“Hanezu” – film japonez me regji te Naomi Kawase

Po të na duhej te zinim me goje dy a tri emra regjizorësh autorialë aktualë japonezë, doemos qe nje nga to do ishte Naomi Kawase. I ‘vetmi’ problem eshte se qe prej 2008-s kur doli Pylli i Mogarit, filmat e saj po me zhgenjejne gjithe e me teper…  Zor se do shkoj te shikoj filmin e saj te ardhshem.

Në teori, “Hanezu” nuk ka ku te shkojë më kawasian : ngjarja gersheton nje histori aktuale dashurie (nje trekendesh sentimental) me ate te legjendave japoneze, intriga eshte aq sa aktuale edhe intemporale, filmi eshte po aq fiksional sa dhe ‘dokumentaresk’ etj etj etj. Regjizorja eshte vete skenariste, vete kameramane, vete montazhiere !Pra puro film kawasian ! Dhe aq i predispozuar isha ta pelqeja sa qe pergjate shikimit te tij, nuk e vrisja mendjen se ç’nuk shkonte ne të, por më së shumti habitesha me dashamiresine time ! 

“Hanezu” ne fakt eshte film manierist – titulli i sakte i tij me mire do ishte: “Sex, bio & bobo” (bobo u thone ne frengjisht klasave te mesme, borgjezeve bohemë), por te ishte kjo e gjithe e keqja e tij, hajde dé ! Problemi qendron ne ate se, ne fund te fundit, filmi eshte tmerresisht i lehte e naiv, filmi s’ka piken e peshes : jo pse eshte delikat (ai perpiqet me qenë delikat, por ne fakt eshte manierist !), jo pse eshte “si pa skenar” (ne fakt filmi ka skenar, po ai eshte i dobet e i keq) – shkurt, te krijohet pershtypja se i vetmi qellim i regjizores ka qene qe t’ja dalë mbanë në deshtimin e saj !

Po thoja me vete se, per nje regjizor qe ka moshen dhe eksperiencen e Naomi Kawase-s, ndofta vetem deshira dhe terbimi i nje regjizori si puna e Hong Sang-soo-së (per te marre nje shembull qe po me vjen ne mend) mund te behet burim krijimtarie çliruese dhe ngazellyese. Perndryshe, do ish me mire qe ajo te bente dokumentare, te cilet, zakonisht, i qan !

3.5 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s