The Girl With The Dragon Tattoo (MILLENNIUM)- film amerikan me regji te David Fincher

Image result for millenium david fincher

Pas romanit-trilogji “Millennium”, pas dy filmave suedeze bazuar ne dy pjeset e para te romanit, pas nje serie të tërë televizive, ishte rradha e amerikanit David Fincher (regjizori i “Fight Club” dhe i “Social Network”) qe ti sulet volumit te pare te romanit ne fjale per te realizuar : “Vajza me tatuazhin e Dragoit“.
Une as nuk kisha lexuar romanin (nuk jam fans i romaneve policore), as kisha pare versionin suedez te tij.

Nuk e kisha fare idene se per ç’behej fjale. Doja te isha sa me pak i informuar, para se te shihja filmin.
Qe ne fakt, mu duk i mire. Po lexoja nje kritik kinemaje qe thosh me te drejte se, nese “Seven” dhe “Fight Club” jane filma-adoleshentë (pra te realizuar ne kohen kur Fincher-i nuk ishte i pjekur ende artistikisht), “Zodiac” dhe “Social Network” jane filmat-adult te tij, sepse te realizuar ne pjekurine e tij artistike. Gjithmone sipas tij, dy te fundit mund te shihen si versionet respektive te pjekura(mature), te dy filmave te parë naivë.

Nuk me duket se e ka aq keq ne kete arsyetim. Per me teper, eshte e qarte se David Fincher eshte nga ata regjizorë amerikane te Hollywoodit qe edhe pse kryesisht pershtasin vepra te njohura letare ose xhirojne skenarë te gatshem, prap se prap lëne jo pak gjurme nga dora dhe mendja e tyre personale ne film (gjithsesi, ne Hollywood, sot per sot une njoh vetem nje kineast qe i ben vete edhe rolin e skenaristit, edhe te regjizorit: M. Night Shyamalan).

Tani vijme tek “Millennium” (Ose “The Girl With The Dragon Tattoo” – siç titullohet ne origjinal).
Po te marrim si te mireqene menyren se si e shikonte filozofi Deleuze kinematografine (filmat klasikë si filma te bazuar tek imazhi-veprim dhe ata moderne, te bazuar tek imazhi-kohe), duhet pranuar se, ne pamje te pare, “The Girl With The Dragon Tattoo” eshte tipikisht i shkolles se vjeter. Por ne fakt, nuk eshte tamam ashtu.
Kam ripare “The Social Network” dhe, po te leme disi mênjanë permbajtjen e filmit, kam kuptuar se shpejtesia e te filmuarit (shpejtesia e imazheve) tek filmat e David Fincher, nuk ka fort te beje me video-clip-izmin, semundjen Nr 1 te kinemase hollywoodiane. Biles aspak. Shpejtesia e imazheve ne filmat e tij eshte me se shumti e lidhur me nje deshire te regjizorit qe mund te thuhej keshtu : me ndihmen e intrigës, çdo plan filmik (qe ka meriten te mos shihet ne pasqyre “shih sa i bukur qe jam!”), pra çdo plan filmik i filmit, ne nje far menyre “korigjon” planin e tij filmik te meparshem, por nderkohe behet edhe paralajmerues i planit filmik qe vjen më pas. Mbetet per tu pare nese nje gje e tille eshte nje nga perfeksionimet më te arrira te filmave te bazuar tek imazhi-veprim, apo eshte nje gjurme e re ne lëmin e modernitetit te filmave imazh-kohë. Apo ndofta ndofta, moderniteti nuk mund te klasifikohet ??!

7.9

 

trailer i filmit: http://www.youtube.com/v/WVLvMg62RPA

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s