“In Time” – film amerikan me regji te Andrew Niccol


 

Per inat te ceremonise Oscar, mbreme pashë nje film amerikan te 2011-s qe nuk ishte nominuar fare per ceremonine e fustaneve, por qe mua … me pelqeu fare fare.
Regjizor i “In Time” eshte Andrew Niccol, ai qe ka pas bere “Gattaca”. Ate qe ka te veçante dhe intriguese ky Andrew Niccol, eshte fakti se eshte vete skenarist dhe vete regjizor ne filmat e tij : te tille, numerohen me gishtat e dores ne Hollywood ! Per me teper, seç ka diçka autentike ne filmat e tij : fanta-shkenca perzihet organikisht me realen, gjë qe, siç kam shkruar per filmin I’m number Four : “filmi ruan kepin (le cap), ruan pragun e realizmit, edhe kur nderhyn elementi fantastik. Pra, per mua, filmi eshte i besueshem, edhe pse eshte i gjinise fantastike. Ose, siç thuhet rendom ne shqip, ne blog-et dhe forumet per filmat, ai eshte realist“.

Historia e “In Time” eshte e shkelqyer dhe s’ka ku te shkoje më intriguese : ne nje te ardhme te afert, te modifikuar gjenetikisht, njerezit nuk plaken kurrë pas moshes 25 vjeç. Por nga ana tjeter, KOHA zevendeson PARANË keshtu qe pas kesaj moshe, duhet me fitu KOHË qe te mos vdesesh. Perndryshe, i bie te vdesesh ne moshen … 25 vjeç !

Më njerën anë jane te pasurit, qe akumulojne kohë (me dhjetra e dhjetra vite!), biles edhe me qindra vite; m’anë tjeter, jane te varfrit, qe lypin (kohë), vjedhin, ose marrin borxhe (marrin kohë-borxh) te njeri-tjetri, nje apo dy dite, sa per te jetuar nje apo dy dite me teper.
Ne nje klimë te tille, heroi kryesor i filmit (Justin Timberlake – i hatashem dhe shume here më teper i mire si aktor se sa si kengetar !), i akuzuar gabimisht per nje vrasje, merr arratinë, duke marre peng nje bukuroshe ultra te pasur.

Zakonisht, filmat hollywoodiane me skenar kaq intrigues dhe interesant, e 10sin kur vjen puna tek mizaskena : me sebepin per te nxjerre sa me shume fitim, ca nga paaftesia e regjizorit, ca nga gustot mizerabël qe ata kane, filmi del nje pallagjyrë e vertete.
Ndersa “In Time” i shpeton nje mallkimi te tille : Andrew Niccol qenka regjizor jo vetem ambicioz (skenari eshte vertet origjinal dhe permbledh brenda disa nga temat më bashkekohore si ‘rina e perjetshme’, ‘paraja-kohë’ etj etj), por edhe i talentuar : me nje skenar te tille (arratia e nje çifti qe ndiqet nga pas), ne fakt, filmi nuk eshte veçse nje remake (i shkelqyer !) i filmave legjendarë si High Sierra (Raoul Walsh, 1941) apo They live by night (Nicholas Ray, 1949).

Related image

 

Highslide JS

 

Biles heroina kryesore (Amanda Seyfried) nuk eshte veçse nje homazh i Anna Karinës se “Pierrot le fou te Godard-it (1965)

Ose, nese do ta thoja disi ndryshe, ne nje fare menyre eshte kinofilia ajo qe e ka shpetuar filmin e Andrew Niccol nga rënia ne hollywoodianizëm cheap. Gje qe, sigurisht, regjizori e ka paguar qofte edhe me mos-nominimin qofte edhe nje here te vetme per Oscar !

Por… who cares ???! 

 

nota: 9.9 !

trailer i filmit: http://www.youtube.com/v/efNzhEKm3w4

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s