“Twixt”- film amerikan me regji te Francis Ford Coppola



Nese ka nje gje te mire vazhdimesia e nje kinoditari, ajo eshte mundesia per t’iu kthyer here pas here asaj qe kemi shkruar per filmat e meparshem te X apo Y regjizori. Duke qene se Coppola (regjizori i “Goodfather” apo i “Apocalypse now”) qe prej vitit 2007 i eshte rikthyer regjisë se filmave (pas nje perudhe gati 10 vjeçare “pushimi” te detyruar (1997-2007 per shkak te borxheve astronomike qe kish !), eshte interesante te lexosh komentet per dy filmat e parafundit te tij :

Ne vijim te asaj qe vete Coppola ne intervistat e tij e quan rilindje te dyte artistike te tij, vjen ky film i trete i tij : “Twixt” :

Rastesisht kam ripare perpara pak muajsh ne DVD te dy filmat e parafundit te Coppola-s. C’eshte e verteta, siç e kam thene ne nje nga komentet e mia per filmat ne fjale fill pas momentit te shikimit te tyre ne kinema, filmat më te mire te tij nuk jane detyrimisht ata qe qe kane korrur edhe suksesin me te madh komercial : Coppola shkelqen pikerisht aty “ku nuk duket”, ndersa aty ku duket, ne fakt eshte shkeqim i rremë. Dua te them se ai i ka dhene jo pak kinematografise dhe nje merite e tille nuk mund ti mohohet. Dyshimi im lidhet me ate nese a ka vertet, qe prej 2007-s, nje rilindje te dyte kinematografike te tij ?? Më duket se… jo. Disa gjera te reja ka (rilindja doemos qe presupozon risi), sidomos bie ne sy perpjekja per forma te reja kinematografike, bie ne sy tendenca per t’ju larguar narracionit klasik por… te krijohet pershtypja se asgje nuk eshte ne kohen e ‘duhur‘ dhe as ne vendin e ‘duhur‘.
Per ta konkretizuar (dhe meqe behet fjale kryesisht per formen kinematografike) po marr nje shembull : nese Godard e ktheu timonin e tij duke marre kthesen e braktisjes se linearitetit te narracionit qe ne moshen 36 vjeçare (ne vitin e larget 1966, me filmin e tij “Dy tre gjera qe di për të“), kjo nuk do te thote se Coppola-s nuk ka te drejte ta beje nje gje te tille qofte dhe ne moshen 66 vjeçare. Ok. Por ne ndryshim nga ky i fundit, Godard ishte i qarte per pozicionin e tij si artist, ne pozicionin e tij ne raport me historine e Kinematografise : momenti kur ai ndermerrte nje gje te tille korrespondonte me fundin e nje epoke, me fundin e shkelqimit te Hollywoodit dhe hapjen e nje epoke te re, asaj te Televizionit. Braktisja e linearitetit te narracionit nuk ishte qellim ne vetvete por ishte menyre per ti kthyer artit kinematografik borxhin : qe nga ai moment, ishte vetë kinematografia (le cinéma) qe u kthye ne subjekt kryesor ne filmat e Jean-Luc Godard-it (ne letersi, kjo do te korrespondonte me lindjen e romanit modern, ose per shembull, te themi me “Uliksin” e James Joyce-it).

Po ta shikosh holle-holle, qe prej 5 vitesh, Coppola perpiqet te beje ekzaktesisht te njejten gje qe Godard ka filluar tashme ketu e 50 vite më pare : qofte tek “Youth without Youth, qofte tek “Tetro”, e akoma edhe me teper tek ky i fundit pra tek “Twixt”, subjekti vertete eshte vete kinematografia, subjekti i vertete eshte vetë shqetesimi i regjizorit, i artistit per formen kinematografike, per mbijetesen e saj permes gjetjes se menyrave te reja shprehese, permes dekonstruimit te narracionit, te linearitetit te tij. Por ja qe duket ashiqare qe diçka nuk funksionon… . Per mendimin tim, per Coppola-n nuk eshte as koha e duhur (vonë, shume vonë…), as vendi i duhur (USA) dhe padiskutim qe kjo lidhet edhe me karakterin dhe natyren e regjizorit (qe ne fakt, eshte nje megaloman i pandreqshem ! – dhe problemi nuk eshte pse eshte megalloman, por pse eshte i pandreqshem !). Po lexoja nje interviste te fundit te tij (ku ai evokon pikerisht kete rilindje te dyte te tij, qe prej 5 vitesh tashmë) e ku ai thosh : “d’une certaine manière, je voulais résoudre le problème que les gens ont en vieillissant, lorsqu’ils tentent d’égaler les œuvres qu’ils ont réalisées dans leur jeunesse. et c’est impossible. Chaque cinéaste affronte le même problème : il ne pourra jamais rivaliser avec un chef d’œuvre qu’il a fait à 25 ans”

(Ne nje far menyre, me keto 3 filma doja ti jepja zgjidhje problemit qe njerezit kane ne pleqeri, kur tentojne te barazojne (tejkalojne) veprat qe kane realizuar ne rini te tyre. Por kjo eshte e pamundur ! çdo kineast perballen me te njejtin fenomen : rivalizimin me nje kryeveper qe ai ka bere kur ka qene 25 vjeç”).

Ketu me duket se qendron edhe problemi : nese do ti benim te njejten pyetje Godard-it (i cili per me teper, ka te njejten moshe me Copppola-n), ne ndryshim nga ky i fundit nuk do fliste per rivalizim, por per nje “remise en question permanente” (rivenie te vazhdueshme ne pikpyetje). E aq me pak te pretendonte se kish bere ndonjehere ndonje kryeveper ! (ne nje interviste te fundit te Godard, degjoja tek thoshte se nuk ishte i kenaqur me asnje prej filmave te tij te dikurshem, akoma me pak me ata te suksesshmit e periudhes se “nouvelle vague”; perkundrazi, te vetmit filma qe i jepnin nje fare satisfaksioni si kineast, ishin ato 2-3 te fundit e tij (”socialisme’, “notre musique”, “éloge de l’amour”).

Une fois de plus, më thuaj cili je, te te them se ç’filma bën… Ndofta kjo eshte dhe arsyeja pse filmi i ardhshem qe Coppola anunçon ne intervisten e tij, eshte perseri nje film me buxhet te larte, si ato ‘kryeveprat’ e tij te dikurshme, pra alla “Kumbari”…

Kaq e pati rilindja e zotit Coppola ??! …

ah, edhe dy fjale per “Twixt” : zhanri i filmit eshte horror : nje shkrimtar (Val Kilmer) shkon ne nje qyteze te vogel amerikane per te promovuar romanin e tij te fundit me tematike magjirat. Me ndihmen e sherifit, shkrimtari meson per disa vrasje qe kane ndodhur kohet e fundit ne ate qyteze e ku viktima eshte nje vajze e re, histori kjo qe e ndihmon ate per temen e re te romanit te tij te ardhshem.
Ne disa momente, m’u duk vetja perpara nje filmi te David Lynch-it, pastaj te Tim Burton-it, gjithe duke ndjere influencen e Godard-it. Kuptohet, ndjehet dukshem dora e Coppola-s, por çuditerisht, te krijohet pershtypja e nje filmi jo pak te influencuar nga tone regjizoresh te njohur ! Biles tani qe po shkruaj keto rradhe, po me lind ideja se ndofta e gjithe kjo ‘rilindje e dyte’ e Coppola-s nuk eshte gje tjeter veçse pasojë e nje fare hapjeje, e nje fare kinofilie recente te regjizorit, i cili ndofta me pare, kish aq shume konsiderate per veten dhe gjenialitetin e tij, sa shihte vetem kryeveprat e tij dhe kurrsesi filmat e kolegeve. Ose thene ndryshe, i drejtohej vetes ne vetën e trete, si nje far nje far… Alen Deloni !

nota per filmin : 6.0

trailer : http://www.youtube.com/watch?v=xP7cQnOcU7I

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s