“Toka e dhunuar” – film franko-ukrahino-polako… nga Michale Boganim

Mu dha te shihja keto dy javet e fundit disa filma qe kane te perbashketen e tyre pjesemarrjen ne festivale te ndryshme te filmit (si ai i Torontos, Venecias, Tokios, Selanikut… etj). Edhe pse kane reputacionin te jene ‘filma festivalesh’, prap se prap nuk mund ti futesh te gjithe ne thesin e “Internacionales se Filmit Indipendent”.

Po i marr nje e nga nje :

Regjizorja e ketij filmi eshte lindur e rritur ne Izrael (por me prinder me origjine ukrahinase), studimet e mesme i ka bere ne Paris, ndersa ato per kinematografi ne Londer, ne “National Film and Television School”. Ndersa filmi i saj “Toka e dhunuar” i vendos ngjarjet ne Ukrahine, ne zonen e Cernobilit.

Multikulturaliteti i regjizores sigurisht qe nuk ka se si te perbeje ndonje problem; nuk eshte problem as fakti qe filmi i merr ngjarjet ne Cernobil (ky eshte filmi i pare ne bote me teme nga ajo katastrofe !) : perkundrazi ! Problemi, me duket mua, vjen qe nga momenti kur regjizorja e perdor kete gje per te realizuar nje film qe, ne fund te fundit, me teper i ngjan nje produkti te ambalazhuar franko-ukrahino-…ku-di-une, produkt i destinuar per festivale nderkombetare (“Toka e dhunuar” ka konkuruar, qe prej shtatorit te 2011-s, ne 11 te tille !) sesa nje filmi autentik ukrahinas. Stisjet ‘multikulturaliste’ te bien ne sy qe ne fillim te tij : edhe pse personazhet flasin rusisht, zeri ‘off’ i personazhit kryesor eshte… ne frengjsht ! (pak me vone mesojme se zanati i saj eshte perkthyese franco-ruse). Por dhe kete po ja benim hallall, nese gjithe filmi nuk do linte shijen e nje produkti te paketuar e te gatshem per festivale internacionale filmash (gjithe duke perseritur se, pjesemarrja ne to, nuk ka asnje te keqe per nje film).

Po mendoja diçka : 5-6 minuta pasi filloi filmi, doja te ika nga kinemaja : qe ne ato minuta te para, e ndjeva tashmë fallcitetin e imazheve qe benin sfilatë para syve te mi. Pastaj, duke qene se isha i ‘bllokuar’ ne sediljen e nje salle te vogel mbushur plot (zakonisht, ‘produkte’ te tilla jane planifikuar qe te korrin shume sukses neper kinemate ‘art&essai’ – dhe pikerisht, e keqja qendron tek planifilmi ), nuk leviza nga vendi dhe qendrova deri ne fund. Dhe perfundimisht, mund te them se tek-tuk, filmi çoç ka edhe disa momente disa-minuteshe me interes por mbi te gjitha po mendoja se sa te drejte ka Godard tek thote se, “à force d’images télévisuelles, d’images filmiques trop prévisibles, finalement ça marche” (syri yne eshte bombarduar aq shume me imazhe televizuale, me imazhe te parashikueshme, sa qe fillon e mesohet edhe kur behet fjale per nje film qe nuk na pelqen).

Po sikur mos shoh me filma, behet gje ?

4.5

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s