e vertete, gje qe ne kinematografi nuk eshte as ndonje gje e kritikueshme, as ndonje gje e levdueshme (per fat te keq, ne filmat amerikane, premisa “based on a true story” mistifikohet aq shume sa i ben filma te tille banalë dhe krejt te pabesueshem, i ben kanoçe coca-cole qe flaken sapo i konsumon (gazi i tyre shpesh te del prej hundesh !!).
Per fat te mire, asgje e tille tek “We Bought A Zoo” !

Pra :

7.9

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s