Rise of the Planet of the Apes – film amerikan me regji te Ruper Wyatt

Résultat de recherche d'images pour "Rise of the Planet of the Apes"

Duke qene se kish dale ne kinema gjate muajve te verës, më kish mbetur pa pare ky film i 2011-s; kisha nje fare deshire, kryesisht per temen. Dhe ç’eshte interesant, eshte konstatimi se sot, ne kinematografi, inteligjenca apo philosophical questioning pa hilé, vijne rralle e me rralle nga filmat autorialë, dhe shpesh e më shpesh nga blockbuster-a amerikanë siç eshte ky ne fjale : nje film me nje motion-capture tmerresisht te shemtuar. E çuditshme !
C’dua te them ?
Po ja per shembull, vjet Lars Von Trier-i dhe Almodovari, qe te dy bene nga nje film; te dy jane regjizore tashme te konfirmuar. Por as njeri, as tjetri, nuk më duket se i kane shkuar deri ne fund, nepermjet filmit te tyre te fundit, asaj qe kane filluar, asaj qe kane dashur te thone, ose siç e quaj më lart, philosophical questioning te tyre. Dhe hop, del nje Ruper Wyatt, nje zanatçi hollywoodi (qe eshte evidente qe estetikisht ka gusto leshi !) por… qe arrin te thote jo pak gjera inteligjente dhe interesante ne filmin e tij ! Ndofta pikerisht sepse nuk e koncepton kinematografine si “çeshtje gustosh” ! Ndofta !

“Rise of the Planet of the Apes” eshte nje prequel, pra historia qe ai trajton (si ja moren majmunët pushtetin njeriut) ka ndodhur me pare se Ngjarja vetë, pra perpara se historia e njohur tashme e “Planet of the Apes” (Planetit te majmuneve) te Tim Burton-it (2001). Duke qene se eshte prequel, mua më duket se merita e filmit, ose edhe më sakte merita e regjizorit (pasi historia, ne vetvete, ka qene tashme e njohur prej dekadash) qendron ne atë se si ai e trajton fatalizmin, ose edhe më sakte, fatalizmin e ketij prequel-i : spektatori e di tashme se majmunet do t’ja marrin pushtetin njeriut, pra s’ka rrugedalje. Nga ana tjeter, regjizori nuk mund te luajë karten e nje suspensi te ndonje alternative tjeter : per shkak te nje gabimi te vete njeriut, njerezimi e humb definitivisht pushtetin mbi Boten. Por ajo qe mu duk interesante ishte fakti qe majmunet, kete gje nuk e shohin si nje mundesi per te marre pushtetin, por thjesht si nevoje ! Dhe ne fakt, filmi nuk trajton temen e pushtetit (ne sensin e moralit te pushtetit – i mire, i keq); ne te nuk flitet per ‘te mire e per te keqinj’, por thjesht per nje gabim, nje gafë.

Résultat de recherche d'images pour "Rise of the Planet of the Apes"

I them keto gjera, sepse mua me duket se “Rise of the Planet of the Apes” eshte shume here më tragjik dhe i trishtushem se Melancholia e Lars Von Trier-it (qe po ashtu trajton temen e fundit te botes) dhe shume here më i pa-parashikueshem filozofikisht: filmi i ben gjyqin nje deshire te fshehte nga ana e vete njeriut : shuarjes se rraces se tij. Fundin e Botes (ose me sakte, fundin e ekzistences se njeriut ne kete bote), njeriu e ka ne vetvete, e ka ne natyren e tij te fshehte, e ka si menyre te ekzistuarit ne kete bote. Pra, aktivitetet e mire-organizuara te tij (pra te njeriut), tentojne pikerisht drejt ketij fundi ! Njeriu punon per te shkaterruar ate qe nderton.
Pra, edhe pse filmi eshte i parashikueshem per nga skenari (perderisa eshte prequel, dihet paraprakisht si do zhvillohet ngjarja), pikeshikimi regjizorial me pelqen, eshte radikal, jo pikeshikim melodramatik (ne kuptimin e keq qe i eshte dhene kesaj fjale).

Nje tjeter merite e filmit (dhe qe me duket se shkon kunder rrymes se producenteve hollywoodianë) eshte anti-paternalizmi i tij : paportet baba-bir jane shume iteresante ne film dhe jo te ujdisura.
Per shembull : babai (ne film) nuk i shpeton vdekjes, as nuk arrin te pajtohet me te birin (James Franco), i cili sigurisht qe do donte ta shpetonte te jatin, gjithe duke mos qene i afte te jete vete baba : eshte i jati i tij ai qe i jep nje emer femijes-majmun ! Shume me vone, James Franco kupton se ai vete eshte babai i vertete i majmunit dhe i duhet te paguaje konsekuencat. Jo pak per nje film hollywoodian, apo jo ??!

Por edhe per raportet midis James Franco-s dhe femijes-mamun qe ai vete e ka rritur dhe pastaj burgosur, ka jo pak gjera interesante. James Franco i hap deren e kafazit dhe i propozon atij te kthehet ne shtepi. Por tashme eshte shume vone : majmuni-femi eshte plagosur dhe s’ka më shanc te dyte per tu rikther ne shtepine e ngrohte e te vizatoje rrathë ne muret e dhomes se tij ! Iku ajo kohe ! Ai ka plane te tjera, ka te tjera nevoja. Ne fund te filmit, James Franco kthehet te shikoje femijen-majmun te tij dhe ben nje tentative te fundit duke perdorur emocionin baba-bir : edhe kete rradhe, reaksioni i majmunit eshte i qarte : tashme ai flet dhe, nepermjet fjales-armë, eshte bere autonom. Shtepia e tij tashme nuk eshte ajo e James Franco-s, por… bota, planeti Tokë. Dhe qe nga ky moment, filmi propozon qe ne si spektatorë te bejme dallimin midis nocionit njeri(human) dhe nocionit qenie . Dhe filmi luan jo pak me kete ambiguitet, nepermjet nocionit te fjales. : te qenit njeri eshte diçka qe i jepet çdo qenieje njerezore, qe flet ose jo; ndersa te qënit, pra thjesht te ekzistuarit, fitohet !

Me gjithe keto merita, per fat te keq, kinematografikisht, filmi eshte nje lemeri e vertete (estetike pertace, cliché-ske… etj etj). Keshtu qe, per mua personalisht, sado e larte te jete nota per permbajtjen, nota per formen do te ishte kater.
Keshtu qe mestatarja i bie…

 6.5

(ose thene ndryshe : sa gjynah qe keto gjera, regjizori nuk ka dash (mundur ?) ti thote më hijshem, më artistikisht  )

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s