“J.Edgar”- film amerikan me regji te Clint Eastwood

Image result for j. edgar clint eastwood poster

Rrofte sa malet Hollywoodi
Sa t’jete gjalle Clint Eastwoodi

(vargje popullore nga krahina e Los Angeles-it )

Me shakà, pa shakà, zor se ndonje regjizor tjeter hollywoodian do ti bente hije Clint-it, sot per sot. Vitet tutje, ky tehu : vit pas viti, nga nje film te ri. Dhe shpesh, jo te keqinj. Dhe ky i fundit, eshte i tille, biles eshte goxha i mire !

Plakushi 80 vjeçar ka shkelqyer si regjizor pikerisht kur ai ka vene ne skene histori dashurish te pamundshme : 3 filmat e tij me te mire (bërë andej nga vitet ‘90) pa dyshim jane “The Bridges of Madison County”, “A Perfect World” dhe “Unforgiven” dhe kane ne qender dashuri (sentimentale ose jo) te pamundshme, te parealizueshme.

I tille eshte dhe “J.Edgar”, filmi i tij i fundit, qe rrefen historin e bosit te FBI, atij qe e themeloi dhe ndenji 48 vite ne ate post. Dhe meqe fola per dashuri te pamundshme, ne rastin konkret e kam fjalen per ate te J. Edgar Hoover-it pra ish-bosit te FBI-se me Clyde Tolson, zevendesin e tij, me te cilin ndau po për 48 vite jo vetem punen e perditshme, por dhe gjera te tjera…, pa dyshim ne menyre te fshehte, pa dyshim ne menyre te pamundshme (sidomos per syte e te tjereve !). Nese nga njera ane duhet te pranojme se filmi, ne teresine e tij, nuk eshte veçse nje venie ne skene nga ana e regjizorit te nje skenari te shkruar nga dikush tjeter, pikerisht, më tjetren anë duhet te pranojme se ajo histori e fshehte, e pamundshme dashurie, eshte dhe pjesa më fort interesante e gjithe filmit : pikerisht tek ajo histori mund te ndjesh doren, mendjen, inteligjencen, por mbi te gjitha modestine Eastwoodit (fundja thelbi i artit te tij eshte pikerisht MODESTIA !)

ps: besoj se nuk eshte më e nevojshme te veçohet loja e mrekullueshme e DiCaprio-s…

 

8.0

 

trailer i filmit : http://www.youtube.com/watch?v=vD99zwj-ZUg


 

Janar 24, 2012

Postuar me pare nga PINK:
Clint eshte vertet briliant. Brenda ketij muaji kam ripare 3 here – Bridges of Madison County. Dhe sa here e shoh – pse nuk bejne me filma te tille!!!

Tani varet se ç’quan ti me ‘filma te tille‘.
Po ta kesh per nga zhanri, ai film eshte melodrame (kam fol diçka per to ketu)

Do ti që të rendis une disa melodrama te tjera, te bera pas 1995-s ? (dmth pas “The bridges of Madison County”).  Edhe pse e pranoj se zhanri i melodrames eshte i veshtire, sepse eshte delikat, mund te bjerë kollaj ne patetizem (ose shqipçe: në karagjozllik):

melodrama te mira pas 1995 mund te permenden :

  • Breaking the waves i Lars Von Trier-it
  • Titanic-u i James Cameron-it (nuk eshte keq !)
  • Todo Sobre mi madre dhe Hable con ella të Almodovar-it

Por jam dakort me ty: melodrame me te mire se “Bridge of Madison” e Eastwood-it nuk ka njoft ende kinemaja, qe prej 1995-es. Edhe kjo liste imja , e shkruar 2-3 vjet më pare, konfirmon te njejten gje qe them dhe sot.

Po ta kesh per nga bukuria e filmit (ne pergjithesi – pra jo veçanterisht nga zhanri melodramë), muhabeti eshte i thjeshte : magjia e filmave te Clint Eastwood-it qendron tek natyra timide, e ndrojtur, modeste e tij. Kur behet fjale per filma autorialë, pra per filma qe e ke te lehte ta kuptosh cili regjizor i ka bere (dhe keta mund te jene qofte filma indipendente, qofte europiane, qofte hollywoodiane, pak rendesi ka !), do duhet perdorur shprehja : ME THUAJ CILI JE, TE THEM SE C’FILMA BEN ! 
E them me te qeshur, por e kam vertet ! Clinti, sikur edhe nje interviste te tij 5 minuteshe te shikosh e degjosh, bën muuuuuuuu qe eshte natyre e ndrojtur, modeste. Ashtu i ben dhe filmat : modestë, te ndrojtur. Hakshe hakshe, fjala qe do te shkonte më se tepermi eshte pudique (frengjisht), pudico (italisht) por qe me ç’shikoj, ne anglisht perkthehet modesty. Dhe tek modestia e filmit te tij ne fjale, futen te gjitha : edhe menyra sesi luajne aktorët, edhe historia e filmit (shume delikate, shume e ndrojtur), edhe regjia (perdorimi delikat i muzikes, menyra e filmimit… etj etj).

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s