“Le marin masqué” (Marinari i fshehur)- film francez me regji te Sophie Letourneur

Po sikur te shkurtrat te jene me te mira se te gjatat ?  Dua te them : po sikur filmat me metrazh te shkurter t’ja vlejne me shume se ata me metrazh te gjate, duke konfirmuar profecine e dy filmave te Guillaume Brac ?!

Marinari i fshehur” zgjat 35 minuta, dhe mund te shihet (me kushtin e njohjes se gjuhes frenge, pasi filmi nuk ka titra ne ndonje gjuhe tjeter) falas tek web-site i kanalit televiziv franco-gjerman arte.

Edhe pse “banal” ne dukje, ky film burlesk fsheh jo vetem disa ide interesante e origjinale kinematografike (dublimi i narracionit, per shembull) por edhe thjesht disa ide (Per ata qe mendojne ta shohin filmin tek link-u i melartem, eshte mire ti lexojne rreshtat e meposhtem vetem pasi ta kene parë ate!):
Ne minuten e 17:19 te filmit, kur behet muhabet per nje peshqir qe babai i Leticias, heroines kryesore i ka pas dhuruar kesaj te fundit kur ishte e vogel, Leticia thote se babai i saj eshte vertet “un prince charmant” (princ perrallash). Eshte fraza kyçe e filmit, eshte ajo qe permbledh ‘atë qe ka dash te na thote regjizorja’ dhe qe do ta permblidhja : vajzat, kur jane te vogla, ‘dashurohen’ pas baballareve te tyre (sikurse djemt, pas nenave te tyre). Kur rriten, vajzat dashurojne djemt, por zhgenjehen : djemt jane frikacakë (a nuk ka pas thene Godard-i me filmat e tij se “djemte jane lâche (coward), ndersa vajzat te bukura” ?). Keshtu qe i vetmi ‘model’ qe u mbetet atyre, jane baballarët (edhe pse, baballarët jane po ata djem coward, me te cilët vajzat, kur rriten, bien ne dashuri – prova eshte fakti qe i ati i Leticias eshte i divorcuar ! – pra dhe ai ka qenë lâche (coward) me nenen e saj).

Ja, ca gjera te tilla thote filmi. Ca gjera te jetes, nga ato per te cilat thuhet : “c’est la vie”

9.0

filmi 30 minutesh eshte falas ne internet.

Finally: cili eshte “marinari i fshehur”, ai ne te majte te fotos se pare, apo… ai i fotos se dyte?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s