“Terraferma” – film italian me regji te Emanuele Crialese

Andej nga fillimi i sevdase sime me kinemane (nga fillimi i shek te XXI), ky Crialese-ja ka pas bere nje film qe e kisha po me aq sevdà : “Respiro” ! Vite me vone, kur e kam ripare filmin, me gjithe nje far’ nostalgjie (nostagia canaglia ??) qe na mbetet si spektatore per filmat “qe na kane pelqy”, ishte evidente se “Respiro”-ja me terhiqte shume here me pak, per te mos thene se e lashe ne mes andej nga gjysma…

Megjithate, kisha nje fare kurioziteti per te parë “Terraferma”-n, edhe pse “Golden Door” qe ai e kish realizuar nga 2007-a e kisha evituar. Kurioziteti lidhej mbi te gjitha me faktin se ky film i zhvillon ngjarjet ne ishullin italian te Lampeduzes, ashtu sikunder edhe “Respiro” : menyra sesi e filmonte regjizori ate ishull (ose detin) me kish lene nje far’ shijeje te mire.

“Terraferma” tregon historine e nje familjeje peshkataresh, banore te ketij ishulli, qe nje dite ballafaqohen me problemin e refugjateve klandestine ardhur nga Afrika.
Nese filmi nuk eshte cinik e mizantrop si i melartmi “Elena”, ai vuan rendshem nga nje permbytje ne “bonnes intentions”, pra eshte i permbytur nga qellmet e mira humaniste ! Jo se ka ndonje te keqe ne kete mes, por eshte vertet “Humanism for the Dummies” !  Lé pastaj qe regjizori nuk di se cilen linje te zgjedhe : ate simboliken apo realisten, sikurse heziton ne njemije e nje gjera te tjera : heroi kryesor (qe eshte dhe s’eshte hero kryesor), eshte edhe nje çik naiv, por edhe ‘ma non troppo’ ! Po ashtu, ka 1001 gjera ne film, por asnjera e çuar deri ne fund, asnjera e rremuar realisht.
Ne fakt, filmi eshte simplist ke zoti… . Dhe naiv… , biles nganjehere edhe fallcerisht naiv, po hat mo, me mire se ciniku “Elena” ishte.

Keshtu qe… po i vejme note kaluese : 5.

ah, per pak harrova : ka disa plane te veçanta filmike te detit qe jane interesante, kjo duhet pranuar. Por qe nuk e ‘shpetojne’ filmin ne totalitetin e tij.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s