Dy filma francezë nga Guillaume Brac 

Rastesia e solli te shoh ne kinema disa metrazhe te shkurter (short film) por qe rezultuan te mrekullueshem! Po i marr me rradhe:

Te shohesh ne kinema gjate te njejtes seance metrazhin e pare fare te shkurter (14 min) dhe metrazhin e parë te mesem (58 min) te nje regjizori te ri, eshte njesoj sikur te asistosh ne lindjen e tij ! Pothuaj nuk me ish dhene kurre me pare mundesia per nje gje te tille.
Metrazhi i shkurter 14 minutesh titullohet “Le naufragé” (I braktisuri) ndersa ai i mesmi (qe zgjat 58 minuta, e qe me siguri enkas i mungojne dy minuta per tu konsideruar si metrazh i gjate !) titullohet “Un monde sans femme” (Nje bote pa gra)  Duhet thene qe ne fillim se eshte mese evidente qe nese regjizori i ri ka nje dhe vetem nje dishepull, ai eshte Jacques Rozier, nje nder 3-4 regjizoret e mi më te preferuar ever !  Tek “Nje bote pa gra” eshte mese evidente influenca e “Du côté d’Orouët “(1973) – nje nga filmat me te mrekullueshem te Rozier. Ne fakt, te dy filmat i lidh nje ide e perbashket (edhe pse ne aparence, ide jo e dukshme) : monotonia. Pra te dy shtrojne pyetjen : si t’ja beje njeriu i shkrete per te qene ne kontakt gjithmone me te njejtin person (gruan, burrin, mikun, mikeshen, te dashurin te dashuren, femijen e tij (te saj), dhe te mos bjere ne mërzi ?? E them kete, sepse ishte goxha befasuese te degjoje te njejten fraze ne dy filma te ndryshem, ne dy situata krejt te ndryshme : tek “I braktisuri”, çiklisti (i cili nuk i ka mire punet me mikeshen e tij) thote : “Sa here shikoj te dashuren time, nje si lemsh me mblidhet ne stomak“; ndersa tek “Nje bote pa gra”, heroina kryesore (e cila po ashtu nuk merret fort mire vesh me vajzen e saj adoleshente), degjohet te thote ekzaktesisht te njejten gje : “femijet rriten, dhe kur vjen nje moshe, duan te çajne ferren; ndersa ty, nje si lemsh te mblidhet ne stomak, sa here i sheh”.

Megjithate, per ‘I braktisuri’ kam nje mendim edhe më kategorik qe do e shprehja keshtu: nese metrazhet e shkurter do ishin te shkelqyer e te mrekullueshem si “I braktisuri”, nuk do shkoja më ne kinema per te pare metrazhet e gjate (sikur qofte dhe per planin e fundit filmik te filmit, gjate te cilit, ndofta per here te parë ne historine e kinematografise, lotet nuk rrjedhin çurk nga syte e nje femre, por… te nje mashkulli !).

Notat:

  • “I braktisuri” (Le naufragé) : 10.0
  • “Nje bote pa gra” (Un monde sans femmes): 7.8


YouTube – Un Monde sans Femmes – Trailer

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s