“Oslo, 31 august” film norvegjez me regji te Joachim Trier

Ky film ( i frymezuar nga “Le feux follet”, roman i shkrimtarit francez te vitet ’30 Pierre Drieu La Rochelle) merr persiper te na tregoje nje dite te zakonshme (31 gushtin) e nje djali te ri, i cili nje dite me pare ka dale nga nje spital dezintoksikimi drogash.
Pikerisht nje dite me pare, ky djali tenton te vrase veten duke u mbytur ne liqen (posteri i pare), ndersa ne mbremjen e se nesermes, per pak sa nuk bie ne dashuri (posteri i dyte). Megjithate, vone ne mbremje, arrin ta vrase veten “aksidentalisht” permes nje over-doze.

Edhe une po te isha, ne keto shina do ta kisha vene narracionin . Problemi i vertete me filmin vjen më vone, vjen me mbrapa, pra vjen me atë se si regjizori e ka trajtuar kete narracion : nganjehere ngjarja shihet nen pikeshikimn e heroit, nganjehere nen ate te regjizorit (pra kamera here eshte objektive, here eshte subjektive), pra si ti teket regjizorit ! Ose me sakte, si ti leverdise atij (meqe tema sigurisht qe eshte delikate : nje djale i ri do me vrà veten!). Ose ta themi ndryshe : ka plot filma te cilet ndihet se jane bere shpejt, rrembyeshem, jane bere me shkathtesi e lehtesi (légèreté -lightness). Ky ne fjale mund te duket i tille, por qe ne te vertete eshte jokonsistent : regjizori te krijon pershtypjen se i duhet medoemos nje teme e rëndë qe ta ndjeje veten regjizor, krijues, artist. Dhe eshte kjo qe quaj hilé.

3.0

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s